• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shtyp i lirë, por nga kush? 

by Monika Stafa
04/05/2016 14:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Monika Shoshori Stafa

Më jepni një gazetë, që t’ju bëj një revolucion! Kështu besonin dhe betoheshin bolshevikët leninistë në fillim të shekullit të kaluar. Dy dekada më parë ndryshimi i shoqërisë nisi me shtypin. Kurrë ndonjë herë më parë nuk ishte shprehur aq dashuri popullore deri në sublimim për shtypin. Gazetat e reja që dolën prej fillimit të vitit 1991 u bënë opozita e vërtetë politike e pushtetit të vjetër. Teknologjia e dikurshme e tipografisë nuk e përballonte dot më nevojën për shtypshkrim. Por dy dekada pas atij sezoni të jashtëzakonshëm lidhjeje të njeriut qytetar me shtypin ka kohë që nuk është më kështu. Sepse revolucioni mbaroi, erdhi koha për t’iu kthyer punës dhe qytetarisë. Sistemi u përmbys dhe misioni i shtypit u mpak. “Pushteti i katërt” sot nuk dihet ku e ka vendin.

Në ditën botërore të Lirisë së Medias studimi i Reporterëve pa Kufi mbi Indeksin e Lirisë Botërore të Shtypit 2016, tregoi se Liria e Medias është në rënie në të dyja nivelet, atë global dhe rajonal. Që nga indeksi i vitit 2013, Reporterët pa Kufij kanë përllogaritur treguesit kryesorë të nivelit të përgjithshëm të mediave mbi shkeljet e lirisë në secilin prej rajoneve të botës. Treguesit janë alarmantë. Shifrat flasin për përkeqësim të vazhdueshëm të situatës.

Raporti theksonte për një përkeqësim të gjendjes së mediave edhe në vende ku liria shenjtërohej me simbole si Solidarnost apo Karta 77. Situata duket se ka dalë jashtë kontrollit të ‘check and balance’ dhe kontrolle shumë të rrepta të qeverisë mbi median shtetërore raportohen thuajse në cdo muaj. Për mediat private as nuk bëhet fjalë. Ato ndodhen nën morsën e fortë të interesave klienteliste. Në disa vende evropiane madje si Polonia, rritja e konflikteve mes tyre ka shkaktuar deri rëndim të situatës sociale.

Shqipëria akoma dhe më keq. Një media e kthyer në një “kënetë” të qelbur zërash ku as mediume fjalësh nuk gjen më, qe shprehur në një studio televizive Kryeministri i vendit tre muaj më parë. Një klimë frike mes gazetarëve që vit pas viti sa vjen e shtohet ndërsa profesionin tyre të gazetarit e shohin si një punë për llogari të shefit që u shërben vetëm dy palëve, politikanit dhe pasunarit. Dhe duket se kjo klimë frike po i ngjitet kurbës në mënyrë kaq neveritëse ndërsa ‘nervi’ pasionant për të debatuar nuk ka qenë më i vdekur se kurrë. Raportimi në mediat me pronësi private po diktohet gjithnjë e më shumë nga interesat personale aq sa duket si ëndërr të mendosh se cështjet kombëtare të mund të gjejnë më promovimin e dikurshëm në dy të tretat e saj. Një ëndërr që ata, “të mencurit” e filologjikut të pas 90-tës e nisën me pasionin e parë të të shkruarit ndërsa e molën aq mirë ndër vite sa sot kjo liri u mbet në dorë, në liri portalesh on-line të mbushura me të reja nga sexi dhe ‘kallashë’. Një kuadër i trishtë mendimi, një goditje për median nga të gjitha qeveritë gjithnjë e më autoritare dhe shtypëse në gati 26 vjet. Gazetaria si e murgut, ajo gazetari që e meriton këtë emër duhet të mbrohet ndaj fryrjes së propagandës dhe përmbajtjës së medias e cila po kthehet gjithmonë e më shumë në sponsore të interesave vetjake. Sot të garantosh të drejtën e publikut për t’i informuar drejtë, në mënyrë të pavarur dhe të paanshme është thelbësorë vetëm nëse problemet e tjera, si ato lokale dhe metropolitane t’i kesh zgjidhur me kohë.

Deri në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar e drejta për informim nuk ishte një e drejtë ekzistenciale për individin. Për herë të parë kjo e drejtë ndërroi vend, ndërroi hierarki në kohët moderne. Sepse në kohën e sotme informimi dhe mirëqeverisja nuk mund të ndahen. Dhe nuk ka qytetar që të mos jetë i interesuar në mënyrë jetike për mirëqeverisjen. Sistemi check and balance për të cilin sot dhe fëmijët marrin njohuri që në shkollë, i ka përcaktuar shtypit një rol kontrollues në interes të publikut mbi autoritetet shtetërore. Por sa e luan këtë rol shtypi shqiptar sot, pse ai i është larguar jo vetëm misionit si shenjues i fjalës së lirë, jo vetëm përgjegjësisë si pushtet i katërt, por edhe funksionit kontrollues në emër të të drejtës së qytetarit? Pse pavarësia apo paanësia janë kthyer në një gjë krejt pa vlerë? Pse media dhe multimedia vetëm llastojnë, dekorojnë dhe bejne kinse sikur qortojne? Pse kjo ftohje e papërshkrueshme e qytetarit sot me shtypin e lirë, me shpresën dhe ëndrrën e aq brezave që zgjoheshin në mesnatë për të dëgjuar si në kohë lufte, zërat e radiove të huaja?

Në historinë shqiptare të së drejtës ligji për shtypin është më i shkurtri. Ai ka vetëm një nen: shtypi është i lirë. Në kohën që u miratua ky ligj, në mesin e dekadës së shkuar, opinioneve iu paraqit si shkalla më e lartë e hapjes dhe demokratizimit të shoqërisë. Aty shkruhet: Shtyp i lirë, por nga kush?  Në çmendinë njeriu është më i lirë se kudo tjetër, sepse atje askush nuk të pyet: zotëri, pse po e bëni këtë? thotë ushtari i mirë Shvejk.

“Liria jonë varet nga liria që i jepet shtypit. Ajo nuk mund të kufizohet pa të qënit humbës në gjithë këtë histori”, kështu ka shkruar Thomas Jefferson në vitin 1786 në një letër dërguar mikut të tij, mjekut të njohur skocez James Currie. Shpesh herë ne i injorojmë këto fjalë parashikuese në realitetin tonë të përditshëm duke i toleruar shkeljet dhe cënimet e qeverisë mbi të drejtat që ne zotërojmë nisur dhe nga liria jonë e të shprehurit, gjithëherët në rrezik. Por nëse ne nuk mund të shprehim pikëpamjet tona jopopullore, personale e qytetare duke ngritur pyetje të pakëndshme po aq dhe të këqija, në veçanti, duke kritikuar vetë qeverinë dhe liderët politikë, pa peshën e kërcënimit apo frikës së ndonjë hakmarrjeje, çfarë shprese mund të ushqejmë për të pasur një qeveri më të ndershme, shtet autoritar të së drejtës dhe një media në shërbim të lirive tona individuale?

Next Post

Vokshi: Kërkuam informacion për vjedhjet në shëndetësi, askush nuk përgjigjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

December 28, 2025
Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

December 28, 2025
Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

December 28, 2025
Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

December 28, 2025
Deputet, nga “Hiçi”

Salianji, si Lul Basha, e Genc Pollo dikur…

December 28, 2025
Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

December 28, 2025
Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

December 28, 2025
Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

December 28, 2025
Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

December 28, 2025
Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com