• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shteti, pengesa më e madhe për biznesin”- Tabaku: Ne propozojmë një sistem të drejtë fiskal që nuk favorizon askënd

by A R
18/02/2025 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka postuar një video në rrjetet e saj sociale duke ngritur shqetësimin mbi situatën ekonomike në vend.

Ajo ka akuzuar qeverinë se po drejton një ekonomi të komanduar që favorizon oligarkët dhe monopolistët, duke lënë jashtë loje sipërmarrësit e ndershëm dhe konkurrencën e lirë.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se bizneset shqiptare po përballen me barrën e rëndë të taksave dhe burokracisë, ndërsa shteti ka krijuar një sistem të privilegjuar për një grusht njerëzish.

“ Sot ekonomia është përqendruar në pak duar dhe shteti drejton praktikisht një ekonomi të komanduar. Nuk ka më ekonomi tregu, ” u shpreh ajo.

Deputetja demokrate prezantoi edhe disa nga pikat kyçe të programit ekonomik të Partisë Demokratike, duke nënvizuar nevojën për një kod fiskal të qartë dhe të qëndrueshëm, i cili do të ulë informalitetin dhe do të krijojë një sistem taksash të thjeshta dhe të barabarta për të gjithë.

“Ne propozojmë një taksë të sheshtë dhe një sistem të drejtë fiskal që nuk favorizon askënd në mënyrë të padrejtë. Përjashtimet fiskale janë kthyer në rregull dhe kanë krijuar monopole që vrasin konkurrencën. Duhet një sistem i ndershëm ku bizneset të kenë mundësi të barabarta për të konkurruar, ” shtoi Tabaku.

Ajo gjithashtu kërkoi një reformë derregulluese për të eliminuar burokracinë e tepërt që rëndon mbi bizneset shqiptare, duke theksuar se këto ndryshime janë jetike për zhvillimin ekonomik të vendit. “ Ekonomia shqiptare nuk duhet të jetë ekonomi e pakicës apo e privilegjeve, por një ekonomi që punon për të gjithë, ” përfundoi ajo.

Programi ekonomik i Partisë Demokratike parashikon masa konkrete për të rikthyer konkurrencën e ndershme dhe për të nxitur zhvillimin e sipërmarrjeve vendase, duke vendosur një fokus të veçantë në stimulimin e produkteve “Made in Albania” dhe krijimin e një mjedisi miqësor për investitorët vendas dhe të huaj.

Reagimi i plotë

Pengesa më e madhe sot për të bërë biznes është shteti. Ngarkesa më e madhe vjen nga shteti, jo vetëm për faktin që burokracia dhe taksat e larta rëndojnë mbi sipërmarrësit, por edhe sepse sot ekonomia është përqendruar në pak duar. Shteti po drejton praktikisht një ekonomi të komanduar, duke kufizuar konkurrencën dhe duke favorizuar monopole dhe oligopole.

Nuk ka më ekonomi tregu. Ndërkohë që sot sipërmarrja kërkon disa ndryshime themelore, të cilat janë të përfshira në programin ekonomik të Partisë Demokratike. Një prej tyre është miratimi i një kodi fiskal të qartë dhe të qëndrueshëm, një kushtetutë e taksave që përcakton rregulla të qarta për të ndihmuar jo vetëm investitorët e brendshëm, por edhe ata të huaj. Propozimi ynë për një taksë të sheshtë dhe të thjeshtë synon të ulë informalitetin dhe të stimulojë rritjen ekonomike.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm është vendosja e rregullave të ndershme duke eliminuar të gjitha përjashtimet fiskale. Sot, përjashtimet nga rregulli janë kthyer në rregull, duke favorizuar sektorë të caktuar dhe duke krijuar monopole e oligopole që vrasin konkurrencën e lirë.

Programi ynë parashikon gjithashtu një reformë derregulluese për të lehtësuar ngarkesën mbi bizneset, duke eliminuar burokracinë e tepërt, e cila sot u kushton sipërmarrësve kohë, para dhe mund. Këto janë masa të domosdoshme për ta vendosur ekonominë shqiptare në shina të qëndrueshme dhe për t’i dhënë asaj frymëmarrjen e nevojshme.

Ekonomia shqiptare nuk mund të jetë ekonomi e pakicës apo e privilegjeve. Ajo duhet të jetë një ekonomi që punon për të gjithë njësoj, duke krijuar mundësi të barabarta për çdo qytetar dhe duke stimuluar meritokracinë edhe në biznes.

Next Post
YJET E TEKNOLOGJISË DHE INOVACIONIT

YJET E TEKNOLOGJISË DHE INOVACIONIT

Comments 1

  1. L.Xh says:
    11 months ago

    Kaq mllef, një tironce ?
    Paska shkallu goca tabakve.
    Paska rrëshqit.

    Reply

Leave a Reply to L.Xh Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtohen automjetet në qarkullim: Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina

Nga sot fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme

January 1, 2026
Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

January 1, 2026
U shpall klinikisht i vdekur/ Familja e 44-vjeçarit merr vendimin e guximshëm, dhuron organet në Ditën e Vitit të Ri

U shpall klinikisht i vdekur/ Familja e 44-vjeçarit merr vendimin e guximshëm, dhuron organet në Ditën e Vitit të Ri

January 1, 2026
Kosovë, rifillon procesi i numërimit të votave për kandidatët

Kosovë, rifillon procesi i numërimit të votave për kandidatët

January 1, 2026
Ç’presim nga viti ekonomik 2026?

Ç’presim nga viti ekonomik 2026?

January 1, 2026
Plasin debatet mes vajzave në shtëpinë e BBV: Mendon se je kokrra e yllit? Ti nuk lahesh pas..

Plasin debatet mes vajzave në shtëpinë e BBV: Mendon se je kokrra e yllit? Ti nuk lahesh pas..

January 1, 2026
“Viti 2026 mund të thyejë rekordet e ngrohjes globale”, ky është paralajmërimi që bëjnë shkencëtarët

“Viti 2026 mund të thyejë rekordet e ngrohjes globale”, ky është paralajmërimi që bëjnë shkencëtarët

January 1, 2026
“Vajza e motrës sime ka parë njerëz të djegur”/ Dëshmitarja flet për tragjedinë në Zvicër: Ka djem e vajza që nuk janë gjetur!

“Vajza e motrës sime ka parë njerëz të djegur”/ Dëshmitarja flet për tragjedinë në Zvicër: Ka djem e vajza që nuk janë gjetur!

January 1, 2026
Amnistia e fundvitit/ Ministri Lamallari zbulon kriteret dhe kush janë të burgosurit që do të lirohen (VIDEO)

Amnistia e fundvitit/ Ministri Lamallari zbulon kriteret dhe kush janë të burgosurit që do të lirohen (VIDEO)

January 1, 2026
Autoboti bllokoi rrugën, hapet pas dy ditësh pika kufitare e Qafë-Thanës

Autoboti bllokoi rrugën, hapet pas dy ditësh pika kufitare e Qafë-Thanës

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com