• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shumicë e majtë me 3/5, apo aleancë fluide PD-LSI?!

by
16/01/2016 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Drafti i ripunuar i reformës në drejtësi tashmë ka marrë rrugën drejt Komisionit të Venecias. Ndërhyrjet energjike të ambasadorëve Lu dhe Vlahutin në orët e fundit, thyen obstruksionin e LSI dhe bënë të mundur që partia e Ilir Metës të mos bëhet pengesë për variantin e ekspertëve. Por drafti i tyre, ashtu si herën e parë, nuk do të udhëtojë i vetëm drejt Venecias. LSI dhe PD do të dërgojnë, secila më vete, vërejtjet e tyre për draftin zyrtar, duke tentuar të influencojnë vendimmarrjen e konstitucionalistëve të Venecias.

Dje dhe sot mediat kanë botuar opinionet e Spartak Brahos, i cili, në emër të LSI, ka formuluar oponencën zyrtare ndaj draftit që u votua në komisionin Xhafa. Dhe duhet thënë se qëndrimi i LSI është tashmë mjaft i ndryshëm nga ai i ekspertëve, në lidhje me reformën. Pozicioni i prokurorit të përgjithshëm, nënvizimi i rëndësisë taksative të konsensusit, ndërhyrjet minimaliste në Kushtetutë, roli i ministrit të drejtësisë etj, janë vetëm disa nga detajet ku partia e Metës mendon ndryshe nga ekspertët zyrtarë të reformës.

Opozita ka harxhuar shumë kohë dhe energji, për të bindur opinionin publik dhe ndërkombëtarët, se Rama po tenton të fusë në dorë sistemin e drejtësisë, me anë të shumicës së kualifikuar që zotëron në parlament. E kanë bërë këtë duke e konsideruar me qëllim LSI si një faktor të parëndësishëm dhe si një shtojcë numerike të PS. Kanë dashur të acarojnë Metën, por edhe të përdorin maksimalisht situatën formale parlamentare, ku shumica vijon t’i ketë (në letër) 84 e më shumë votat. Ky pozicion i Berishës e Bashës ka mbetur i pandryshuar dhe insistues, edhe pse është bërë e qartë qysh në krye të herës se PS dhe LSI nuk e mendojnë njëlloj, kur vjen fjala tek reforma në drejtësi. Ndryshimi i ministrave të drejtësisë nga Meta ka qenë sinjali i sigurt se reforma do të hynte në tunelin e kontradiktave në fazën finale të saj. Dhe ashtu ndodhi realisht.

Megjithatë sot opozita vijon t’i mëshojë tezës së qeverisjes së majtë që po uzurpon sistemin, edhe pse shumica e kualifikuar e 3/5-ave praktikisht nuk egziston më. Kjo shumicë e kualifikuar sot është një sfidë, jo një realitet, kur flitet për reformën në drejtësi. Shumë më e prekshme se maxhoranca Rama-Meta, është sot aleanca fluide mes PD dhe LSI në lidhje me reformën. Aq sa në mbledhjen e fundit të komisionit Xhafa, opozita nuk e fshehu aspak simpatinë për draftin e LSI, duke e konsideruar atë si një moment të mundshëm kompromisi. Sot skena e reformës në drejtësi është zyrtarisht trepolare.

Shumica e kualifikuar, për votimin e forumeve dhe kandidaturave të drejtësisë, është një ndryshim madhor, në raportin e politikës me drejtësinë. Ndërkohë që deri më sot këto kandidatura, përfshirë ato të niveleve më të larta, votoheshin me shumicë të thjeshtë në Kuvend, propozimi për tre të pestat shënon një progres të dukshëm. Aq më i sigurt është ky progres, në kushtet kur dy partitë që sot qeverisin vendin, kanë pozicione të largëta, sa i përket reformës në drejtësi. Kjo është një garancia shtesë, se reforma nuk do të jetë shtegu përmes të cilit Edi Rama dhe Ilir Meta do të kapin për fyti drejtësinë. Ashtu siç ka qenë rasti në 25 vjetët e fundit.

Next Post

Rrëfimi i Meksit/ Dosjet, '97-a dhe letra dërguar Berishës për piramidat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In