• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aktori Zeqja: Teatri i ri do jetë frymëzim për brezat e ardhshëm, politika mos të luajë me artistët

by A R
19/05/2020 15:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Tiranës i duhet një teatër i ri, që do të jetë një frymëzim për brezat e rinj”. Kështu u shpreh aktori Lul Zeqja për ATSH-në, një prej dhjetra artistëve që kanë firmosur peticionin për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

Zeqja tha për ATSH-në se, ” Teatri Kombëtar i cili u shemb në fundjavë kishte një rëndësi sa i takon kujtesës emocionale, por kishte humbur funksionet e tij dhe nuk është e drejtë që politika për interesat e saja të ndyra të luaj tinëz me artistët”.

“ Tirana dhe Shqipëria kanë nevojë për një teatër të ri modern. Popullsia e Tiranës është rritur. Sot jemi diku te 1.5 milionë banorë dhe kjo popullsi dhe unë si aktorë kemi nevojë për një teatër të ri, modern, i cili plotëson ato kushte dhe nevoja që për mua si artist janë shumë të rëndësishme dhe që nuk i gjeja tek teatri i vjetër, duke nisur nga skenografia dhe shumë detaje të tjera të rëndësishme për t’ju përshtatur nevojave të artistëve dhe ndjekësve tanë . Ai Teatër Kombëtar që kishim, veç kujtesës emocionale që ka për mua, pasi ishte një nxitje për të qenë pjesë e asaj skene, për të qenë përkrah të gjitha figurave që janë ngjitur në atë skenë dhe që kanë qenë frymëzim dhe mbeten, ai teatër nuk plotësonte më kushtet. Dhe besoj që teatri i ri do të jetë një zgjidhje për shumë vite të tjera dhe do jetë frymëzim për brezat e rinj që do të vijnë”,- tha Zeqja për ATSH-në.

“Unë besoj se Tiranës i duhet një teatër i ri. Unë jam shprehur pro, nuk kam asnjë gjë dhe asnjë problem me ato që janë kundër teatër të ri dhe më vjen keq që bëhet pjesë tinëzare, nuk është debat i pastër. Ne po shihemi si armiq të popullit, por nuk besoj se jam armik i popullit dhe ata artistët që kanë mendim ndryshe për Teatrin Kombëtar kanë mendimin e tyre dhe nuk janë armiq as ata. Ata besojnë në bindjen e tyre, politika po tregohet e ndyrë. Unë përfitojë nga kjo histori një godinë me parametra shumë të mira, ky është interesi im i vetëm, s’më intereson as kulla dhe asgjë tjetër”,- u shpreh Zeqja.

“Me çfarë kam dëgjuar, pasi kam qenë tek të gjitha tavolinat e realizuara për debatin për Teatrin e ri Kombëtar , edhe të gjithë specialistët, nuk besoj se ato gënjenin, ishin burra me thinja dhe s’besoj se janë blerë nga Veliaj e Rama, ishin me thinja ekspertë dhe thonin që ky teatër nuk funksionon. Unë jam shprehur dhe jam për një teatër të ri dhe bisedat e vogla që bëhen nuk më interesojnë. Kam bërë një punë dhe besoj që investimin tim do ti japi të drejtë koha dhe nuk dua të futem në biseda të vogla. Jam i pastër në këtë që them”,-  tha Zeqja për Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

/a.r

Next Post
Manastirliu, në laboratorin e ISHP: Shtim testimesh për gjurmimin aktiv të rasteve

Manastirliu, në laboratorin e ISHP: Shtim testimesh për gjurmimin aktiv të rasteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hetimi i tregut të fruta-perimeve/ Gjashtë kompani ndanë 150 milionë euro, “fiksuan çmimet”

Zbulohet “Paketa fiskale 2027”: Ulet në 6% TVSH-ja për ushqimet, rritet për mallrat e tjera dhe turizmin!

October 27, 2026
Zjarri në fabrikën e armëve, Rumania zbulon rrjetin e sabotazhit të koordinuar nga Rusia

Zjarri në fabrikën e armëve, Rumania zbulon rrjetin e sabotazhit të koordinuar nga Rusia

October 27, 2026
Përgjigje disa pyetjeve të lexuesve për “Parajsën Artificiale”!

Historitë e Çmendura të Tiranës, romani im i ri!

October 27, 2026
Shkrirja e akullnajave në Dolomite, ushtria italiane gjen municione të Luftës së Parë Botërore

Shkrirja e akullnajave në Dolomite, ushtria italiane gjen municione të Luftës së Parë Botërore

October 27, 2026
“U rritën turizmi, shërbimet, pagat dhe kursimet”, BB raport me nota pozitive për ekonominë shqiptare

“Turizmi, shtylla kryesore!”- Raporti i Bankës Botërore: Ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3.4%, borxhi publik bie nën 50% të PBB-së!

October 27, 2026
Incidenti në bazën ajrore RAF Fairford, prokurorët britanikë: Dy burra akuzohen për ndihmë ndaj Iranit

Incidenti në bazën ajrore RAF Fairford, prokurorët britanikë: Dy burra akuzohen për ndihmë ndaj Iranit

October 27, 2026
Një ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, kunati autor ende në arrati! Policia i bastis shtëpinë dhe sekuestron armë, thika e një sëpatë

Një ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, kunati autor ende në arrati! Policia i bastis shtëpinë dhe sekuestron armë, thika e një sëpatë

October 27, 2026
Trump: Shpërblim 1 milion dollarësh për çdo person që vërteton mashtrimin zgjedhor

Trump: Shpërblim 1 milion dollarësh për çdo person që vërteton mashtrimin zgjedhor

October 27, 2026
“Ka nevojë për psikiatër!”/ Salianji tjetër sulm Berishës: I braktisur nga demokratët, e shfrytëzon partinë për para!

“Kambalec i Ramës, mban peng PD-në!”- Salianji akuza të forta Berishës: Pse gëzohet Saliu nga rrëzimi i Vuçiç? I ngjashmi i tij mori zero mandate!

October 27, 2026
Nga shitës biletash autobusi në arkitekt të fitores së Lulës! Kush është njeriu që mundi të djathtën braziliane me armët e saj?

Nga shitës biletash autobusi në arkitekt të fitores së Lulës! Kush është njeriu që mundi të djathtën braziliane me armët e saj?

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In