• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shumë vende ende përballen me një shkallë të lartë infeksionesh nga COVID-19

by
02/09/2022 13:59
FILE - Tedros Adhanom Ghebreyesus, Director General of the World Health Organization (WHO) delivers his speech after his reelection, during the 75th World Health Assembly at the European headquarters of the United Nations in Geneva, Switzerland, on May 24, 2022. The World Health Organization chief is advising men at risk of catching monkeypox to consider reducing their sexual partners “for the moment,” days after the U.N. health agency declared the escalating outbreak to be a global emergency. At a press briefing on Wednesday, WHO Director-General Tedros Adhanom Ghebreyesus said 98 percent of monkeypox cases detected so far have been among men who are gay, bisexual or have sex with other men.  (Salvatore Di Nolfi/Keystone via AP, File)

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një numër i madh vendesh përballen ende me një shkallë të lartë infeksionesh të COVID-19 pas lehtësimit apo heqjes së masave kundër epidemisë, duke përfshirë karantinën, testet e COVID-19 etj., megjithëse numri global i rasteve të infektimit ka pasur një rënie graduale që nga korriku.

Që prej marsit, shumë vende i kanë lehtësuar kufizimet lidhur me COVID-19, pasi u gjykua se varianti “Omicron” e kishte kaluar kulmin e vet.

Në mjaft vende janë hequr disa masa parandaluese, duke lejuar grumbullimin e turmave në mjedise të brendshme publike, uljen ngjitur në kinema, mosmbajtjen e maskave në vende publike etj.

Megjithëse jeta duket se është rikthyer në normalitet, përhapja e epidemisë nuk ka ndalur. Në nivel global, ka rreth 5 deri 7 milionë raste të reja infektimi dhe mbi 10 000 vdekje në javë nga COVID-19 që nga korriku.

Një valë e re e COVID-19 ka goditur Japoninë, ku numri i rasteve të sëmundjes është më i madh se në çdo vend tjetër të botës që nga fundi i korrikut, ndërsa qeveria japoneze nuk pranon të vendosë masa të rrepta.

Numri mesatar ditor i rasteve të konfirmuara i kaloi 150 mijët, duke arritur në 326 mijë më 29 gusht, ndërsa Japonia po përpiqet të frenojë nënvariantin aktual të COVID-19 BA.5, sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh).

Sekretari i përgjithshëm i OBSh-së Tedros Adhanom Ghebreyesus raportoi se vetëm në vitin 2022, ka pasur mbi 1 milion raste vdekjesh nga COVID-19 në mbarë botën deri më 25 gusht, duke e quajtur këtë një “moment historik tragjik”.

Maria van Kerkhove, drejtuesja teknike e OBSh-së për COVID-19, tha se numri i vdekjeve është “pikëllues” dhe se është koha për të parë realitetin e epidemisë pas 1 milion rasteve të vdekjes këtë vit.

Ajo ritheksoi se pandemia nuk ka përfunduar. “Shumë njerëz po flasin për të jetuar me COVID, por ne duhet të jetojmë me përgjegjësi. Një milion vdekje këtë vit nuk është jetë me COVID dhe 15 mijë vdekje në javë nuk është jetë me COVID-19 në mënyrë të përgjegjshme,” theksoi Van Kerkhove.

Me lehtësimin e kufizimeve në shumë vende, mjekët kanë shprehur shqetësime për “COVID-in e gjatë” ose sindromën e pas-COVID-it.

Sipas OBSh-së, simptomat më të zakonshme pas COVID-19 përfshijnë lodhje, mosmbushje me frymë ose frymëmarrje me vështirësi, probleme me kujtesën, përqendrimin ose gjumin, kollë të vazhdueshme, dhimbje gjoksi, probleme në të folur, dhimbje muskulore, humbje të nuhatjes ose shijes, depresion ose ankth, ethe etj.

“COVID i gjatë” i bën njerëzit të kenë vështirësi në jetën e përditshme, sipas OBSh-së, duke ndikuar në aftësinë e tyre për të kryer aktivitete të përditshme, si puna apo detyrat familjare.

Në një intervistë për CGTN-in në qershor, Jose Angel Cabrera, kardiolog në spitalin e Universitetit “Quiron” të Madridit të Spanjës, u shpreh se “COVID-i i gjatë” është një problem shëndetësor global, i cili ndikon jo vetëm në shëndetin e individëve, por edhe në shoqëri.

Sipas një seance dëgjimore të mbajtur muajin e kaluar nga Komisioni i Posaçëm për Krizën e COVID-19 i ShBA-së, rreth 1 milion amerikanë janë detyruar të largohen nga tregu i punës për shkak të “COVID-it të gjatë”.

/e.d

Next Post
Plagosja e Kuçovës/ Ja çfarë u zbulua nga kamerat e sigurisë!

Bulqizë/ Parkuan mjetin në pedonale dhe rrahën policët se i vunë gjobë, arrestohen 3 shtetas (Emrat)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë zjarri pas mesnate te Casa Italia, një i plagosur rëndë

Humb jetën pas një sherri 69-vjeçari në Roskovec, i pranishëm edhe i biri! Dinamika e ngjarjes dhe çfarë dyshohet

August 6, 2026
Humb kontrollin e motorit, ndërron jetë në Rrugën e Kombit shqiptari nga Kosova

Humb kontrollin e motorit, ndërron jetë në Rrugën e Kombit shqiptari nga Kosova

August 6, 2026
Përmirësohet situata nga zjarret në Mallakastër! Mbeten aktive 10 vatra nga veriu në jug

Përmirësohet situata nga zjarret në Mallakastër! Mbeten aktive 10 vatra nga veriu në jug

August 6, 2026
“Po shkoni në rrugë të gabuar”, Houthit kryejnë operacion ushtarak me qindra të vrarë

“Po shkoni në rrugë të gabuar”, Houthit kryejnë operacion ushtarak me qindra të vrarë

August 6, 2026
Tmerr në Britani! Ish-kasapi copëtoi punonjësin e tij 55-vjeçar dhe e futi në një fuçi me çimento sepse mendonte se po i vidhte

Tmerr në Britani! Ish-kasapi copëtoi punonjësin e tij 55-vjeçar dhe e futi në një fuçi me çimento sepse mendonte se po i vidhte

August 6, 2026
“Thika” pas shpine, Zelenski do takohet me Vuçiç në Beograd, ja qëllimi

“Thika” pas shpine, Zelenski do takohet me Vuçiç në Beograd, ja qëllimi

August 6, 2026
Vala e të nxehtit / Italia në alarm të kuq, rekorde temperaturash në Austri e Sllovaki, sfida edhe në Ballkan

Vala e të nxehtit / Italia në alarm të kuq, rekorde temperaturash në Austri e Sllovaki, sfida edhe në Ballkan

August 6, 2026
“Ta zgjidhim me referendum…”, Boçi zbulon planin e PD-së për të penguar uljen e numrit të bashkive

“Ta zgjidhim me referendum…”, Boçi zbulon planin e PD-së për të penguar uljen e numrit të bashkive

August 6, 2026
“SHBA-ja të pranojë faktet”, kreu i parlamentit iranian: S’na duhet më teatër në diplomaci!

“SHBA-ja të pranojë faktet”, kreu i parlamentit iranian: S’na duhet më teatër në diplomaci!

August 6, 2026
I dënuar për kokainën e Frakullës, ekstradohet nga Kolumbia “kimisti” i laboratorit

I dënuar për kokainën e Frakullës, ekstradohet nga Kolumbia “kimisti” i laboratorit

August 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com