• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shtim radarësh dhe gjoba elektronike, Xhafaj propozon Kod Rrugor më të ashpër

by A R
29/11/2017 14:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shoferët e makinave që gjobiten nga Policia Rrugore nuk do të kalojnë më në Komisione për t’u njohur me masën e gjobës dhe periudhën e pezullimit të patentës.

Ministria e Brendshme është duke hartuar propozime në Kodin Rrugor për sa i përket vendosjes së gjobave. Një fakt i tillë është konfirmuar edhe nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafa, i cili paralajmëroi heqjen e komisioneve të Policisë Rrugore. Report TV mëson se propozimet e reja kërkojnë të shmangin procedurat burokratike në komisione për shoferët.

Tashmë do të jenë policët rrugor që do të vendosin për masën e gjobës. Në momentin që një polic rrugor do konstatojë për shembull, shkeljen e Kodit Rrugor për semafor të kuq, atëherë shoferët nuk do kalojnë në komision, por do të jetë oficeri i policisë që do vendosë masën e gjobës, që është minimum 20 mijë lekë të reja, por edhe kohën e pezullimit të patentës.

Më pas shoferët nuk do të shkojnë më nëpër komisione, por mund të ankohen në Gjykatën Administrative. Sot Policët Rrugor nuk kanë të drejtë të vendosin gjoba më shumë se 5 mijë lekë të reja, ndërkohë që pezullimi i patentës u është hequr si e drejtë atyre dhe përcktohet nga komisionet.

Përveç heqjes së komisioneve për t’iu ardhur në ndihmë shoferëve, Ministria e Brendshme ka parashikuar që brenda vitit të ardhshëm të vendosen Radarë në të gjitha rrugët ku ndodhin më shumë aksidente. Sipas Ministrit të Brendshëm kjo do të bëhet duke blerë pajisje shtesë për Policinë Rrugore.

Ndërkohë është drejt përfundimit edhe procesi i gjobës elektronike. Kjo do të thotë se polici rrugor nuk do të presë më gjoba në letër, por do ta vendosë atë në një sisitem online, ndërkohë që shoferit do t’i printohet një letër elektronike për gjobën.

Të gjitha ndryshimet sipas Ministrisë së Brendshme pritet të konkretizohen në fillim të vitit të ardhshëm, por pika më e rëndësishmë që ka të bëjë me heqjen e komisioneve të Policisë Rrugore, do të kalojë nga Parlamenti, pasi duhet të miratohet nga ligjëvënsit. Deri në ndryshimet e Kodit Rrugor, shoferët do të vijojnë të shkojnë në Komisione për t’u njohur me masën e gjobës dhe kohën e pezullimit të patentës./Report tv

Next Post
FOTOLAJM/ Dhe thonë pastaj se nuk ka zot ky vend…

Monologu i Skënderbeut në passhpinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In