• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Shtrydhësja e Kamzës dhe Aleksi

by Skënder Minxhozi
27/02/2025 18:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Si fillim i duhet kërkuar ndjesë familjes së Aleks Nikës dhe dëshmorëve të tjerë të 21 janarit 2011, që në titullin e shkrimit është krijuar një paralelizëm banal. Ja që puna ka ardhur që t’i drejtohemi edhe figurave letrare provokuese e cinike, me qëllim që të duket edhe më i qartë absurdi që vijon të rrethojë prej 14 vitesh zbardhjen e vrasjeve më tronditëse me sfond politik të të gjithë tranzicionit shqiptar.

Një dosje e re e bujshme hetimi ka zënë ekranet e mediave dhe rrjetin social. Akuza për abuzime me fondet në Universitetin Bujqësor kanë çuar në arrestime dhe masa të tjera shtrënguese për stafin më të lartë të institucionit. Siç është në “traditën” më të shëmtuar të dekonspirimit të gjithçkaje që ligji e konsideron sekret hetimor, ekranet kanë nisur të zbardhin korrupsionin e stafeve teknike apo edhe pedagogëve të përfshirë në një aferë të shëmtuar fryrjeje tarifash e trukesh të tjera abuzive.

Lista e gjatë e inventareve të fryra në disa tendera ka nxjerrë në pah blerje me çmime joreale të gjithfarë objekteve. Ndër to një shtrydhëse frutash që figuron e blerë rreth 600 euro, ka bërë tashmë xhiron e mediave. Është gjetur simboli perfekt i vjedhjes dhe abuzimit. Shumë e drejtë dhe krejt logjike. Një shtrydhëse s’mund të kushtojë sa një frigorifer dhe ai apo ata që e kanë fryrë artificialisht çmimin duhet të shkojnë atje ku e kanë vendin.

Megjithatë në rastin e këtyre hetimeve mbi tendera me enë guzhine brenda apo edhe hetimeve të tjera që flasin për diploma shkolle të falsifikuara apo hedhje në gjyq pse ke shkarkuar një drejtor ujësjellësi – pra në të gjitha këto raste, seç të krijohet një ndjesi e keqe teksa e vështron punën e drejtësisë së re si një proces që duhej të sillte shpresë mbi të gjitha. Të merrej me drama e tragjedi, e jo me enë guzhine. Të merret me vrasjet, para se të merret me vjedhje dollapësh.

Sepse pastaj na shkon natyrshëm mendja dhe gjuha tek ai paralelizmi i kreut të shkrimit, mes një shtrydhëseje frutash në Kamëz dhe katër shqiptarëve të mirë që prej 14 vitesh presin në heshtje drejtësi nga bota tjetër.

Aleksi, Ziveri, Hekurani e Faiku, të katër dëshmorë të Atdheut “me letra” e jo me retorikë studiosh televizive, nuk e meritojnë këtë heshtje nga drejtësia e pas vitit 2016. Në vitin e gjashtë të aktivitetit të SPAK është skandaloze që gjendet edhe çmimi i trukuar i një shtrydhëseje frutash në një cep dollapi e guzhine në një universitet në periferi të Tiranës, e jo autorët e vrasjeve në mes të bulevardit, në sytë e gjithë opinionit publik dhe të dhjetra gazetarëve, kamerave e dëshmitarëve okularë.

Është skandaloze sesi drejtësia e sotme “e posaçme” e ka normalizuar heshtjen dhe indiferencën mbi këtë tragjedi të ndodhur në këmbët e qeverisë shqiptare, por ama nuk harron të merret me diplomat fallco, shtrydhëset e frutave dhe drejtorë ujësjellësash të shkarkuar. Tashmë u mbushën vite që kjo drejtësi s’ka më asnjë alibi për mosveprimin e saj, pikërisht në çeshtjet më të nxehta si Gërdeci e 21 janari. Aq sa të krijohet idea se Spak i konsideron këto dy dosje si dy tabu të cilat i ka lënë mënjanë e s’do as t’i prekë e as t’i zgjidhë. Jo rastësisht e dërgoi dosjen në Prokurorinë e Tiranës, prej nga e mori vetëm me urdhër të Gjykatës së Lartë!

21 janari dhe Gërdeci janë prova e zjarrit e drejtësisë së re. Pa zgjidhur ato është e pamundur të pranohet se SPAK, GJKKO e hallkat e tjera të kësaj drejtësie janë rritur dhe meritojnë respektin e shqiptarëve. Sepse kur shteti vret e nuk dënohet, demokracia mbetet e mangët dhe drejtësia iluzive. Aleksi e të tjerët vazhdojnë të presin. Mbaroni me shtrydhëset e frutave dhe ktheni sytë edhe nga ata.

Next Post
Dyshohet se vrau me thikë bashkëshorten e tij 24-vjeçare në Tiranë, identifikohet dhe shpallet në kërkim palestinezi

Dyshohet se vrau me thikë bashkëshorten e tij 24-vjeçare në Tiranë, identifikohet dhe shpallet në kërkim palestinezi

Comments 2

  1. L.Xh says:
    10 months ago

    Vetëm kaq :
    21 JANARI me 4 të vrarë dhe GËRDECI me 26 të vrarë.
    Ç’bën Dumani ?
    Merret me arka peshku dhe stilokalapsa për të shtyrë kohën për tu dukur sikur punon.
    Apo si i thonë shkodranët, “me u dukë si Kola n’punë”,!për ti thënë Dumanit, të dhje fshim dumanin.

    Reply
  2. Zeno Kadriu says:
    10 months ago

    Saliun nuk do ta fusë Dumani në burg, mbasi është betuar për këtë.
    Kot flasim për këtë punë.
    Bën sikur mban shenim.
    Bën sikur mendohet.
    Të njejtin refren si paraardhesi i tijë Kraja që thoshte se SPAK punon vetëm me fakte e prova, të cilat për fat, janë me shumicë, dhe sikur të mbante të njejtën linjë, nuk do të arrestoheshin më parë njerëzit dhe më pas medemek të gjendeshin provat.
    Më keq se në kohë të sigurimit të Enver Hoxhes.
    Pse kështu Duman ?
    Apo i di njerëzit këtu në Tiranë, me inteligjencën e katundarëve të tu ?
    Kanë filluar e tallen tironcit me ty e shokët e tu të punës, që kur nuk keni se ç’thoni, merrni e bëni poza mendimtaresh të thellë dhe mbani shenime, ku shkruani për ate qe ju kritikon “pirdh pirdh se lirohesh” e që ju a ka lexuar dikush dhe shpërndarë në rrjetin pa këmbë e duar.
    Apo e bën për pazar për të zgjatur mandatin ? – të cilin, kur ta bësh dhëmbin sa këmba e kalit do ta fitosh këtë zgjatje mandati.
    SPAK dhe Gjykata Spaciale, do të vazhdojë, por me trupë tjetër prokuratoresh e gjykatesish, njerëz jo të Sali Berishes por të ndershëm dhe me integritet moral e profesional

    Reply

Leave a Reply to L.Xh Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

December 26, 2025
Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

December 26, 2025
Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

December 26, 2025
Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

December 26, 2025
“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

December 26, 2025
Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

December 26, 2025
Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

December 26, 2025
Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

December 26, 2025
Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

December 26, 2025
“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com