• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shtohen vdekjet nga Covid në Shqipëri, 6 viktima dhe 117 infektime të reja në 24 orë

by A R
27/07/2020 16:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën gjashtë pacientë të prekur me koronavirus në Shqipëri. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, tre prej tyre nuk kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Sa i përket rasteve të reja, nga 500 testimet kanë rezultuar të infektuar 117 qytetarë. Ndërkohë situata vijon të jetë e rënduar në spitale. Aktualisht po marrin trajtim mjekësor 114 pacientë, 19 në terapi intensive dhe 3 në intubim.

***

Raportimi i plotë nga Dr. Rovena Daja / Instituti i Shëndetit Publik:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend në 24 orët e fundit.

Ka vijuar rritja e rasteve të reja edhe gjatë javës që lamë pas. Mesatarja javore e rasteve të reja ka qenë rreth 96 raste në ditë. Vihet re se ka pasur një rritje të ndjeshme të shtrimeve në dy spitalet Covid. Situata paraqitet serioze pasi është rritur gjithashtu numri i pacientëve në terapi intensive dhe i atyre të intubuar, që është shoqëruar fatkeqësisht me humbje jete.

Ndaj i drejtohemi me një thirrje të gjithë qytetarëve të tregojnë kujdes me respektimin e masave, duke u rikujtuar detyrimin ligjor për të vendosur maskën në çdo ambient të mbyllur, për respektuar distancën dhe ruajtur higjienën.

Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi” 6 qytetarë: Një 49 vjeçar nga Shkodra, një 54 vjeçar nga Mirdita, një 58 vjeçar nga Tirana, pa sëmundje të tjera. Si dhe një 56 vjeçar, një 68 vjeçar dhe një 76 vjeçare, nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 114 pacientë, 19 janë në terapi intensive dhe 3 pacientë janë të intubuar.

Ju informojme per situaten epidemiologjike në 24 orët e fundit: Janë kryer 500 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 117 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 63 raste në Tiranë, 10 në Durrës, 8 në Fier, nga 4 raste në Kukës, Has, nga 3 raste në Krujë, Lushnje, nga 2 raste në Korçë, Elbasan, Kavajë, Tepelenë, Divjakë, dhe nga 1 rast në Shkodër, Kurbin, Lezhë, Vlorë, Mirditë, Mallakastër, Përmet, Sarandë, Dibër, Himarë, Klos, Shijak.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 63 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2745, që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të ndjekin sistemin e referimit: Telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127 nëse keni shenja të sëmundjes, dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për informacion rreth Covid19 apo këshillim psikologjik

COVID-19 – Statistika (27 Korrik 2020)
Testime totale 39183
Raste pozitive 4880
Raste të shëruara 2745
Raste Aktive 1991

Humbje jete 144 (Qarku Tiranë 76, Shkodër 22, Durrës 19, Fier 6, Elbasan 5, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 3, Dibër 2, Lezhë 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1082
Durrës 230
Shkodër 198
Vlorë 100
Lezhë 83
Fier 72
Korçë 67
Elbasan 48
Kukës 44
Berat 29
Gjirokastër 21
Dibër 17

Next Post
Zbardhet votimi në Kuvend, ja kush ishin deputetët që shpëtuan Metën nga shkarkimi

Zbardhet votimi në Kuvend, ja kush ishin deputetët që shpëtuan Metën nga shkarkimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërkohet nga Milani dhe Juventusi, Lewandowski në dilemë për të ardhmen

Kërkohet nga Milani dhe Juventusi, Lewandowski në dilemë për të ardhmen

April 19, 2026
Papa Leoni thirrje për luftën Ukrainë-Rusi: Armët të heshtin dhe të ndiqet rruga e dialogut

Papa Leoni thirrje për luftën Ukrainë-Rusi: Armët të heshtin dhe të ndiqet rruga e dialogut

April 19, 2026
Javë vendimtare për presidentin e Kosovës/ Haxhiu: Nëse ka vullnet, zgjidhet brenda pak orësh

Javë vendimtare për presidentin e Kosovës/ Haxhiu: Nëse ka vullnet, zgjidhet brenda pak orësh

April 19, 2026
Trump paralajmëron Iranin: Nesër bisedimet e paqes, pranoni marrëveshje, ose makina vrasëse juaja do të marrë fund

Trump paralajmëron Iranin: Nesër bisedimet e paqes, pranoni marrëveshje, ose makina vrasëse juaja do të marrë fund

April 19, 2026
Rriten shpenzimet për “përfaqësuesit e popullit”, mbi 7 mln euro për paga dhe shpërblime për deputetët në 2025

Rriten shpenzimet për “përfaqësuesit e popullit”, mbi 7 mln euro për paga dhe shpërblime për deputetët në 2025

April 19, 2026
A është nul çështja penale e “Sterilizimit”?

Tirani gjyqësore në emër të drejtësisë

April 19, 2026
E rëndë te Ujëvara e Sotirës/ Ra nga lartësia, ndërron jetë shoferi i turistëve (EMRI)

E rëndë te Ujëvara e Sotirës/ Ra nga lartësia, ndërron jetë shoferi i turistëve (EMRI)

April 19, 2026
Skënder Hita disiplinon Policinë Rrugore, jo më ndalime rutinë “për verifikim”

Skënder Hita disiplinon Policinë Rrugore, jo më ndalime rutinë “për verifikim”

April 19, 2026
Zjarr në landfillin e Bushatit, 5 zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve

Zjarr në landfillin e Bushatit, 5 zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve

April 19, 2026
Kujdes ju shoferë emigrantë, 27 rregulla si duhet t’i jepni makinës në Shqipëri

Kujdes ju shoferë emigrantë, 27 rregulla si duhet t’i jepni makinës në Shqipëri

April 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In