• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akti normativ për rishikimin e buxhetit, shtohen fondet për pronarët

by Aalison Pearse Stevens
30/07/2016 09:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Ministrave ka miratuar aktin normativ për rishikimin e buxhetit të këtij viti, teksa sipas ndarjes së re do të jenë pronarët ata që do të përfitojnë nga shtimi i fondeve. Kështu, për ta qeveria ka miratuar fondin shtesë prej 600 milionë lekësh, para të cilat do të shkojnë veçanërisht për kompensimin e vendimeve të viteve 1993-1994 dhe për kompensimin e familjeve që u është zënë toka nga ndërtimet pa leje, duke e çuar fondin në total 3.6 miliardë lekë. Një vit më parë, qeveria ndau për këtë kategori 1.6 miliardë lekë, ndërsa, për në fillim të vitit 2016 u vunë në dispozicion 3 miliardë lekë. Po ashtu, rritje të fondeve pëson edhe buxheti i sigurimeve shoqërore, pas një sërë vendimesh që janë marrë gjatë këtij viti, si ai i pagesave të debive për ushtarakët, rritjen e masës së pensioneve për ata që kanë mbushur vitet e punës në vitet 1993-1996, si dhe rritja e fundit në masën 1.6 për qind për 635 mijë pensionistët. “Paga minimale, për efekt të pagesës së kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, përcaktohet nga Këshilli i Ministrave dhe ndryshon sa herë që rriten pagat dhe pensionet. Këshilli i Ministrave përcakton masën e kontributit për personat e vetëpunësuar në bujqësi, si dhe të kategorive të veçanta të personave të vetëpunësuar, duke mbuluar nga buxheti i shtetit diferencën midis këtyre kontributeve me masën e kontributit të përcaktuar për personat e vetëpunësuar në qytet. Për vitin 2016, teprica ndërmjet të ardhurave dhe shpenzimeve, sipas degëve të sigurimit shoqëror dhe programeve të tjera të veçanta e suplementare, përdoret për mbulimin e deficitit të degës së pensioneve”, thuhet në vendim, teksa të ardhurat totale nga skema e sigurimeve shoqërore llogariten me rishikimin e fundit në masën 107 miliardë lekë. Ndërkohë, fondi për të përndjekurit politikë, i miratuar në fillim të vitit shkon me ulje, teksa është vendosur që të hiqen 800 mijë lekë, nga shuma e akorduar në fillimvit 2,036,800 lekë. Sidoqoftë, mbetet një shumë e papërfillshme, por që mund të vonojë ecurinë e dëmshpërblimeve. Aktualisht, për ish-të dënuarit po ndahet kësti i gjashtë, teksa deri në fund të vitit Ministria e Financave do të ndajë edhe pjesën e mbetur të parave, rreth 500 milionë lekë.

Buxheti

Sipas dokumentit të publikuar në fletoren zyrtare, të ardhurat janë ulur me 4 miliardë lekë, ndërkohë që shpenzimet janë ulur 3 miliardë lekë, krahasuar me parashikimet e fillimvitit. Rënie ka shënuar dhe numri i përgjithshëm i punonjësve të administratës publike. Në buxhetin e rishikuar rezultojnë në total 80 970 punonjës, ose 177 më pak se në fillim të vitit. Siç edhe qe paralajmëruar, bëhet fjalë për rialokime të vogla të shpenzimeve buxhetore, ku vërehen ulje të fondeve për pjesën më të madhe të institucioneve, ndërkohë që në rritje janë buxhetet e pak Ministrive, si ajo e Transporteve. Me ulje fondesh do të përballen Presidenca, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Financave, Ministria e Brendshme, e Mbrojtjes apo e Zhvillimit Urban. Ndërkohë, me buxhete në rritje janë Kryeministria, Kuvendi, Ministria e Energjisë dhe ajo e Bujqësisë. Ministria që do gëzojë shtesën më të madhe të fondeve për pjesën e mbetur të vitit është ajo e Transporteve, buxheti i së cilës do të rritet me thuajse 1.8 miliardë lekë. Pjesa më e madhe e kësaj rritjeje, rreth 1 miliardë, është vënë në dispozicion të projekteve rrugore.

Fondi rezervë

Fondi rezervë i buxhetit ishte 1 miliardë lekë ndërsa me rishikimin e buxhetit ka shkuar në prej 1, 6 lekë dhe do të përdoret nga Këshilli i Ministrave për raste të paparashikuara të institucioneve buxhetore. Fondi i kontigjencës prej 2 200 milionë lekësh përdoret nga Këshilli i Ministrave për ekzekutimin e pagesave për detyrime ndërkombëtare, si dhe për shtimin e financimeve mbi fondet e miratuara të programeve ekzistuese.

Deficiti

Kufiri i financimit të deficitit të buxhetit të shtetit është 35,7 miliardë lekë, nga i cili 2,6 miliardë lekë financohet nga të ardhurat e privatizimit. Huamarrja totale nga burime të brendshme dhe të huaja është 33,1 miliardë lekë. Këshilli i Ministrave merr masa për kompensimin e diferencave nga burime suplementare ose nga shkurtimi i shpenzimeve.

Buxheti për vitin 2016 është:

Të ardhurat 414 494 milionë lekë;

Shpenzimet 450 224 milionë lekë;

Deficiti 35 730 milionë lekë.

Buxheti i fondit për kompensimin në vlerë të pronarëve për vitin 2016 është:

Të ardhurat, gjithsej 3 600 milionë lekë;

Nga të cilat:

– të ardhura të tjera 1 600 milionë lekë.

– transferimet nga buxheti i shtetit 2 000 milionë lekë.

– shpenzimet 3 600 milionë lekë.

Fondi për kompensimin e të përndjekurve

Ishte: 2,036,800

Bëhet:2,036,000

-800 000 lekë

* * *

Tokat e zëna, gati 52 milionë lekë për 74 pronarë

Agjencia e Trajtimit të Pronave ka përfunduar procesin e shqyrtimit të 74 kërkesave të pronarëve pasuria e të cilëve është prekur nga ndërtimet informale. Pronarët përfitojnë kompensimin e saj deri në masën 70 për qind të shumës së përgjithshme në të holla dhe marrin pesë këste të pagesës. Fondi në total është rreth 52 milionë lekë. “Në përfundim të këtij procesi, për 74 kërkesa të depozituara në Agjencinë e Trajtimit të Pronave është shpërndarë kësti i parë, i dytë, i tretë, i katërt dhe i pestë (në total 70 për qind të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse), në shumën e përgjithshme prej 52 013 727,97 lekë”-thuhet në njoftimin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave.

Pranimi i kërkesave

Procesi i regjistrimit apo pranimit të kërkesave për kompensim fillon 5 ditë pas datës së njoftimit publik. Me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të ATP-së ngrihet grupi i punës për pranimin dhe shqyrtimin e kërkesave, me objekt shpërblimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private që preken nga ndërtimet informale dhe shpërndarjen e fondit përkatës. Grupi i punës, brenda 60 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës për kompensimin e pronës, kryen verifikimet e duhura. Drejtori i Përgjithshëm i ATP-së, brenda 30 ditëve nga data e përfundimit të procesit të verifikimit nga grupi i punës, nxjerr vendimin me emrat e subjekteve që përfitojnë nga kompensimi dhe urdhëron publikimin e listës së subjekteve që kompensohen. Gjithashtu, ai njofton edhe aplikantët që nuk përfshihen në listën e subjekteve që kompensohen, duke përcaktuar arsyet e mospërfshirjes.

Neritan Gjergo

ma.me

Next Post

Një e vdekur dhe 5 të plagosur te Rruga e Kombit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

INSTAT nxjerr shifrat për 2025/ Tirana, qyteti më i preferuar nga të huajt! Ja ku zgjedhin të pushojnë shqiptarët

INSTAT nxjerr shifrat për 2025/ Tirana, qyteti më i preferuar nga të huajt! Ja ku zgjedhin të pushojnë shqiptarët

June 30, 2026
31 ditë tubime/ Vangjeli: Protestë unike, vendos në të njëjtën kryq si kryeministrin ashtu edhe liderin e opozitës

31 ditë tubime/ Vangjeli: Protestë unike, vendos në të njëjtën kryq si kryeministrin ashtu edhe liderin e opozitës

June 30, 2026
Analisti Preç Zogaj: Protestës i mungon një palë përfaqësuese për dialog, por Rama duhet të bëjë pjesën e vet

Analisti Preç Zogaj: Protestës i mungon një palë përfaqësuese për dialog, por Rama duhet të bëjë pjesën e vet

June 30, 2026
“Memorandumi me SHBA-të nuk është plotësuar”/ Negociatori iranian: S’ka bisedime për çështje të tjera derisa të zbatohet

“Memorandumi me SHBA-të nuk është plotësuar”/ Negociatori iranian: S’ka bisedime për çështje të tjera derisa të zbatohet

June 30, 2026
Ministri Vengu: Sazani do të kthehet në një lagje të Vlorës, aty do zhvillohet aktivitet turistik i nivelit të lartë

Ministri Vengu: Sazani do të kthehet në një lagje të Vlorës, aty do zhvillohet aktivitet turistik i nivelit të lartë

June 30, 2026
VIDEO/ Protesta para Kryeministrisë në ditën e 31, ja pjesëmarrja në bulevard në orën 21:15

VIDEO/ Protesta para Kryeministrisë në ditën e 31, ja pjesëmarrja në bulevard në orën 21:15

June 30, 2026
Vuçiç mbron Radoiçiçin: Nuk ndiqet penalisht në Serbi, është në kërkim për shkak të Kosovës

Vuçiç mbron Radoiçiçin: Nuk ndiqet penalisht në Serbi, është në kërkim për shkak të Kosovës

June 30, 2026
Protesta për Zvërnecin/ Vengu: Kemi zbuluar kush i sponsorizon dhe përfituesit e saj! Investojnë që të rritet zemërimi e reagimi

Protesta për Zvërnecin/ Vengu: Kemi zbuluar kush i sponsorizon dhe përfituesit e saj! Investojnë që të rritet zemërimi e reagimi

June 30, 2026
Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë. Alarm i kuq në 25 qytete

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë. Alarm i kuq në 25 qytete

June 30, 2026
Liderat i nxjerrin situatat dhe rrethanat e caktuara politike

Realiteti i ri politik shqiptar pas një muaji protestash

June 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In