Luftoi ndershmërisht një jetë të tërë, por si çdo njeri humbi betejën e saj finale e vetjake me jetën. Nezahet Çaushi, një zonjë e rëndë 84 vjeçare, u shua sot në të gdhirë, në datën 13 prill, duke lënë pas pikëlllimin dhe dhembjen e pangushëlluar të bashkëshortit, fëmijëve dhe nipërve mbesave të saj. Zonja Çaushi, takimin me ditën e saj, e pati të fundit të qetë dhe të buzëqeshur, pas një sëmundjeje të rëndë, e cila asnjëherë nuk i humbi as qetësinë dhe as buzëqeshjen. Redaksia e ‘javanews’ ngushëllon sinqerisht gjithë të afërmit e saj dhe aktorin e njohur, zotin Kastriot Çaushi, rektor i Akademisë së Arteve, për këtë humbje të rëndë e të pakthyeshme.