Gjykata e Posaçme shtyn për në shtator procesin gjyqësor ndaj të bashkëpandehurve të Ilir Metës e Monika Kryemadhit.
Seanca e radhës ndaj Ema Çokut, Fatime Kryemadhit e Pirro Xhixhos u caktua për më 14 shtator.
Shkak i dështimit të seancës së sotme u bë mungesa e avokatëve të të pandehurës Ema Çoku.
Në këtë seancë pritej të dëgjoheshin konkluzionet e mbrojtjes.











