• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Shullazi’/ Tregtarët: Na kërcënuan me armë për të dalë në media kundër biznesmenit Ylvi Beqaj

by Java News
17/03/2017 08:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Gjithë tregtarët që dolën publikisht në media dhe akuzuan dëshmitarin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Ylvi Beqja, se ai i kishte mashtruar duke i marrë para borxh, janë thirrur në prokurori për të dhënë sqarime. Një javë më parë prokurorët e dosjes “Shullazi” nisën hetime ndaj Sinan Topit, Sali Caka, Petrit Sukthi, Hamit Gordi, Agron Muça, Skënder Kaçdelja dhe shtetasit Ervis Martinaj, pasi dyshohet se këta persona në mënyrë të organizuar apo të shtyrë dhe kërcënuar nga dikush tjetër, kanë dalë në media, duke bërë deklarata kundër dëshmitarit të prokurorisë.

Shtetasit Sinan Topi,Skënder Kacdelja, Sali Caka, Petrit Sukthi, Hamit Gordi dhe Agron Muça, janë marrë në pyetje nga prokurorët, ku gjatë intervistimit të tyre ata kanë hedhur poshtë deklaratat që kanë bërë në dy televizione. Sipas deklaratave që ata kanë dhënë, dalja në televizion është organizuar nga disa persona nën kërcënimin edhe të armëve.

Disa prej tyre kanë pohuar se Ylvi Beqja nuk i ka asnjë borxh financiar. Tashmë prokuroria e krimeve të rënda është duke verifikuar me imtësi pozicionin e disa personave të tjerë, që dyshohet se nën kërcënimin e armëve kanë sjellë daljen në media të 6 tregtarëve.

Dëshmia e tregtarëve
Tregtarët para prokurorëve kanë pranuar se janë shtyrë për të folur kundër Ylvi Beqjat. Sipas tyre ka qënë Ervis Martinaj, një person që thiret Ed Pisli, që dyshohet të jetë vllai i Flamur Pislit, të vrarë nga policia për rrëmbimin e autobuzit në Greqi, dhe një shtetas tjetër me mbiemër Shullazi, kanë qënë organizatorët e daljes së tyre në televizor.

Tregtarët kanë pohuar se janë kërcënuar dhe ndaj kanë pranuar të mblidhen së bashku, për të folur kundër dëshmitarit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Shantazhi për të prishur marrëveshjen
Vetëm një ditë pasi biznesmeni Ylvi Beqja deklaroi javën e kaluar në gjykatë emra të rinj, që ishin përfshirë në kërcënimin e tij, Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka nisur hetimet për disa persona.

Mes personave që po hetohet është Ervis Martinaj, ky i fundit i akuzuar për vrasje nga prokuroria e Tiranës dhe “Armëmbajtjes pa lejë”. Në dëshminë që biznesmeni ka dhënë para gjykatës një javë më parë, mësohet të ketë treguar se Martinaj, e ka shantazhuar që të tërhiqej nga dëshmia e tij kundër Emiljano Shullazit.

Sipas dëshmitarit të prokurorisë, ky shantazh dhe kërcënime të tjera kanë ardhur si rezultat i kundërshtimit të tij, për të prishur marëveshjen me prokurorët e Krimeve të Rënda. Shantazhi dhe kërcënimi është bërë nëpërmjet disa tregtarëve në Fushë-Krujë, të cilët do dilnin të flisnin në media për borxhet fiannciare që Beqja u ka marrë, nëse dëshmitari nuk tërhiqej nga dhënia e dëshmisë kundër Shullazit.

Dhe në fakt një gjë e tillë ka ndodhur, pasi disa tregtarë kanë dalë në media duke akuzuar dëshmitarin e prokurorisë, se nuk i ka kthyer lekët. Madje dëshmitari i ka treguar gjykatës se në këmbim të marëveshjes së re me Shullazin, ata do i jepnin 1 milion euro cash në dorë, ndërsa 6 milion euro të tjera, do ja jepnin me këste. shqiptarja.com

ma.me
Next Post
Këngëtari shqiptar ‘Gold AG’ rrezikon burgun, akuzat që rëndojnë mbi të

Këngëtari shqiptar 'Gold AG' rrezikon burgun, akuzat që rëndojnë mbi të

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet me Iranin, Trump paraqet hartën e Hormuzit si "territor të ri të SHBA-së" -

Katari: Nëse kriza e Hormuzit vazhdon bota do përballet me katastrofë industriale

September 7, 2026
Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

September 7, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

Lufta në Iran, gazetari i CNN: Trump kërkon rrëzimin e regjimit, por Irani mbetet i fortë

September 7, 2026
Alibeaj: Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës! Rinumërimi një justifikim banal i Saliut

“Berisha, jo lider i gjithë opozitës”, Alibeaj: Fitoi vetëm bastin e tij duke shkelur në territorin e SHBA

September 7, 2026
Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

September 7, 2026
1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

September 7, 2026
Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

September 7, 2026
Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

September 7, 2026
Sherri për një rrip toke në Palasë, reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh

Sherri për një rrip toke në Palasë, reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh

September 7, 2026
Sarajeva tërheq stafin e Ambasadës nga Serbia pas varrimit të Mlladiçit me nderime shtetërore

Sarajeva tërheq stafin e Ambasadës nga Serbia pas varrimit të Mlladiçit me nderime shtetërore

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com