• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shumica për të cilën “lutet” Rama

by Mero Baze
06/06/2017 09:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Edi Rama po përpiqet të shpjegojë arsyet përse kërkon një shumicë të pastër në këto zgjedhje si PS. Shumë vetë e akuzojnë se ai e kërkon shumicën se do më shumë pushtet. Të tjerë e akuzojnë, se me këtë kërkon të japë një sinjal kundër ish- aleatit të vet, LSI. Ashtu siç e thotë Edi Rama, po kërkon të krijojë idenë se ai nuk do të qeverisë i vetëm, por nuk ka dëshirë të shantazhohet në qeverisje.

Pra, më shumë se sa një kërkesë për pushtet, Edi Rama është duke bërë një akuzë për shantazh ndaj ish- aleatëve të tij në qeverisje.

Këtu është dhe debati kryesor për këtë objektiv të pazakontë, të një partie politike në Shqipëri.

Nga mënyra se si Edi Rama u lutet shqiptarëve t’ia besojnë atij shumicën, ai më shumë se sa shumicën, është duke u thënë shqiptarve se nuk ka pasur çfarë të bënte më shumë për ta, pasi nuk ka pasur shumicën.

Është një mënyrë për të anashkaluar gjithë mangësitë e qeverisjes, problemet e saj, punësimet politike, korrupsionin në ndërmarrjet publike etj.

Kërkesa e tij e kthen atë nga një sundues katërvjecar, në një viktimë të sundimit të tij, në një njeri të pafuqishëm për t’i ndryshuar gjërat.

Kur njerëzit i thonë se “të votuam të dënoje Sali Berishën”, ai u tregon për kalvarin e reformës në drejtësi, të atyre që e penguan dhe atyre që mbronin Berishën brenda shumicës.

Kur njerëzit i thonë se ai ka qenë represiv, ai thotë se ka qenë i detyruar të mbante në këmbë një shtet që po e vinte para klientelizmi dhe shqyerja e tij për interesa politike e vota.

Kur njerëzit i thonë, se “ke dështuar me kanabisin”, ai është duke thënë se nuk ja dilte dot parcelizimit politik të pushtetit dhe magazinave politike të hashashit.

Pra në tërësinë e vet, kërkesa për një shumicë të pastër është më shumë një shfajësim i pastër për qeverisjen që shkoi, se sa kërkesë për një mandat të ri të plotpushtetshëm.

Nga ana tjetër, Edi Rama nuk duket se do të qeverisë i vetëm dhe nëse merr shumicën. Në varësi të rezultatit, nëse ai është shumicë në vend, do të ketë aleat LSI-në, dhe vetëm nëse është shumë numra poshtë 70-s, do t’i bëjë ftesë për koalicon PD-së.

Për këtë shkak, duke përsëritur përditë kërkesën për një timon në qeverisje, Edi Rama është duke u kujtuar për ato që nuk ka bërë dhe jo për atë që do bëjë. Ai po e përdor këtë strategji në fushatë për të krijuar një ndjenjë përgjegjësie tek elektorati për shumicën e pastër, e cila pas fushatës, nëse Rama dhe Basha e mbajnë fjalën, mund të konkretizohet tek reforma elektorale me prim, për të krijuar shumica të pastra në vend, jashtë shantazheve politike.

Siç mund të vihet re lehtazi, Rama as përgjërohet për shumicën e pastër dhe as e deklaron atë si objektiv, siç thotë për shembull LSI, që do jemi forca e parë. Edi Rama nuk thotë do jem fitues absolut, por lutet të jetë i tillë. Lutet në atë mënyrë që ajo të kthehet në një refren, për të treguar çfarë i mungonte mandatin që shkoi.

a.ç

Next Post
Preferencat e maturantëve, lëndët shoqërore më të kërkuarat

Ministria publikon përgjigjet e provimit të gjuhës së huaj, si do përllogariten pikët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit: Hapet javën e parë të Majit

Autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit: Hapet javën e parë të Majit

April 9, 2026
Trump kërcënon: Një vend që furnizon Iranin me armë ushtarake do të tarifohet menjëherë me 50% për të gjitha mallrat

Trump kërcënon: Një vend që furnizon Iranin me armë ushtarake do të tarifohet menjëherë me 50% për të gjitha mallrat

April 9, 2026
Shqipëria larg listës gri të BE-së, Malaj: Kontroll total mbi paratë që hyjnë në vend

Shqipëria larg listës gri të BE-së, Malaj: Kontroll total mbi paratë që hyjnë në vend

April 9, 2026
“Na duhet një madat më i fortë për të hyrë në BE”, Rama: Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë politike, sesa vendore

“Na duhet një madat më i fortë për të hyrë në BE”, Rama: Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë politike, sesa vendore

April 9, 2026
Çmimet e karburanteve rriten sërish, s’ka pritshmëri për ulje

Çmimet e karburanteve rriten sërish, s’ka pritshmëri për ulje

April 9, 2026
Reforma territoriale, PD lëshon udhëzim për strukturat e saj: Takime dhe dëgjesa me komunitetet vendore në të gjithë vendin

Reforma territoriale, PD lëshon udhëzim për strukturat e saj: Takime dhe dëgjesa me komunitetet vendore në të gjithë vendin

April 9, 2026
“Mbylle gojën”/ Përplasje mes Bardhit dhe Ibrahimajt në Kuvend: Ti nuk guxon…

“Mbylle gojën”/ Përplasje mes Bardhit dhe Ibrahimajt në Kuvend: Ti nuk guxon…

April 9, 2026
“Storm 17”/ Arrestohen 4 shtetase kineze në Durrës, 4 të tjerë procedohen për prostitucion

“Storm 17”/ Arrestohen 4 shtetase kineze në Durrës, 4 të tjerë procedohen për prostitucion

April 9, 2026
Deti i Kinës Jugore , mbetet arenë e përplasjeve midis Kinës dhe Filipineve

Deti i Kinës Jugore , mbetet arenë e përplasjeve midis Kinës dhe Filipineve

April 9, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Meloni thirrje BE-së: Blloku të shqyrtojë pezullimin e përkohshëm të rregullave të shpenzimeve

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In