• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Shtetet amerikane konfirmojnë se sistemi i votimit u sulmua nga rusët

by Java News
23/09/2017 17:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria amerikane mbrëmë i ka njoftuar 21 shtete se sistemi i tyre votues ishte sulmuar nga hakerët gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit të kaluar, ndërsa disa shtete, ku gara ishte shumë e paqartë, thanë se hakerët ishin të lidhur me qeverinë e Rusisë. Uiskonsin, Ohajo, Kolorado dhe Minesota, ku kandidatja demokrate, Hillary Clinton, ka humbur në disa raste vetëm për pak mijëra vota ndaj kandidatit të atëhershëm republikan, Donald Trump, ishin në mesin e shteteve që i fajësojnë hakerët rusë.

Agjencia AP ka raportuar se shtetet e tjera, si Florida, Pensilvania dhe Virxhinia, po ashtu, ishin në shënjestër të hakerëve. Alabama dhe shteti i Uashingtonit, që janë në mesin e shumicës së 21 shteteve ku kishin ndërhyrë hakerët, po ashtu kanë thënë se ishin sulmuar nga rusët.

Sipas shteteve dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara, asnjëri prej rasteve të përpjekjeve të hakerëve nuk kishte pasur sukses në depërtimin në sistemin votues ose në sigurimin e informacioneve të ndjeshme për votuesit, që do të thotë se përpjekjet e hakerëve asnjëherë nuk kishin arritur në pikën, në të cilën ata do të kishin ndikim në rezultatin e zgjedhjeve.

“Mbetet se nuk ka dëshmi se rusët e kanë ndryshuar një votë ose e kanë ndryshuar një regjistrim”, tha Judd Choate, president i Asociacionit Kombëtar të Drejtorëve të Zgjedhjeve Shtetërore të Shteteve të Bashkuara.

Rusia i ka hedhur poshtë akuzat se ka pasur çfarëdo përpjekjeje për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane, ndërsa ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se “askush ende nuk ka paraqitur një fakt të vetëm ndokund”, që i mbështet akuzat për përzierje.

Departamenti i sigurisë së brendshme të Shteteve të Bashkuara publikisht nuk ka thënë se kush ishin hakerët. Por, administratori i Komisionit Zgjedhor në Uiskonsin, Michael Haas, tha se departamenti u ka thënë shteteve privatisht se “aktorët kibernetikë të qeverisë ruse” i kishin marrë në shënjestër sistemet e regjistrimit.

Zoti Haas tha se i ishte thënë se qeveria ruse i kishte testuar sistemet zgjedhore për dobësi eventuale, me shpresë se do të arrinte të kishte qasje në bazën e regjistrimit, por nuk kishte pasur sukses.

Uiskonsin ishte njëri prej pak shteteve në pjesën veriore të Shteteve të Bashkuara, që i ka ndihmuar Donald Trumpit për ta fituar presidencën, meqë i kishte pasur 22,748 vota më tepër ose afro 0.8%.

Sipas Departamentit për siguri të brendshme, në shumicën prej 21 shteteve, në njoftimet për përpjekje për sulm kibernetik, thuhet se kishin monitoruar vetëm “aktivitet paraprak” nga hakerët. Vetëm në një numër të vogël të rrjeteve kishin “depërtuar” hakerët.

Vetëm shteti Ilinois kishte raportuar se hakerët me sukses kishin depërtuar në sistemin e votimit të tij. Një zëdhënës i sekretarit të shtetit në shtetin Konektikat, tha se sulmuesit kibernetikë rusë ishin zbuluar dhe bllokuar. Sekretari i shtetit Kolorado, Ëayne Ëilliams, tha se Departamenti i sigurisë së brendshme i kishte thënë shtetit të tij se sistemet ishin skenuar disa javë para zgjedhjeve të vitit të kaluar.

Sekretari i shtetit i Minesotës, Steve Simon, tha se entitetet me urdhër të qeverisë së Rusisë i kishin skenuar pikët e dobëta të sistemit shtetëror, por nuk kishin arritur të depërtonin.

Zyrtari më i lartë zgjedhor në Uashington, Kim Ëyman, tha se shteti kishte mësuar për përpjekjet për depërtim nga adresat në Internet vitin e kaluar, dhe menjëherë e kishin njoftuar agjencinë FBI.

Arizona dhe Ilinoisi, po ashtu, kanë thënë se hakerët e kishin sulmuar sistemin e tyre të regjistrimit të votave.

Sekretari i shtetit i Kalifornisë, Alex Padilla, tha se është i pakënaqur se departamentit i ishte dashur shumë kohë e gjatë për t’i lajmëruar shtetet se sistemi i tyre i votimit u ishte nënshtruar sulmeve kinbernetike.

“Është krejtësisht e papranueshme që Departamentit për siguri të brendshme i është dashur më tepër se një vit për ta informaur zyrën tonë për skenimin nga ana e rusëve të sistemeve tona, përkundër kërkesave tona të përsëritura për informacion”, tha Padilla dhe ka shtuar sekjo është “e dëmshme për sigurinë e zgjedhjeve tona dhe për demokracinë tonë”.

Një hulumtues special i Shteteve të Bashkuara dhe disa komitete të Kongresit të Shteteve të Bashkuara po zhvillojnë hetime për atë se nëse Rusia ishte përpjekur të ndërhynte në zgjedhje ose kishte bërë marrëveshje të fshehtë me fushatën e Donald Trumpit, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
I nguli thikën pas shpine të dashurit, arrestohet e reja që grabiste me uniformë policie

SHKODER/ Xhaxhai vrasës e vrau nipin pse nuk i fliste! Fjalët e fundit para se të qëllonte me thikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In