• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shtyhen ndeshjet për kategorin I dhe II, klubet nuk plotësojnë kriteret e licensimit

by Java News
07/09/2016 17:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Thuajse asnjë nga klubet e Kategorisë së Parë nuk përmbushin kriteret e licencimit, e si rrjedhojë nuk mund të marrin pjesë në këtë edicion. Kjo është arsyeja se pse Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të shtyjë fillimin e këtij edicioni për një datë të papërcaktuar. Institucioni që drejton futbollin në vend kishte “mbajtur peng” kampionatin prej disa javësh, duke mos bërë as ndarjen e grupeve e as përcaktimin e kalendarit të ndeshjeve.

Me anë të një komunikate zyrtare, FSHF-ja ka paralajmëruar sot klubet problematike se nëse nuk plotësojnë detyrimet financiare dhe kriteret e licencimit deri më datë 12 shtator, nuk do të përfshihen në short dhe rrjedhimisht nuk do të marrin pjesë në Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë. Këto skuadra do të zëvendësohen nga ekipe të Kategorisë së Dytë, në bazë të meritës sportive.

“Federata Shqiptare e Futbollit, me vendim qarkullues të Komitetit Ekzekutiv të mbështetur në raportin e Komisionit të Licencimit, të Zyrës së Financës në FSHF, njofton se kampionatet kombëtare të Kategorisë së Parëm i planifikuar për të nisur më datë 10 shtator dhe të Kategorisë së Dytë, i planifikuar për të filluar më datë 18 shtator, nuk do të nisin në datat e përcaktuara. Kampionatet do të shtyhen, për shkak se një pjesë e klubeve, nuk kanë shlyer detyrimet financiare apo nuk kanë plotësuar kriteret e licencimit.

Për këtë arsye, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur që të shtyjë datën e fillimit të tyre. K.E njofton se skuadrat që nuk do të plotësojnë detyrimet financiare dhe kriteret e licencimit deri më datë 12 shtator nuk do të përfshihen në short dhe rrjedhimisht nuk do të marrin pjesë në Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë. Këto skuadra do të zëvendësohen nga ekipe të Kategorisë së Dytë, në bazë të meritës sportive”, thuhet në njoftimin e Federatës.

FSHF-ja ka publikuar edhe renditjet e Kategorisë së Parë dhe të Dytë, si dhe listat e klubeve që nuk kanë plotësuar kriteret e licencimit e nuk kanë shlyer detyrimet financiare:

Kategoria e Parë, Grupi A
1. KF Tërbuni
2. KS Kastrioti (-3)
3. Besëlidhja
4. KF Erzeni
5. KF Burreli
6. FK Kamza
7. FC Besa
8. Iliria
9. KF Adriatiku Mamurras
10. KF Shënkolli

Kategoria e Parë, Grupi B
1. KF Bylis
2. KF Pogradeci
3. FK Apolonia
4. FC Lushnja
5. FK Dinamo (-3)
6. FK Elbasani
7. KF Shkumbini
8. KF Sopoti
9. KF Turbina (-3)
10. KF Tomori

Klubet që nuk kanë plotësuar detyrimet financiare dhe kriteret e licencimit:

Kategoria e Parë, Grupi A
KS Kastrioti
KF Burreli
KF Kamza
FC Besa
KD Iliria
KF Adriatiku
KF Shënkolli

Kategoria e Parë, Grupi B
KF Bylis
KF Pogradeci
KF Dinamo
KF Elbasani
KF Shkumbini
KF Sopoti
KF Turbina

Renditja / Kategoria e Dytë, Grupi A
1. KF Ada
2. FC Kevitan
3. Partizani B
4. FK Egnatia
5. SHS Albpetrol
6. KSSH Veleçiku
7. VORA
8. KF Gramshi
9. FC Internacional Tirana
10. FK Sukthi
11. Tirana B
12. Kukësi B

Renditja / Kategoria e Dytë, Grupi B
1. Butrinti
2. KF Naftëtari
3. KF Delvina
4. Oriku
5. FK Tepelena
6. KF Domosdova
7. Bilisht Sport
8. SHS Përmeti
9. FK Memaliaj
10. FC Gramozi
11. FK Skrapari
12. Skënderbeu B

ma.me

Next Post
Kryetari i Nishit: Po çfarë Skënderbeu bre? Më parë e vendosim Donald Duck

Lajthitja e historianit serb: Skënderbeu ishte...serb

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

Shteti duhet ta mbrojë Irena Gjokën

January 23, 2026
Zbardhet projektligji i plotë, Policisë bashkiake i shtohen kompetencat

Zbardhet projektligji i plotë, Policisë bashkiake i shtohen kompetencat

January 23, 2026
SHBA tërhiqet zyrtarisht nga OBSH: Keqmenaxhim i Covid-19 dhe mungesë transparence

SHBA tërhiqet zyrtarisht nga OBSH: Keqmenaxhim i Covid-19 dhe mungesë transparence

January 23, 2026
FOTO / Ivanka Trump ndan bukuritë shqiptare me ndjekësit e saj në rrjetet sociale

FOTO / Ivanka Trump ndan bukuritë shqiptare me ndjekësit e saj në rrjetet sociale

January 23, 2026
BE: Marrëdhëniet me SHBA-të kanë pësuar një goditje të madhe

BE: Marrëdhëniet me SHBA-të kanë pësuar një goditje të madhe

January 23, 2026
“Shumë gjëra mund të zgjidhen para”, Zelensky jep detaje para takimit me presidentin Trump

Zelensky nxjerr ‘sekretin’, Rusia prodhon raketa me materiale nga SHBA, Kina dhe Tajvani

January 23, 2026
Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

Ftesa e Trump/ Haxhiu: Frymëmarrje e jashtëzakonshme për qeverinë, SPAK nuk do të ketë mbështetjen amerikane sepse…

January 23, 2026
Nisma e Ruttes irriton aleatët e NATO-s: Nuk kishte mandat për të negociuar me Trumpin

Nisma e Ruttes irriton aleatët e NATO-s: Nuk kishte mandat për të negociuar me Trumpin

January 23, 2026
Veliaj padit Presidencën dhe Ols Dadon: Noteri u emëruar prokuror pa arsimin përkatës

Veliaj padit Presidencën dhe Ols Dadon: Noteri u emëruar prokuror pa arsimin përkatës

January 23, 2026
Plani sekret amerikan, si do rrëzohet regjimi kuban deri në fund të vitit

Plani sekret amerikan, si do rrëzohet regjimi kuban deri në fund të vitit

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In