• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shtet pa rrush

by Edison Ypi
28/01/2025 15:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

Skënderbeu mblodhi princër e kontër, por nuk bëri dot shtet.

Erdhi turku, vrau, preu, dogji, s’la gjë pa rrënuar me themel. Pesë shekuj rrjesht, me nga një postoblllok me tre turq e dy shqiptarë në çdo qytet, mblodhi taksa e mobilizoi nizamë për tua tretur kockat në Jemen e tjetërkund.

Asgjë më tepër. Turku s’bëri shtet.

Shtet me shqiptarë me mënyrën e vet, por pa asnjë sukses, s’bëri dot as gjakatari Ali Pashë.

E ngriti dhe e valaviti Ismail Beu flamurin e Skënderbeut mbi bajonetën e austriakut. S’qe keq. Por zgjati pak.

Kongresi i Lushnjes e nisi shtetin serioz, por tepër i brishtë.

Ahmet Zogu, edhe më mirë, edhe më thellë, por Historia s’desh.

Diktatori komunist hodhi në humnerë gjithçka nga Skënderbeu e tëhu.

Shtetin e pas ’90-ës na e mbytën me trafiqe, piramida, regjionalizëm, mercenarizëm, klientelizëm, spiunat dhe hajdutët e panginjur gjoja demokratë.

Amerika, NATO, perëndimi, na falën një shtet të dytë, Kosovën, atë që me duart tona po e mbysim në djep.
Pra shtete me hamamet e Turqisë, therjet e Pashait, bajonetat e Austrisë, ndërtimet e Italisë, viktimat e Diktatorit, bombat e NATO-s, shtete që na i kanë pikturuar të tjerë, kemi pas’, dhe kemi. Por shtet për së mbari asnjë.

Shtetet që kemi pasur ishin shtete të vjedhura, të xhvatura, të kalbura, shtete të bëra shumë herë synet, shtete nga syneti në synet, shtete të katandisura në shtete pa rrush. Shtet të vërtetë s’kemi pasur kurrë.

Ta bëjmë një shtet për së mbari, një shtet si dimë vetë, shtet që ta gëzojmë apo ta vuajmë vetë.

Pse jo shtetin e Baba Mondit.

Po, por hajdutët, xhvatësit, spiunat, ata që hodhën në erë kisha e xhamia, segmentet e islamizmit politik me agenda të fshehta, me plane B e C e D nën mëngë: ata qurranjosët e paguar pes lek, një farë haraçi këta për ato 500 vjet kur zgjedhën e përgatitëm me duart tona e do i kemi gjatë mbi kurriz, plus minoritarë grekë të shpërblyer, arumunë që llafosen për hesap të Greqisë, turlisoj sllavësh kontinentalë që presin gojëhar llokmën e rradhës, e të tjerë e të tjerë halabakë dalë nga gjirizat e historisë, turlilloj bushtrash dhe zagarësh shndrruar bedas në analista e statista të shquar, llumi i kazanit nuk duan shtet të shenjtë, nuk duan shtet të Baba Mondit, duan shtet për ta bërë synet, shtet pa rrush.

Më tha një hoxhë një herë: Ska më të poshtër se bektashizmi dhe bektashinjtë. Është në Kuran, shtoi hoxha, ska më të rrezikshme se ajo që ngjan.

E kishte llafin hoxha, për, sipas tij, “bektashizmin e rrezikshëm” sepse ngjan me “muslimanizmin e urtë”. Hapu dhe’.

Më mbetën në mendje fjalët e hoxhës. Por thuaj shyqyr që s’ka asnjë shenjë se, nga besimtarët modestë deri te baballarët e teqeve, bektashinjtë të urrejnë hoxhallarët e xhamive, apo viceversa.

Shteti bektashi është i mundshëm, i realizueshëm, i thjeshtë, aspak i rrezikshëm, për askend në botë. Por s’duan tersët.

S’ka terren për shtet tjetër, thonë biçimsëzët.

Sipas shakaxhinjve të gjeopolitikës për të cilët shteti nuk është asgjë tjetër veçse dash për tu bërë synet, i bie që shtetet e reja të bëhen në Hënë ose në Mars.

Kot e kanë krasitësit e rrushit të shtetit. S’kanë për të pas’ asnjë sukses.
Të rinjtë, për shembull, s’dun me dit’ për rërat e Arabisë as hamamet e Anadollit. Për ‘ta, Meka është Silicon Valley, inteligjenca artificiale, vajtja në planete të të tjera.
Akrobatët e cirkut të tv-banaqeve s’kanë asnjë mundësi, as teorike as praktike, për ta xhvatur, për ta kafshuar, për të bërë synet shtetin e Baba Mondit.
Se do banakieri i shitur, por s’e lë Baba Mondi t’ja bëjë synet shtetin.
Baba Mondi synet do i bëjë, dhe pa rrush do i lërë rrugaçët, para se banditat t’ja bëjnë synet shtetin.
Baba Mondi nuk do marri në dorë brisk e gërshërë t’i bëjë vetë synet mafjozët. Për të bërë synet jezitët, Baba Mondi do ketë berberë të shkolluar që e njohin mirë zanatin e synetllëkut për të mos i lejuar ta cënojnë shenjtërinë e shtetit të Baba Mondit.
Të zgjohemi nga gjumi. Lam’ nam duke fjetur me shekuj. Ta bëjmë më së fundi diçka të hajrit, diçka të dobishme, diçka që mbetet. Ta bëjmë një shkundje, një diversifikim, diçka të ndryshme, pse jo dhe të skajshme, po deshe edhe të rrezikshme. Veç të lëvizim nga pika e vdekur ku kemi mbetur, ku po sillemi si kali në lëmë me shekuj. Të mos na marrin për budallenj që lindëm e vdiqëm, s’bëmë asnjë luftë, u rrudhëm, u ngushtum si territor, u paksuam në numur, dhe veçse u mburrëm, nga mjegullat e kohës e deri sot. Sidomos sot. Kur nga çasti në çast bota pritet të shpërthejë. Rrezikojmë të mos na mbetet asnjë gjurmë. Sikur nuk ekzistuam kurrë. Ta bëjmë pra një shtet. Jo një shtet që bëhet kollaj synet, dhe mbetet shtet pa rrush. Por një shtet të vërtetë, një shtet të shenjtë, një shtet me rrush, një shtet që nuk të lë ta bësh, por të bën, synet.

Next Post
Ilir Binaj emërohet drejtor i ri te “Tatimet”

Deklarata e statusit personal, Tatimet: Detyrim për çdo të punësuar

Comments 2

  1. L.Xh says:
    2 years ago

    Patjetër të bëjmë shtet, me Erlën e Mëhillajve në qeveri, me Salinë e Shiqeres kryekëshlltar dhe kryefinacues, pastaj të tjerat, bëjë ti si të duash, ndaç të vijnë erë kolonje, ndaç erë zgërbonje, por gjithmonë e gjithmonë, duhet ndonjë salillëk në mes sa për mos t’na marrë mësysh bota.

    Reply
  2. Kici Minga says:
    2 years ago

    Deri sa në këtë shtet, ka njerëz loqe, që këtej shajnë Salinë dhe këtej Erlën lëpijnë, patjetër ky shtet do të jetë pa koqe.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Andrew kundërshton në gjykatë kontrollet e policisë pas arrestimit për çështjen Epstein

Andrew kundërshton në gjykatë kontrollet e policisë pas arrestimit për çështjen Epstein

October 5, 2026
Braçe dhe Sinaj kundër hartës së re territoriale, debate në Grupin Parlamentar të PS

Braçe dhe Sinaj kundër hartës së re territoriale, debate në Grupin Parlamentar të PS

October 5, 2026
Zgjerimi i Bashkimit Europian në kohë lufte dhe pasigurie

Zgjerimi i Bashkimit Europian në kohë lufte dhe pasigurie

October 5, 2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

Miku gjerman që erdhi t’u diktonte shqiptarëve demokracinë tjetër

October 5, 2026
Krishtlindjet, Begaj nga Katedralja Ngjallja e Krishtit: Kjo ditë duhet të na bëjë të duam më shumë njëri-tjetrin! Të ndihmojmë më të dobëtit!

Begaj mesazh magjistratëve të rinj: Profesioni kërkon integritet dhe përgjegjësi!

October 5, 2026
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

Shkolla e Magjistraturës, Sadushi: Pavarësia e gjyqtarit nuk është privilegj, por garanci e qytetarit

October 5, 2026
Berisha: Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni kanë nisur të flasin se e kanë kuptuar se Rama i ka shitur

Berisha: Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni kanë nisur të flasin se e kanë kuptuar se Rama i ka shitur

October 5, 2026
SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për Aeroportin e Vlorës

SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për Aeroportin e Vlorës

October 5, 2026
Berisha në SPAK: I thashë Dumani se është Altin Gjoka Troplini Hajri! Armik i pluralizmit dhe…

Berisha në SPAK: I thashë Dumani se është Altin Gjoka Troplini Hajri! Armik i pluralizmit dhe…

October 5, 2026
“Shtojmë zyrat e Ndihmës Juridike”, Gogu: Drejtësia duhet të matet me rezultatin që merr qytetari

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Gogu: Lufta kundër korrupsionit mbetet e panegociueshme

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com