• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shtyrja e vettingut/ Ahmetaj: Do e votojmë sëbashku me opozitën! Tryezë Rama-Basha? Nuk ka pazar më jep të jap

by Java News
23/09/2021 20:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj shprehet i bindur për nismën e marrë nga mazhoranca për të shtyrë mandatin e dy institucioneve të vettingut, KPK-në dhe Komisionerin Publik.

Në një intervistë për News24, Ahmetaj tha se vettingu do të shtyhet dhe kjo do të bëhet sëbashku me votat e opozitës.

Pavarësisht oponencës së bërë nga këta të fundit, Ahmetaj thotë se reforma në drejtësi do të ecë përpara pasi është në interes të qytetarëve shqiptarë.

“Dialogu është tejet i domosdoshëm. Vendi ka nevojë për të gjitha palët, qoftë për mazhorancën që megjithëse është e fortë, po e shtrin dorën. Është në profilin tonë. Nuk është e detryeshme. Është e natyrshme. Nëse i referoheni vettingut, ajo është vetëm një element. Vettingu do bëhet, do përfundojë dhe jam i bindur që dhe opozita do vijë ta votojë pasi është pjesë e rëndësishme e reformës në drejtësi. Ne atë reform do e thellojmë akoma. Opozita e ka votuar, pavarësisht se në diskursin e tyre politik ata i vendosin emra të ndryshme, një thotë është Rama-forma. Ajo i përket gjithë shqiptarëve, u votua në parlament dhe do vazhdojë se është në favor të qytetarëve shqiptarë. Do bëhet vettingu, do e shtyjmë afatin. Bashkë do e shtyjmë. Jam i bindur në votat e opozitës” – tha Ahmetaj.

Përveç mazhorancë, edhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka kërkuar shtyrjen e mandatit të dy institucioneve të vettingut.

Në një njoftim për mediat, vëzhguesit ndërkombëtar thanë se autoritetet shqiptare e kanë në dorë shtyrjen e mandatit, por duhen dhe konsultime me Komisionin e Venecias.

I pyetur nëse do të ketë sërish bashkëpunim dhe ulje në tryezë mes dy liderëve të partive kryesore në vend, Ahmetaj tha se për çështje madhore kjo është e rëndësishme.

Por sipas Ahmetajt, nuk do të ketë tryezë bashkëpunimi për pazare me opozitën dhe as për përfitime.

A do të kërkonte uljen e Ramës dhe Bashës në një tryezë?

“Për çështje të mëdha të shqiptareve është domosdoshmëri të ulen në tryezë liderët e të gjitha partive , për reformën në drejtësi për integrimin evropian apo për çështje të mëdha është e domosdoshme. Mund të mos biem dakord për të gjitha, shqiptaret na shofi  qarte kush e ka seriozisht dhe kush jo. Unë nuk dua ti vë asnjë emër sjelljes së pozitës. Por në një reflektim qytetar do detyrohen, në kuptimin e ndërgjegjësimit politik që të ulen në tryezë. Zhvillimet e vendit të detyrojnë të ulesh dhe të dialogosh. Kështu që shtrirja e dorës për opozitën është e sinqertë dhe e domosdoshme” – tha Ahmetaj

Jeni mbështetës i një tryeze Rama-Basha?

“Unë nuk formatoj uljen në tryezë, unë e konsideroj si një detyrë gati të përditshëm. A kemi dialoguar në fillim të pandemisë, a u bë diskutim ku ishin dy forca politike PS dhe PD. Ishte një moment i vështirë. U shkëmbyen mendime, nuk ramë dakord, për disa nuk ramë. Pra dialogu është nevojë e përditshme” – u shpreh Ahmetaj.

Çfarë i ofroni opozitës?

“Ne nuk kemi asgjë për ti ofruar dhe ata asgjë s’kanë ca na ofrojnë, përveç detyrimit që kemi ndaj njerëzve dhe të diskutojmë gjera që janë në axhenden e qytetarëve.

Nëse ju i referoheni uljes në tryeze më jep të jap që të bëj këtë për vendin, Edi Rama dhe PS nuk e bën këtë. Nëse do ulemi dhe të themi këto janë çështjet dhe hajde të dialgojmë, po. Nuk është pazar më jep të jap” – tha Ahmetaj.

/m.j

Next Post
Reagimi i ashpër/ Jozefina Topalli: Sot Lulzim Basha më kujtoi Enver Hoxhën me përjashtimin e Sali Berishës

Jozefina Topalli për Bashën: Është kukulla e kunatit dhe pengu i Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In