Papa Françesku ka një njollë të vogël në tru. Bëhet fjalë për një tumor beninj, pra që mund të kurohet. Lajmin e bujshëm e ka botuar gazeta Quotidiano Nazionale në faqen e saj të parë, duke njoftuar se Papa ka bërë tashmë një kontroll mjekësor në një klinikë të Toskanës. Mjeku japonez që e ka vizituar ka qetësuar Papën, pasi nuk ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.
I menjëhershëm reagimi i Vatikanit: “Jeni të papërgjegjshem, Papa gëzon shëndet të plotë dhe po kryen një aktivitet të dendur në përmbushje të misionit të tij”. Ndërkohë gazeta QN replikoi duke thënë se nuk ka asnjë dyshim për vërtetësinë e lajmit. Gjithçka, sipas saj, është e vërtetë.