• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shtohet fluturimet, qielli mbi ne është kthyer në rrugën e re të ekonomisë

by B K
25/06/2025 21:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria, vendi i detit dhe maleve, po ndryshon lojën. Qielli mbi ne është kthyer në rrugën e re të ekonomisë, ku fluturimet drejt Tiranës dhe së shpejti Vlorës po lidhin vendin me botën.

Këto porta ajrore janë më shumë se pika në hartë… janë ura në qiell që sjellin turistë, investime dhe mundësi të reja për të ardhmen.

Maksim Et’hemaj, Drejtor Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil, shprehet për A2: “Në muajin maj 2025 ne kapëm shifrën e 1milionë pasagjerëve. Këtë shifër në vitin 2022 ne e kapnim në gusht. Parashikimet tregojnë se deri në vitin 2029 ne do të shkojmë deri në 16 milionë pasagjerë. Dimë gjithashtu që deri në vitin 2042, numri i pasagjerëve në aeroporte do të dyfishohet”.

Kreu i Aviaicionit Civil, Maksim Et’hemaj, tregon edhe se kur aeroporti i Vlorës do të ndezë motorët dhe do të lidhë Shqipërinë drejt SHBA-së me fluturimet direkte.

“Ne presim që aeroporti të jetë operacional në vjeshtën e vitit 2026, ndërsa që të jetë 100 për qind kapacitet, në verën e vitit 2026. Ne presim që në pranverën e vitit 2026 të nisin fluturimet direkte për dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh Et’hemaj.

Me Shqipërinë që ndodhet në miljet e fundit në rrugën e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, kapitujt ku Aviacioni Civil është i përfshirë pritet që të jenë të parat që do të mbyllen: “E para, Autoriteti i Aviacionit Civil është audituar në dhjetorin e vitit 2024 nga Organizata Botërore e Aviacionit Civil dhe implementimi efektiv i Autoritetit të Aviacionit Civil në nivelin 89 për qind. E dyta, Autoriteti i Aviacionit Civil është audituar nga Komisioni Evropian në shkurt dhe qershor 2024. Nëse shikoni raportet dhe rekomandimet del se Shqipëria është në linjë me standardet evropiane të Aviacionit Civil”.

Në një kohë kur turizmi dhe investimet po gjejnë rrugën e tyre drejt Shqipërisë, ajri po bëhet aleati kryesor i zhvillimit ekonomik. Me aeroportet që po zgjerohen dhe lidhjet direkte që po shtohen, Shqipëria po ngrihet si një pikë kyçe në hartën ndërkombëtare të aviacionit dhe ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri të pasur ekonomik dhe shanseve të reja për vendin.

Next Post
VKM/ Qeveria miraton shpronësimet për rikonstruksionin e rrugës ‘Engjëll Agalliu’ në Dimal

VKM/ Qeveria miraton shpronësimet për rikonstruksionin e rrugës 'Engjëll Agalliu' në Dimal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Berat, humb jetën drejtuesi i motorit

Aksident në Lezhë, 16-vjeçari humb kontrollin e ciklomotorit dhe dërgohet te Trauma

October 26, 2026
Chris Brown dënohet me 8 muaj burg me kusht, sulmoi producentin muzikor në një klub të Londrës

Chris Brown dënohet me 8 muaj burg me kusht, sulmoi producentin muzikor në një klub të Londrës

October 26, 2026
Mediat amerikane: Trump favorizon Orbán për postin më të lartë në OKB

Mediat amerikane: Trump favorizon Orbán për postin më të lartë në OKB

October 26, 2026
Zelensky: Ukraina priti gati një muaj miratimin e SHBA-së për raketat Patriot dhe NASAMS

Zelensky: Ukraina priti gati një muaj miratimin e SHBA-së për raketat Patriot dhe NASAMS

October 26, 2026
Luksi në turizmin tonë duhet të jetë si “bukë, kripë e zemër” për të gjithë…

Çfarë kemi brenda, shohim jashtë? Dhe një histori nga Lindja e Largët…

October 26, 2026
Protestat prekin turizmin, bien prenotimet! Operatorët: Të huajt po shmangin zonat e tensionit

Protestat prekin turizmin, bien prenotimet! Operatorët: Të huajt po shmangin zonat e tensionit

October 26, 2026
Trump do ta presë personalisht në SHBA, por sytë do të jenë te Xi Jinping -

Xi Jinping kërkon më shumë besnikëri, kush rrezikon të humbasë pushtetin në Kinë?

October 26, 2026
Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë: Prokuroria nis hetimet ndaj zyrtarëve për dështimet institucionale

Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë: Prokuroria nis hetimet ndaj zyrtarëve për dështimet institucionale

October 26, 2026
Rekord historik në Paris, piktura “Iris” e Monetit shitet në ankand për 50 milionë euro

Rekord historik në Paris, piktura “Iris” e Monetit shitet në ankand për 50 milionë euro

October 26, 2026
Kremlini konfirmon armëpushimin në Oleshky: Po punojmë me Ukrainën për kohën e evakuimit

Peskov: Rifillimi i negociatave trepalëshe nuk nënkupton kufizim të operacioneve ushtarake

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In