• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shtetësitë në shitje, sa shiten pasaportat në vende të ndryshme të botës

by Java News
09/04/2018 18:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa vende u mbyllin derën në fytyrë të huajve që janë në kërkim të punës dhe kushteve më të mira të jetesës. Në vende të tjera, kufiri hapet në mënyrë selektive për ata që janë  në gjendje të investojnë. Shtetësitë janë në shitje. Ka vende që i bëjnë të dyja njëkohësisht.

Është rasti i SHBA-ve, ku Trump planifikon të ndërtojë mure dhe të forcojë kufijtë, ka në gatishmëri Gardën Kombëtare dhe ka shtrënguar rregulloret për kontratat e punës për të huajt nën kategorinë H-1B.

Por nga ana tjetër, nuk i ndryshon asgjë programit EB-5, i cili lejon çdo vit 110 mijë të huaj të pasur të “blejnë” të drejtën për t’u bërë qytetarë të SHBA-ve.

Dritë jeshile oligarkëve rusë dhe pasanikëve të Kinës

I rregulluar nga Akti mbi Emigracionin i vitit 1990, ky program është i përshtatshëm për ata që investojnë minimalisht 500 mijë dollarë në SHBA dhe krijojnë të paktën 10 vende pune. Në këmbim të kësaj, investitori dhe familja e tij marrin Green Card, që u lejon të jetojnë në SHBA për 2 vjet. Nëse arrijnë objektivat, pas 10 vitesh, ata marrin në dorë pasaportën amerikane.

I shfrytëzuar sidomos nga oligarkët rusë dhe pasanikët e Kinës, ky program është konsideruar i rrezikshëm nga disa senatorë republikanë që kanë kërkuar rishikimin e tij, me argumentin se ka lënë vend për abuzime.

Sa kushton pasaporta e Karaibeve?

Më pak kokëçarje dhe para duhen për t’u bërë qytetarë të disa republikave të Karaibeve, si Republika Domenikane, Antigua, Barbuda apo Federata e Shën Kristoferit dhe Nevisit. Këtu shitja e shtetësisë justifikohet me nevojën për të riparuar dëmet e shkaktuara nga uraganet.

Tarifa e Antiguas është 100 mijë dollarë që derdhen në fondin e qeverisë. Grenada të jep nënshtetësinë për 200 mijë dollarë, ndërsa Federata e Shën Kristoferit dhe Nevisit të bën qytetar të saj për 150 mijë dollarë, pasi pasaporta e saj leojn udhëtimin pa viza në BE.

Kush janë “gjuetarët” e pasaportave?

Europa mbetet destinacioni më i madh. Por kush janë ata që e kërkojnë një pasaportë europiane? Kryesisht ata që jetojnë në vende që i kanë limituar udhëtimet e qytetarëve të tyre, si Kina, Rusia dhe vende të Lindjes së Mesme. Më pas vijnë të interesuarit nga bota e krimit: narkotrafikantë, evazorë fiskalë, njerëz që pastrojnë para; apo edhe revolucionarë.

Vendin e parë si pasaporta më e dëshiruar e mban ajo e Gjermanisë, që të lejon udhëtimin pa vizë në 176 vende. Por Berlini nuk bën pazare të tilla. Pasaportë tjetër që gëzon pothuajse të njëjtat benefite është ajo e Austrisë. Ajo u jepet të huajve që kanë investuar shifra të mëdha parash apo kanë realizuar diçka me vlerë madhore për vendin. Me pak fjalë, një privilegj që u takon pak njerëzve.

Edhe Portugalia e jep pasaportën e saj me kushte: duhet të blesh atje një shtëpi me vlerë 500 000 euro e sipër. Kjo të jep lejen e qëndrimit, ndërsa pas 6 vitesh bëhesh portugez nëse banon jo më pak se 7 ditë në vit në shtëpinë e blerë.

Në Greqi, duhen vetëm 250 mijë euro, por për pasaportën duhet pritur 10 vjet.

Qipro dhe Malta, “vrimat e zeza” të Europës

Për këdo që do të përfitojë një pasaportë europiane, për të përfituar nga lehtësirat që vijnë prej saj, mundësia më e mirë janë ofertat që vijnë nga Qipro. Ky vend ka krijuar mundësinë e shtetësisë me pagesë në vitin 2012, kur u gjet në prag të falimentit. Për të shpëtuar financat e saj, Qipro vendosi të hapte kufijtë duke fiksuar një çmim shumë të lartë për hyrjen: 10 milionë euro.

As oligarkët rusë nuk e pranuan një ofertë të tillë. Kështu, Qipro u detyrua ta ulte çmimin në 2 milionë, që mund të pranohen si investim në prona të patundshme. Është një shumë e madhe, por në këmbim merr brenda 3 muajsh pasaportë europiane për veten dhe familjen. Dhe pas 3 vitesh mund të rikuperohen (ose të pastrohen) një pjesë e madhe e këtyre parave, sepse investimi zbret në 500 000 euro.

Një histori të ngjashme ka Malta. Në vitin 2013, vendi ndodhej në krizë dhe Parlamenti vendosi shitjen e nënshtetësisë: 650 mijë euro për emigrantët investitorë, 50 mijë për gratë e tyre dhe nga 50 mijë të tjera për çdo fëmijë.

Koha e pritjes, 1 vit. Qëllimi ishte tërheqja e pasanikëve rusë, azerë, kinezë dhe atyre nga Lindja e Mesme. Por numri i pasaportave të përfituara në këtë mënyrë mbetet sekret shtetëror.  Malta është një nga vendet më të pasura në Europë dhe nuk pret emigrantët që mbërrijnë me anije nga zonat e luftës.

Qipro në vitin 2016 arkëtoi 4 miliardë dollarë nga shitja e 2 mijë pasaportave: gjysma u blenë nga rusët, pjesa tjetër nga kinezët dhe nga njerëz që mbërritën nga Lindja e Mesme.

Të dyja këto vende kanë lehtësira tatimore dhe njëfarë mjegullnaje fiskale (nuk ka asnjë rast të sinjalizimit të ndonjë veprimi të dyshimtë në bankat e tyre). Kush blen “vizën e artë” nuk ka detyrimin të deklarojë burimin e të ardhurave, të krijojë vende pune dhe aq më pak të banojë atje. Duke u bërë qytetar europian në këtë mënyrë, kushdo mund të jetojnë në vende si Italia, Franca apo Gjermania.

Përgatiti: Gazmira Sokoli

Next Post
Komisioni Europian i jep Veliajt çmimin “Kryebashkiaku më miqësor ndaj komunitetit rom”

Komisioni Europian i jep Veliajt çmimin “Kryebashkiaku më miqësor ndaj komunitetit rom”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

March 24, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla: Mos na qani hallet për afatet! “Shqipëria 2030” mision i Ramës dhe PS

March 24, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

PD bie sërish në sondazhe, Frrok Çupi: Shqiptarët janë të lodhur nga dhuna!

March 24, 2026
130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV

130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV

March 24, 2026
Si po e çan Irani mbrojtjen e Izraelit me raketa të pamundura për t’u ndalur

Si po e çan Irani mbrojtjen e Izraelit me raketa të pamundura për t’u ndalur

March 24, 2026
Berisha njofton protestën e ardhshme: Rama nuk do të vërë kurrë nën kontroll vullnetin e shqiptarëve

Berisha njofton protestën e ardhshme: Rama nuk do të vërë kurrë nën kontroll vullnetin e shqiptarëve

March 24, 2026
Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, dënohet me burg përjetë Altin Hajri

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, dënohet me burg përjetë Altin Hajri

March 24, 2026
Berisha konfirmon Metën në listat e mbyllura: Do të jetë deputet i sigurt!

Berisha uron Ilir Metën për ditëlindje: Rama çonte Ergys Agasin që t’i shponte shishet e ujit

March 24, 2026
U largua me anije pa njoftuar autoritetet në Durrës, procedohet kapiteni turk

U largua me anije pa njoftuar autoritetet në Durrës, procedohet kapiteni turk

March 24, 2026
Shkoi në SPAK për “21 Janarin”, xhaxhai i Aleks Nikës zbulon çfarë i tha Klodian Braho

Shkoi në SPAK për “21 Janarin”, xhaxhai i Aleks Nikës zbulon çfarë i tha Klodian Braho

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In