• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shtypi i huaj për vrasjen e turistëve çekë në Veriun e Shqipërisë

by Java News
04/07/2015 14:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sigurisht që edhe shtypi çek i ka kushtuar vëmendje dhe hapësirë ngjarjes së shëmtuar ku humbën jetën dy shtetasit e tyre. “Blesk” shkruan se dy turistë çekë u vranë në Shqipëri disa qindra metra larg kampit të tyre.

“Michal dhe shoqja e tij Anna kaluan në Shqipëri pushimet. Por vetëm disa qindra metra nga kampi ku rrinin, policia lokale gjeti trupat e tyre dhe makinat” – shkruan Blesk.

Sipas “Blesk” vrasja ka ndodhur në një zonë pranë qytetit të Shkodrës, ku ka shumë kampe dhe është një destinacion popullor për turistët. Gazeta në fjalë i referohet edhe zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Michael Lagronová. Shtypi çek thekson se vrasësit e hodhën makinën nga një shkëmb.

Po duke iu referuar zëdhënësit të MPJ çeke, “Blesk” thekson se identifikimi i trupave ka qenë i vështirë pasi të dy turistët nuk kanë pasur karta identiteti, por vetëm patentat e automjetit. Gazeta në fjalë konfirmon se në vendin e ngjarjes ndodhet edhe konsulli çek, i cili konsultohet herë pas here me hetuesit. Ndërkohë, pritet që autoritetet të kontaktojnë me familjet e viktimave.

***

Edhe gazeta e madhe franceze “Le Parisien” boton një lajm për vrasjen e dy turistëve çekë në malet e Veriut të Shqipërisë.

“Dy turistët u vranë me armë automatike”, thotë gazeta, “ndërsa ndodheshin në një park natyror. Policia ka ndaluar rreth dhjetë të dyshuar për ngjarjen e rëndë”.

Më tej Le Parisien shton se trupat e Michal Svatos dhe Anna Kosinova u gjetën në Prekal, rreth 150 km në Veri të Tiranës, në bordin e një automjeti me targa çeke. Sipas saj, turistët po përpiqeshin të mbërrinin një grup tjetër turistësh çekë që ndodheshin aty.

BLESK blesk2

Next Post

Mish viçi me qumësht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

September 5, 2026
Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

September 5, 2026
Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

September 5, 2026
Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

September 5, 2026
“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

September 5, 2026
“Bëni kujdes me shpenzimet”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

September 5, 2026
Zjarri në Himarë/ Nis evidentimi i dëmeve, Bashkia në terren për familjet e prekura

Zjarri në Himarë/ Nis evidentimi i dëmeve, Bashkia në terren për familjet e prekura

September 5, 2026
Tragjedi në Bolivi, shpërthime të fuqishme në kazermë, 10 viktima dhe dhjetëra të plagosur

Tragjedi në Bolivi, shpërthime të fuqishme në kazermë, 10 viktima dhe dhjetëra të plagosur

September 5, 2026
41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali

41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali

September 5, 2026
Izolohet zjarri në Zapod, ndërhyrja e forcave dhe banorëve shmang përhapjen e flakëve

Izolohet zjarri në Zapod, ndërhyrja e forcave dhe banorëve shmang përhapjen e flakëve

September 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com