• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Shukriu më kërkoi lidhje sekrete”, ja dëshmia e plotë e Anisës

by A R
19/05/2016 08:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“A je e gatshme që të kemi një lidhje bashkë, që të mos e marrë vesh askush?”. Kjo ka qenë kërkesa direkte e ish-kryebashkiakut të Dibrës, Shukri Xhelili, ndaj 20-vjeçares Anisa, të cilës dyshohet t’i ketë kërkuar favore seksuale në këmbim të punësimit të saj.

“Panorama” zbardh sot dëshminë e plotë të dhënë para oficerëve të Policisë Gjyqësore nga vajza që denoncoi ish-kryebashkiakun Xhelili.
DESHMIA

Para rreth tre vitesh kam mbaruar arsimin e mesëm të përgjithshëm në gjimnazin Peshkopi. Në muajin shkurt 2016, duke qenë se isha e papunë, mendova që të kërkoj punë në Bashkinë Dibër. Duke qenë se e kisha të vështirë takimin e drejtpërdrejtë me kryetarin e Bashkisë, Shukri Xhelili, pasi ai pranonte që të takohej me njerëz të rëndësishëm, vendosa që t’i shkruaja në faqen e tij në “Facebook”.

Konkretisht, me sa më kujtohet, i kam shkruar nga fundi i muajit shkurt 2016. Mund t’ju them se në faqen e “Facebook”-ut i kam shkruar pak a shumë këto fjalë: “Përshëndetje zoti kryetar. Jam Anisa, jam me arsim të mesëm. Di edhe gjuhë të huaja, anglisht, spanjisht, italisht dhe jam e aftë që të ambientohem në çdo lloj pozicioni pune që mund t’ju duket juve e arsyeshme që të më ofroni. Unë jam e gatshme që të pranoj çfarëdolloj pune që më ofroni ju, sepse kam me të vërtetë nevojë”.

Nuk i kam shkruar gjë tjetër. Po atë ditë unë i shkruajta dhe kryetari i Bashkisë Dibër, Shukri Xhelili, më ka kthyer përgjigje menjëherë në faqen time të “Facebook”-ut duke më shkruar pak a shumë këto fjalë:

“Përshëndetje Anisa. Mund të vini të më takoni te zyra ime”. Gjë tjetër nuk më shkruajti. Me sa më kujtohet, nga fillimi i muajit mars 2016 jam paraqitur në zyrën e kryetarit të Bashkisë Dibër, Shukri Xhelili, i cili nuk ndodhej për momentin në zyrë. Jam larguar që aty. Më pas kam gjetur numrin e telefonit të kryetarit të Bashkisë, Shukri Xhelili, nuk e mbaj mend përmes kujt.

Të nesërmen, nëpërmjet numrit tim të telefonit e kam telefonuar në numrin e tij zyrtar të Bashkisë dhe kemi bërë një bisedë të shkurtër telefonike me këtë përmbajtje:

“Përshëndetje. Kush jeni, më ka thënë Shukriu. I thashë që jam ajo goca që kemi komunikuar në ‘Facebook’. Shukriu më tha se nuk mbaj mend se sa goca më shkruajnë në ‘Facebook’. Pasi i tregova kush isha, Shukriu më tha që mund të vish te zyra ditën e enjte, që ishte ditë takimesh ose mund të plotësosh një CV”. Me kaq biseda u mbyll.

“ME PYETI NE ISHA BEQARE”

Pas rreth dy apo tri ditësh, muaji mars 2016 ka qenë, kam shkuar te zyra e kryetarit të Bashkisë, Shukri Xhelili, i cili ndodhej aty. Kam komunikuar me sekretarin e Bashkisë, O. S., i cili më futi te zyra e kryetarit të Bashkisë.

Aty ndodhej Shukri Xhelili, me të cilin bëmë pak a shumë këtë bisedë: “Pasi u prezantohem, kryetari i Bashkisë, Shukri Xhelili, më pyeti nëse isha beqare apo e martuar. Ju përgjigja që jam beqare. Pastaj më tha: pse nuk martoheni ju të rinjtë, apo keni frikë nga martesa? Për punën time fliste shumë pak, vetëm kur ia përmendja unë.

Në pjesën më të madhe të bisedës fliste për mua personalisht. Gjithashtu, Shukriu më tha se kush nuk do ta merrte në punë një vajzë si unë. Në lidhje me punën më tha që nuk kishte vende bosh dhe se kur të lirohen, do të të lajmëroj. Në momentin që po dilja nga zyra, kryetari i Bashkisë Dibër, Shukri Xhelili, më tha që do të flisnin në Facebook ose në telefon. Dy ditë pasi kisha takuar Shukriun, i kam shkruar në Facebook dhe i thashë nëse ishte liruar ndonjë vend pune. Shukriu më shkruante që të duroja edhe pak se nuk ishin liruar vende. Që nga ajo ditë komunikimet me Shukriun ishin të shpeshta si në Facebook, ashtu edhe në telefon.

“ME KERKOI LIDHJE”

Gjatë komunikimeve, Shukriu shfaqte interes të vazhdueshëm ndaj meje. Më thoshte që je shumë e bukur, do të ta gjej një punë. Më thoshte të kam primare për të të gjetur punë.

Gjithashtu më tha që do të ma gjente një punë, nëse unë do të bëhesha mikesha e tij. Vazhduan komunikimet e vazhdueshme duke biseduar edhe rreth gjërave të tij personale, si dhe interesave që kishte ndaj meje. Kur isha herën e dytë te zyra, më tha “Aje e gatshme që të kemi një lidhje bashkë, që të mos e marrë vesh askush?”. (panorama/ r.a)

Next Post

GALERI / 3.7 milionë ndjekës vetëm për t'i parë... gjoksin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
“Sistemi i drejtësisë ka anashkaluar Kushtetutën”, Ndreca-Bylykbashit: Me këtë qëndrim po i rëndon pozitën zotit Berisha

“Dado nuk plotëson kriteret ligjore”, avokati i Veliajt: Izolimi i kryebashkiakut një akt i paligjshëm

April 3, 2026
Irani rrëzon edhe një avion të dytë amerikan, shpëtohet piloti i “A-10 Warthog”

Irani rrëzon edhe një avion të dytë amerikan, shpëtohet piloti i “A-10 Warthog”

April 3, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Plagosja me thikë në Shkodër, zbardhet identiteti i të riut të përfshirë

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In