• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

SHKODER/ Xhaxhai vrasës e vrau nipin pse nuk i fliste! Fjalët e fundit para se të qëllonte me thikë

by Java News
23/09/2017 17:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen të tjera detaje nga krimi i rëndë brenda familjes që tronditi Shkodrën sot. 62-vjeçari Bujar Kuçi raportohet se ka qëlluar me thikë 33-vjeçarin Mirsad Kuçi, në gjendje të dehur. Autori thuhet se banonte në një banesë që ndante të njëjtin oborr me shtëpinë e nipit, 3 katëshe.

“Pse nuk më flet?”. Me këto fjalë i është drejtuar autori nipit kur e ka gjetur në oborr, pasi këta të fundit raportohet se kishin kohë që nuk flisnin.

Nipi është larguar duke mos folur por autori ka vijuar duke e fyer dhe me një thikë në dorë e ka qëlluar pas krahëve dhe më pas në gjoks, e kjo e fundit ka rezultuar goditje fatale për 33-vjeçarin, i cili ishte edhe baba i dy fëmijëve të mitur.

Ai ka humbur jetën rrugës duke u transportuar për në spital për shkak të gjakderdhjes.

62-vjeçari njihej si person që debatonte shpesh. Kanë qenë familjarët e viktimës që kanë njoftuar forcat e rendit pasi e kanë parë të shtrirë në oborr të riun. Autori pas krimit ka pritur policinë brenda banesës ku edhe është prangosur, shkruan panorama.

Krimi brenda familjes në Shkodër, policia jep të dhënat e para

Policia e Shkodrës ka dhënë edhe detajet e para në një informacion paraprak lidhur me krimin brenda familjes që tronditi Shkodrën sot, ku xhaxhai vrau me thikë nipin e tij.

mirsad4

Njoftimi:

Më datë 23.09.2017, rreth orës 15:50, ka ardhur nje telefonatë në sallën operative se në lagjen Vojo Kushi, Shkodër në afërsi të teatrit “Migjeni” pas një konflikti familjar, xhaxhai ka goditur me mjet prerës nipin i tij.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar se shtetasi Bujar Kuçi, vjeç 62, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. K. vjeç 33, i cili si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen.

Falë veprimeve të shpejta të Policisë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit.

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Next Post
Ja juria që do të vendosë për futbollistin më të mirë në botë

Ja juria që do të vendosë për futbollistin më të mirë në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com