• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Komisioni Europian i jep Veliajt çmimin “Kryebashkiaku më miqësor ndaj komunitetit rom”

by Java News
09/04/2018 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e parë të punës si Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj e nisi duke u kujdesur për banorët e komunitetit rom që jetonin në mes të katër rrugëve pranë Pallatit me Shigjeta. Ndërsa, në dy vitet e para si kryetar i Bashkisë së Tiranës, me ndihmën edhe të donatorëve të ndryshëm, ai i dha zgjidhje afatgjatë strehimit për pjesën dërrmuese të komunitetit rom që jeton në Tiranë, duke u ndërtuar banesat.

Kjo është arsyeja pse në Javën e Romëve, Komisioni Europian i dha kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, çmimin “Kryebashkiaku më miqësor me komunitetin rom”. Një çmim i cili iu dorëzua sot në Bruksel, gjatë një ceremonie të posaçme të organizuar në Parlamentin Europian, nga Drejtoria e Përgjithshme për Negocimet e Fqinjësisë dhe Zgjerimit në Komisionin Europian dhe Rrjeti i Organizatave Europiane për Romët.

Kryebashkiaku Veliaj falenderoi Komisionin Europian për vlerësimin dhe theksoi se ky çmim shkon për gjithë qytetarët e Tiranës, që janë treguar të hapur në trajtimin e kësaj çështje.

“Jam shumë i lumtur që Tirana sot krenohet si kryeqyteti më miqësor me Komunitetin Rom. Është mënyra më e mirë për të shpërblyer punën e të gjithë atyre që kanë punuar për të zgjidhur disa tema shumë të rëndësishme në qytetin tonë, duke filluar nga çështja e strehimit për komunitetin rom te “Bregu i Lumit”, te Liqeni Artificial apo në zonën e Shkozës. Sot, përtej histerisë, familjet rome janë sistemuar në vende shumë më komode, për të vijuar më pas me arsimimin e fëmijëve, shërbimin e shëndetësisë apo ndihmën ekonomike. Jam krenar për të gjithë qytetarët e Tiranës që janë të emancipuar, që janë mendjehapur, që e kuptojnë se, nëse si qytetarë, nuk pranojmë ata që janë pak më ndryshe nga ne, s’mund të presim që Bashkimi Europian të na pranojë ne shqiptarët”, tha kryebashkiaku pas marrjes së çmimit.

Ai shtoi se kjo sjellje ndaj këtij komuniteti e bën jo vetëm Tiranën, por gjithë vendin më perëndimor dhe e sjell atë më afër Bashkimit Europian. “Duke dhënë shembullin se si sillemi si europianë brenda Shqipërisë dhe brenda Tiranës, patjetër që kemi gojë të kërkojmë që të avancojmë në rrugën tonë drejt Bashkimit Europian tani, me statusin e kandidatit, që përkthehet në “fillim të negociatave për anëtarësim”, u shpreh Veliaj.

Duke theksuar se komuniteti rom sot në Tiranë ka jo vetëm kushte më të mira jetese, por edhe më shumë mundësi për t’u arsimuar dhe për t’u integruar në shoqëri, Veliaj shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që kanë kontribuar.

“Dua të falenderoj të gjithë ata kolegë, edhe nga komuniteti ndërkombëtar, duke filluar nga kryeministria, qeveria, amabasada jonë këtu në Bruksel dhe gjithë rrjeti i njerëzve që bënë të mundur këtë histori suksesi. Ne do të vazhdojmë në këtë rrugë edhe për komunitete më të vogla rome, që kanë nevojë për ndihmën tonë, por mbi të gjitha, për të theksuar që Tirana është sot një nga qytetet më europiane në Ballkan. Marrja e këtij çmimi nga Parlamenti Europian dhe Komisioni Europian, si qyteti më miqësor për romët, jo vetëm na mbush me krenari, por edhe na frymëzon për të vazhduar më tej në këtë fushë të madhe të emancipimit, që të gjithë kemi nevojë”, tha Veliaj.

Ceremonia e shpërndarjes së çmimit “Kryebashkiaku më miqësor ndaj komunitetit rom” u organizua nga eurodeputetja, Soraya Post, Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Christian Danielsson dhe Rrjeti i Organizatave Europiane për Romët, në përfundim të fushatës “Iniciativa e Përbashkët për Fuqizimin e Shoqërisë Civile të Romëve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”.

Fushata synon forcimin e përfshirjes së komuniteteve rome në vendimmarrjen vendore dhe kombëtare për të ndikuar në politikat mbi integrimin e romëve, përfshirjen sociale, mosdiskriminimin, dialogun ndëretnik, zhvillimin socio-ekonomik dhe të drejtat e qytetarëve. /ma.me

Next Post
Shqipëria importon shumë peshk edhe…nga Kosova dhe Maqedonia!

Lezhë/ Humb jetën një 32 vjeçar, e zë korrenti teksa gjuante peshk

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mediu po kërkon që të blejë pafajësinë!”/ Beqiri: Gërdeci është porta që do “gllabërojë” Berishën! Të dënohen përjetë, SPAK po luan me hetimet

“Mediu po kërkon që të blejë pafajësinë!”/ Beqiri: Gërdeci është porta që do “gllabërojë” Berishën! Të dënohen përjetë, SPAK po luan me hetimet

October 31, 2026
VIDEO/ Përplasje dhe tensione mes dy kampeve, deputetët e PD afrohen pranë Ministrisë, studentët kërkojnë që të largohen: Rama në burg, Berisha në burg! (FOTO)

VIDEO/ Përplasje dhe tensione mes dy kampeve, deputetët e PD afrohen pranë Ministrisë, studentët kërkojnë që të largohen: Rama në burg, Berisha në burg! (FOTO)

October 31, 2026
Sulm në një qendër strehimi emigrantësh në Irlandë, një viktimë dhe një i plagosur! Autori në pranga

Sulm në një qendër strehimi emigrantësh në Irlandë, një viktimë dhe një i plagosur! Autori në pranga

October 31, 2026
VIDEO-LAJM/ “Me studentët…”- Perla e Berishës, publikon Sali Lushën dhe militantët e tij si “të rinj”!

VIDEO-LAJM/ “Me studentët…”- Perla e Berishës, publikon Sali Lushën dhe militantët e tij si “të rinj”!

October 31, 2026
Pamjet me dron nga lart/ Protesta kombëtare e PD, vetëm një grup militantësh para Kryeministrisë! Berisha mungoi përsëri

Pamjet me dron nga lart/ Protesta kombëtare e PD, vetëm një grup militantësh para Kryeministrisë! Berisha mungoi përsëri

October 31, 2026
Protesta/ PD zhvendoset nga Kryeministria te Ministria e Arsimit, Noka: Qorri dhe komunistët e tij i shërbejnë Ramës, “Kalë Troje”! Disa u shitën si derrat…

Protesta/ PD zhvendoset nga Kryeministria te Ministria e Arsimit, Noka: Qorri dhe komunistët e tij i shërbejnë Ramës, “Kalë Troje”! Disa u shitën si derrat…

October 31, 2026
Gërmimet arkeologjike në Apoloni, ministri Gonxhja: Zbulimet na ndihmojnë të njohim më mirë pasurinë tonë antike!

Gërmimet arkeologjike në Apoloni, ministri Gonxhja: Zbulimet na ndihmojnë të njohim më mirë pasurinë tonë antike!

October 31, 2026
Bursat e studentëve ekselentë shtohen mbi 1 miliard lekë! Rritet në 25 mijë lekë bursa për 16 mijë studentë në nevojë

Bursat e studentëve ekselentë shtohen mbi 1 miliard lekë! Rritet në 25 mijë lekë bursa për 16 mijë studentë në nevojë

October 31, 2026
Risia në kampionatin spanjoll, edhe arbitrat e La Liga do të flasin për median pas ndeshjeve!

Risia në kampionatin spanjoll, edhe arbitrat e La Liga do të flasin për median pas ndeshjeve!

October 31, 2026
Policia nuk i lejon të kalojnë, Këlliçi dhe Blushi përplasen me efektivët te Kryeministria dhe i fyejnë: Hiqe dorën, plehrë…!

Policia nuk i lejon të kalojnë, Këlliçi dhe Blushi përplasen me efektivët te Kryeministria dhe i fyejnë: Hiqe dorën, plehrë…!

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In