• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shtohet numri i aksidenteve, shefi i rrugores: Faji i kalimtarëve në shumicën e rasteve

by A R
04/11/2016 08:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Muaji tetor ka pasur rritje të ndjeshme të aksidenteve rrugore në Tiranë, duke e krahasuar me atë të muajit paraardhës. Këtë gjë e pohoi edhe vetë kreu i Policisë Rrugore në Tiranë, Ervin Hasrama.

Për “News 24” dhe “Gazeta Shqiptare”, ai tha dje se në aksidentet rrugore është konstatuar se në pjesën më të madhe drejtuesit e mjeteve nuk kanë konsumuar alkool dhe përgjegjësia më e madhe për aksidentin bie mbi kalimtarët, të cilët nuk përdorin mbikalimet dhe semaforët. Sipas tij, policia ka marrë masa të rrepta për parandalimin e aksidenteve me pasojë vdekjen.

“Në muajin tetor kemi pasur aksidente me numër më të lartë se në muajin shtator. Në disa raste shkak kanë qenë edhe vetë këmbësorët. Si për shembull, në aksidentet me pasoja të rënda, të ndodhura në autostradë, në rrugët interurbane, ku në shumicën e rasteve këmbësori i ka ndërprerë rrugën drejtuesit të mjetit dhe nuk ka përdorur mbikalimin.

Për parandalimin e aksidenteve, si në rrugët urbane, ashtu edhe në ato interurbane janë marrë masa në kontrollin e shpejtësisë së mjeteve, kontrollet në lidhje me respektimin e këmbësorëve, mosshkeljen e semaforit, kontrollin e shpejtësisë, që është edhe një nga shkaqet kryesore si dhe kontrolle për çdo shkelje të Kodit Rrugor”, tha Hasrama. Sipas këtij të fundit, në muajin tetor ka pasur 26 persona të arrestuar, përsa u përket aksidenteve rrugore të ndodhura në kryeqytet. “Kontrollet vijojnë edhe gjatë orëve të mbrëmjes e sidomos në fundjavë dhe vetëm për tetorin janë arrestuar 40 drejtues mjetesh, të cilët kanë përdorur pije alkoolike tej normave. Ndërsa, 14 drejtues kanë qenë të papajisur me leje drejtimi.

Statistikat
Drejtori i Policisë Rrugore pohoi dje se në muajin shtator personat e arrestuar për përdorimin e alkoolit dhe pa leje drejtimi kanë qenë 47, ndërsa në muajin tetor ka pasur 54 raste. “Si masa administrative të marra për shkelje të ndryshme, në muajin shtator ka pasur 11 mijë e 582 masa, ndërsa në muajin tetor kanë qenë 13 mijë e 886 masa.

Pra, një rritje me 2 mijë e 307 masa. Qëllimi i Policisë Rrugore nuk është rritja e masave administrative, por të binden qytetarët që të zbatojnë ligjin, pasi duke mos respektuar sinjalistikën rrugore, ata vënë në rrezik jetën e tyre dhe të personave të tjerë”, theksoi Hasrama. Gjithashtu, ai pohoi se për drejtues që ecin me shpejtësi ka pasur 81 raste në muajin shtator dhe në tetor ka një rritje me 27 masa administrative më shumë, pra 108 masa në total. Sipas Hasramës, ka pasur një ulje të gjobave të drejtuesve që nuk respektojnë semaforët.

Sipas tij, drejtuesit e mjeteve e sidomos pasagjerët janë ndërgjegjësuar edhe për përdorimin e rripit të sigurimit. Ndërsa, ka një shtim të numrit të personave që përdorin pijet alkoolike, të cilëve u është tërhequr leja e drejtimit. Për këtë të fundit, në muajin tetor, në total ka pasur 127 raste të evidentuara. “Për muajin shtator, për rripin e sigurimit ka pasur një numër prej 2 mijë e 219 gjoba, ndërsa për muajin tetor ka pasur 1 mijë e 252 gjoba”, tha kreu i Rrugores.

Hasrama tha më tej se kontrollet vijojnë edhe për drejtuesit që transportojnë nxënës në shkolla, për përdorimin e rripit të sigurimit dhe për transportin mbi kapacitet. Ndërsa, përsa i përket operacionit të zhvilluar për drejtuesit e mjeteve që bëjnë gara shpejtësie me mjete të modifikuara, Hasrama tha se këta persona vënë në rrezik jetën e tyre dhe të kalimtarëve të tjerë. Për këta të rinj, që vetëm brenda dy javë ka pasur 24 persona të ndaluar, masa administrative e vendosur ka qenë 10 mijë deri në 40 mijë të reja./a.m.

Next Post
LDK: Nuk ka zgjedhje para vitit 2018

LDK: Nuk ka zgjedhje para vitit 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë duhet të dini për virusin vdekjeprurës Nipah, pas shpërthimit në Indi

Çfarë duhet të dini për virusin vdekjeprurës Nipah, pas shpërthimit në Indi

January 29, 2026
Skandal në Kopenhagen, Ambasada amerikane heq 44 flamujt në nder të ushtarëve danezë

Skandal në Kopenhagen, Ambasada amerikane heq 44 flamujt në nder të ushtarëve danezë

January 29, 2026
Lamborghini, skafe dhe… biçikleta! Publikohet katalogu i mjeteve të sekuestruara dhe të konfiskuara

Lamborghini, skafe dhe… biçikleta! Publikohet katalogu i mjeteve të sekuestruara dhe të konfiskuara

January 29, 2026
Dosja 5D/ Apeli i GJKKO pezullon dënimin me burg për pesë të pandehur

Dosja 5D/ Apeli i GJKKO pezullon dënimin me burg për pesë të pandehur

January 29, 2026
Kallas: BE-ja mund të fusë Gardën Revolucionare të Iranit në listën e organizatave terroriste

Kallas: BE-ja mund të fusë Gardën Revolucionare të Iranit në listën e organizatave terroriste

January 29, 2026
Presidenca qipriote e BE-së: Brenda qershorit mbyllen tre kapituj me Shqipërinë

Presidenca qipriote e BE-së: Brenda qershorit mbyllen tre kapituj me Shqipërinë

January 29, 2026
(Vetë)vrasja misterioze në Milano/ Bankieri i fuqishëm ukrainas dyshohet se u hodh nga kati i katërt

(Vetë)vrasja misterioze në Milano/ Bankieri i fuqishëm ukrainas dyshohet se u hodh nga kati i katërt

January 29, 2026
Vrasja e taksistit shqiptar në Belgjikë,  si nisi debati me pasagjerët që përfundoi në krim: Viktima, baba i 3 fëmijëve

Vrasja e taksistit shqiptar në Belgjikë, si nisi debati me pasagjerët që përfundoi në krim: Viktima, baba i 3 fëmijëve

January 29, 2026
“Shtëpia e re e fëmijëve” dhe “Kompleksi i Inspektorateve”, Rama: Jemi një “universitet i hapur” për arkitektët e rinj

“Shtëpia e re e fëmijëve” dhe “Kompleksi i Inspektorateve”, Rama: Jemi një “universitet i hapur” për arkitektët e rinj

January 29, 2026
Merr fund ftohja diplomatike, Starmer takohet me Xi në Pekin, premtohet edhe heqja e vizave për…

Merr fund ftohja diplomatike, Starmer takohet me Xi në Pekin, premtohet edhe heqja e vizave për…

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In