• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shtëpia u dëmtua nga tërmeti/ Nata e Kadrit e gjen familjen në Kombinat në banesën e re (FOTO)

by Ardit Rada
19/05/2020 15:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nata e Kadrit, një ndër netët e bekuara të muajit të Ramazanit, e gjen familjen e Ismail dhe Qamile Xhametës në Kombinat në banesën e tyre të re. Siç pati premtuar menjëherë pas tërmetit të 21 shtatorit, kryebashkiaku Veliaj i dorëzoi sot kryefamiljarit çelësat e shtëpisë,e rindërtuar në kohë rekord mbi rrënojat e së vjetrës të dëmtuar nga tërmeti.

“Ditën që u prish shtëpia, edhe gjyshi, edhe nënë Qamilja, qanë. Kishin shumë kujtime aty, në atë shtëpi të amortizuar nga tërmeti, e cila s’mbante më, ra me prekjen e parë. Sot qamë për herë të dytë. Por, këto ishin lot gëzimi për shtëpinë e re, më moderne, me të gjitha kushtet, me ndriçim LED, termoizolim, banjo, dushe, me kuzhinë e dhomë pritjeje të re. Sot është gëzimi i dytë dhe këto janë lotë gëzimi”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se sikurse shtëpitë e vjetra treguan se nuk i rezistuan kohës, edhe godina e Teatrit Kombëtar do të bëhet e re. “E fola pak edhe me nënë Qamilen, se historia e kësaj shtëpie ngjan pak edhe me teatrin: qamë kur bie një gjë e vjetër, ku kemi kujtime, ama do qajmë prapë nga gëzimi kur të ndërtohet një e re. Kur një ndërtesë nuk mban më, qoftë shtëpi, qoftë teatër, kopësht, çerdhe, a ngrehinë tjetër, është më mirë t’i themi lamtumirë. Ai teatër ishte kthyer në një ‘frankenshtain’,ishte bërë ‘shto ujë edhe shto miell’, duke u kthyer në një mumje që nuk e linin të kallej,ndaj duhet t’i thoshim lamtumirë, që të qajmë sërish nga gëzimi kur të bëhet Teatri i Ri, siç u bë e re shtëpia e nënë Qamiles”, deklaroi ai.

Veliaj siguroi se shumë shpejt do të fillojë puna edhe për ndërtimin e 800 shtëpive të reja, të cilat do të plotësojnë të gjitha standardet. “Nëse diçka nuk jeton më, i duhet thënë lamtumirë; kujtimet t’i ruajmë dhe t’i kemi te shtëpia e re. Në shtëpinë e re sot kemi vendosur edhe foto te festave, të ditëlindjeve, dhe foto të kujtimeve të shtëpisë së vjetër. Ama, jemi në një shtëpi të re, ku jetojmë si njerëz. Ka ardhur koha të jetojmë si njerëz kudo ku janë dëmtuar shtëpitë nga tërmeti dhe kjo është arsyeja pse bashkia e ka filluar garën, të cilën e mbyllim këtë javë, për mbi 800 shtëpi të reja që do të bëhen në të njëjtin stil. E njëjta gjë vlen edhe për teatrin”, u shpreh kryebashkiaku.

Shtëpia e dëmtuar nga tërmeti i 21 shtatorit 2019, u rindërtua nga Shoqëria Integrated Energy BV SPV, e cila iu përgjigj menjëherë thirrjes së kryebashkiakut Veliaj drejtuar bizneseve që operojnë në Tiranë.

Next Post
Aktori Zeqja: Teatri i ri do jetë frymëzim për brezat e ardhshëm, politika mos të luajë me artistët

Aktori Zeqja: Teatri i ri do jetë frymëzim për brezat e ardhshëm, politika mos të luajë me artistët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
Trump premton 1 milion dollarë për ata që denoncojnë mashtrimet zgjedhore në SHBA

Trump premton 1 milion dollarë për ata që denoncojnë mashtrimet zgjedhore në SHBA

October 26, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Dënoje dhunën! Qori: Nuk ka barbari më të madhe se të vjedhësh popullin

Sherr në studio/ Demalia: Dënoje dhunën! Qori: Nuk ka barbari më të madhe se të vjedhësh popullin

October 26, 2026
Investigimi për indianët e “Wolt” largoi drejtorin e Qytetit Studenti?

Investigimi për indianët e “Wolt” largoi drejtorin e Qytetit Studenti?

October 26, 2026
Kaos para Topit të Artë, faqja zyrtare shpall gabimisht tre fitues

Kaos para Topit të Artë, faqja zyrtare shpall gabimisht tre fitues

October 26, 2026
Deputeti Gjoni: Votimi i PS për “Ballukun” me urdhër politik! Majko u flak nga Kuvendi sepse nuk shkoi në votim

Protestat? Gjin Gjoni e thotë hapur: PD ka kapur momentin! Qëllimi kryesor është…

October 26, 2026
“Policët s’janë armiq të vendit”, Demalia: Të dënohen rëndë protestuesit që sulmojnë bizneset!

“Policët s’janë armiq të vendit”, Demalia: Të dënohen rëndë protestuesit që sulmojnë bizneset!

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In