• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

by A. Q
08/09/2026 22:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkëkryetari socialist i Komisionit për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, ka zbuluar disa nga faktorët që çuan Partinë Socialiste në propozimin për uljen e numrit të bashkive nga 61 që janë aktualisht në 46.

Ai sqaroi se sot shumë bashki nuk i ushtrojnë dot funksionet që kanë, për shkak të burimeve njerëzore dhe financiare.

“Ne kemi bërë një analizë të detajuar për një periudhë të gjatë kohe për të vlerësuar situatën e bashkive. Qëllimi kryesor i analizës është se ku është pikëprerja më e mirë e mundshme mes dy elementëve. Nga njëra anë, krijimi i eficencës administrative, që të ketë mundësi që një bashki t’i ushtrojë siç duhet funksionet që ka. Sot bashkitë kanë 42 funksione ligjore, 36 prej të cilave buxhetore”, tha mes të tjerash Mazniku për emisionin “Repolitix” në Report Tv.

Më tej Mazniku shtoi se shumë bashki në vend, si Rrogozhina apo Divjaka, nuk kanë një ‘bërthamë urbane’, çka sipas tij e bën të vështirë që një bashki të jetë tërësisht funksionale.

“Ajo që kemi kuptuar është se gjysma e bashkive nuk arrijnë të bëjnë një pjesë të madhe të funksioneve. Rrogozhina dhe Divjaka nuk kanë një zonë urbane. Nëse ti je një bashki që nuk ke një bërthamë urbane, ti e ke shumë të vështirë të gjesh 2 juristë për zyrën juridik. Pra nëse s’ke njerëzit dhe mundësinë ekonomike për kryerjen e funksioneve, në atë moment ti ke një problem funksionaliteti”, shtoi Mazniku.

Më tej Mazniku garantoi qytetarët se zyrat për dhënien e shërbimeve ndaj tyre do të qëndrojnë aty ku janë. Ato që do të lëvizin sipas Maznikut, do të jenë vetëm zyrat e planifikimit.

Pra, Mazniku theksoi se asnjë nga shërbimet e përditshmërisë nuk do të largohet nga qytetarët, me reformën e re territoriale.

“Autonomia fiskale mat si është raporti mes totalit të të ardhurave që merren nga Qeveria, si dhe totalit të të ardhurave që ka vetë bashkia. Bashkia është si puna e administratorit të pallatit. Është ai njeriu që kujdeset për shkallën. Por nëse ai është i vetmi banor, ai atëherë po administron veten e vet, jo të tjerët. Pra në rastin praktik ne këtu nuk kemi të bëjmë me një situatë që po u jep shërbime palëve të treta, por vetëm atyre që punojnë në bashki. Ne kemi mundësi që pa i larguar asnjë nga shërbimet e përditshmërisë, pra mirëmbajtja e rrugës, pastrimi, të bëhet prapë nga qyteti i Fushë-Arrëzit përshembull. Lëvizin vetëm zyrat e planifikimit”, theksoi Mazniku.

Në përfundim Mazniku tha se reforma e re territoriale është një reformë për qytetarët, jo për ‘ofiqarët.’ Mazniku tha se vullneti i PS është që në zgjedhjet e ardhshme lokale të shkohet me hartën e re territoriale, teksa shtoi se këtë do ta vendosë Kuvendi.

Për Maznikun, kjo reformë ka nevojë edhe për një fazë të dytë të saj, që është rishikimi i ligjit të funksioneve bashkiake.

“Kjo reformë ka nevojë për fazën e dytë të saj, që është faza e ligjit 139 quhet, që është ligji i funksioneve bashkiake, të cilat duhet të rishikohen. Të rishikohen të gjitha pas 10 vitesh. Është e vërtetë që ne në 2014-ën bëmë një ndër reformat më të mëdha decentralizuese. Tani pas 10-11 vitesh është koha të shikojmë nëse këto funksione a u zbatuan apo jo. Ne do të hyjmë në zgjedhje me 46 bashki. Do e vendosë Kuvendi, por vullneti ynë ky është. Kjo është një reformë për qytetarët, jo për ofiqarët”, përfundoi Mazniku.

 

Next Post
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

EMRAT/ Kris arma në Laprakë, raportohet për 2 persona të plagosur! Policia jep detajet e para nga ngjarja: Ndodhi në...

Comments 1

  1. Bruno says:
    4 weeks ago

    Nji ndere mashtruesit e k/hajdutit thote,reforma eshte per qytetaret e jo per ofiqaret,kta qe mendojne vetem per qytetaret,si ze gjumi per problemet e tyre.Per qytetaret kane fjalet boshe,a per veten e tyre,nuke ngopen duke vjedhur para e pasuri,ju zenshin frymen.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryeministri Rama dhe ambasadori Wendt

Rama pret përfaqësinë e Kongresit Amerikan. Çfarë u diskutua në kopshtin e Kryeministrisë?

October 5, 2026
“Kur një grua është në timon, pres autobusin tjetër”/ Agron Llakajt bën shaka, por vendoset nën shënjestrën e komentuesve: Mjerë kush të kupton, ke humbur…!

Debat për parodinë e protestës, Llakaj: Skeçi nuk fyen askënd, ndalni urrejtjen ndaj aktorëve

October 5, 2026
Estonia zhvendos trupat drejt Rusisë/Reagon Moska: Po vlerësojmë situatën përgjatë kufijve

Estonia zhvendos trupat drejt Rusisë/Reagon Moska: Po vlerësojmë situatën përgjatë kufijve

October 5, 2026
Forumi “Platformë për Opozitën”, propozohen kandidatë të përbashkët në çdo bashki të vendit, diskutimet në tryezë!

Forumi “Platformë për Opozitën”, propozohen kandidatë të përbashkët në çdo bashki të vendit, diskutimet në tryezë!

October 5, 2026
Zelensky dënon ashpër sulmin rus në Detin e Zi: Rusia zgjedh terrorin me vetëdije -

Zelensky dënon ashpër sulmin rus në Detin e Zi: Rusia zgjedh terrorin me vetëdije –

October 5, 2026
“Nuk ka asnjë ndryshim për non gratën e Sali Berishës”, DASH e konfirmon për median afër Trump

Ambasadori i ri ia zeroi Berishës lobimin miliona dollarësh në SHBA!

October 5, 2026
“Pesë demokratë të qelbur”- Deklarata që “ndezi gjakrat” te Ligjet, debati i ashpër: Të kesh turp, kujt i thua ‘e qelbur’?! Asnjëri s’më nxjerr përjashta

“Pesë demokratë të qelbur”- Deklarata që “ndezi gjakrat” te Ligjet, debati i ashpër: Të kesh turp, kujt i thua ‘e qelbur’?! Asnjëri s’më nxjerr përjashta

October 5, 2026
Nuk ka “tym të bardhë” në Kosovë, mbyllen punimet e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit! përfundon pa marrëveshje dhe takimi i Kurtit me Hamzën

Nuk ka “tym të bardhë” në Kosovë, mbyllen punimet e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit! përfundon pa marrëveshje dhe takimi i Kurtit me Hamzën

October 5, 2026
Marco Rubio: SHBA-të janë të hapura për bisedime me Iranin në OKB -

Rubio nis turin në Europë, në fokus Rusia dhe Lindja e Mesme

October 5, 2026
Zjarr në fshatin Mallunxë të Matit, terreni i thyer vështirëson punën e forcave në aksion!

Zjarr në fshatin Mallunxë të Matit, terreni i thyer vështirëson punën e forcave në aksion!

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com