• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shtëpia e Gjetheve”, rrëfen inxhinieri: Si përgjoheshin shqiptarët

by Java News
21/06/2017 22:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shumë njerëz e kanë lidhur jetën e tyre me “Shtëpinë e Gjetheve”. Një pjesë e madhe e shqiptarëve të përgjuar nga sigurimi i shtetit e një pjesë tjetër njerëzit që kryenin përgjimet. Nesti Vako ka punuar gati gjithë jetën e tij në organin e përgjimeve të vendosur në godinën misterioze. I ftuar në “Pasdite në Top Channel”, inxhinieri i përgjimeve rrëfeu gjithçka sesi funksiononte Shtëpia e Gjetheve.

“Kam punuar në “Shtëpinë e Gjetheve” që në krijimin e saj, që në kohën kur kemi marrë aparaturat lindore e i kemi futur brenda në godinë, në vitin 1969. Unë kam punuar si radioteknik në Pogradec në vitin 1961, ndërsa më vonë hapa laboratorin e radioteknikës në Pogradec. Më pas, me vendim të Komitetit Qendror kalova në dispozicion të Ministrisë së Brendshme dhe e gjeta veten përballë portës së “Shtëpisë së Gjetheve”. Fillova dhe kursin e Ministrisë së Brendeshme për operativ dhe më 5 maj 1970 mora emërimin. Mora pajisjet e mia si oficer drejtimi, ku ndërkohë në këtë grup ishin 5 vetë. Pasi kishim marrë informacion me rrugë operative apo burime të tjera, personi merrej nën kontroll me teknika operative, ku nëpërmjet çimkave vërtetohej saktësia e informacionit për personin që dilte nga drejtimi i përcaktuar, sepse kishte mundësi edhe për dizinformim. Pasi personit i vërtetohej informacioni, njoftohej për të korrigjuar sjelljen, pra që kishte kaluar linjën e kuqe dhe merreshin masat sipas rregullave që ishin në atë kohë”, trgon inxhiner Vako.

Ai konfirmon edhe bashkëpunimin e shpeshtë të familjarëve, apo njerëzve të afërt të personave që përgjoheshin, duke u shtuar dramën njerëzve që vëzhgoheshin nga sistemi.
“Unë jam inxhinier elektronik dhe kam punuar në laborator. Një pjesë të çimkave i kam bërë vetë, ndërkohë që kemi blerë edhe në Gjermani, Itali dhe në Japoni. Personi që jepte infon mund të ishte person i shtëpisë, ose miku i shtëpisë. Pra, dinte saktësisht ku mund të vendoseshin çimkat pa u dalluar. Çdo përgjim bëhej pasi informohej prokurori i përgjithshëm, pasi i çonim ne teknikën operative. Pra, askush nuk niste asnjë përgjim pa marrë miratim paraprak”, thotë ish-punonjësi i “Shtëpisë së Gjetheve”. / TCh

Next Post
Studimi/ Në zyrë, hotel, apo…ja ku tradhëtohet më shumë partneri

STUDIMI/ Si e 'nuhasin' meshkujt se po i tradhëtoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

September 8, 2026
Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

September 8, 2026
Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

September 8, 2026
Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

September 8, 2026
Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

September 8, 2026
Arsenali e nis me ‘këmbën e mbarë’ sezonin e Premier League, kampionët fitojnë pastër ndaj Coventry!

Champions/ Ndeshja Napoli-Arsenal, anulohet konferenca për shtyp e Artetës, zbulohet arsyeja…

September 8, 2026
Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

September 8, 2026
Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

September 8, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

EMRAT/ Kris arma në Laprakë, raportohet për 2 persona të plagosur! Policia jep detajet e para nga ngjarja: Ndodhi në…

September 8, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com