• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shtëpi me qira në Shqipëri? Ja sa duhet të paguani me kontratë

by A R
12/02/2017 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kontratat e qirasë duhet të regjistrohen në Hipotekë.

Shërbimi ofrohet në faqen “e-albania”, kërkon dy ditë kohë dhe kushton 3.500 lekë. Shërbimi elektronik u vjen në ndihmë qytetarëve që të dërgojnë njëaplikim për regjistrimin e kontratës së qirasë apo të nënqirasë.

Sipas informacionit të publikuar në faqen “e-albania”, ku ofrohen një numër i konsiderueshëm shërbimesh, çdo kontratë qiraje e bërë me akt noterial, për një pasuri të paluajtshme, me zgjatje kohore më shumë se 9 vjet, duhet të regjistrohet në seksionin përkatës të kartelës së pasurisë së paluajtshme të qiradhënësit. Kontrata e qirasë, e bërë me akt noterial, për një pasuri të paluajtshme,me një zgjatje kohore mbi 1 vit, mund të regjistrohet në regjistrin e pasurisë së paluajtshme.

Kur një kontratë qiraje është për një pjesë të një pasurie të paluajtshme, atëherë kartela ekzistuese e pasurisë së paluajtshme mbyllet dhe hapen kartela të reja për pjesën/ pjesët që është/janë dhënë me qira dhe për pjesën/pjesët e pasurisë së paluajtshme që mbetet/mbeten, si dhe bëhen shënimet përkatëse në hartën kadastrale, sipas përcaktimeve të bëra me ligj. Pas dërgimit të aplikimit drejt ZRPP-së, ai do të procesohet nga specialisti i ZRPP-së dhe në varësi të informacionit, kthimi i përgjigjes dhe i materialeve të kërkuara nga kërkuesi kryhet nëpërmjet informimit me email, dërgimit të përgjigjes elektronike te “Dokumentet e mia” në profilin e qytetarit në “e-Albania”, si dhe me shërbim postar nëseqytetari kërkon përgjigjen në format letër.

KËRKESA

Kërkesa për kryerjen e një shërbimi nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRPP), në zbatim të ligjit Nr. 33/2012, bëhet nga kërkuesi, vetë ose nëpërmjet përfaqësuesit të tij, noteri apo asistenti i noterit. Pranë Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme funksionon Regjistri Elektronik i Përpunimit të Kërkesave, i cili garanton trajtimin e praktikave sipas radhës së paraqitjes së kërkesave. Minimalisht, në regjistër regjistrohen numri i kërkesës, data e paraqitjes dhe data e përfundimit të afatit për trajtim, sipas rendit kronologjik.

Kërkuesi, që paraqet një kërkesë për kryerjen e një shërbimi nga ZRPP-ja, pajiset me një numër identifikimi të kërkesës dhe Kodin e Sigurisë, me anë të të cilëve mund të verifikojë gjendjen e trajtimit të kërkesës së tij. Kthimi i përgjigjes elektronike dhe i materialeve të kërkuara ngakërkuesi kryhet nëpërmjet dërgimit te “Dokumentet e mia” në “e-Albania” dhe informimit me email për shkarkimin e përgjigjes elektronike. Gjithashtu, nëse qytetari dëshiron përgjigjen në format letër, e merr nëpërmjet shërbimit postar. Çdo tarifë për shërbimin në ZRPP, paguhet në llogarinë bankare të Zyrës së Regjistrimit. GSH/b.d

Next Post
Drake kërcënohet realisht nga ISIS-i

Drake kërcënohet realisht nga ISIS-i

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deputetët e PD do ngujohen në Parlament? Gazetari zbulon skenarët e mundshëm nga protesta e opozitës

March 11, 2026
“Ahmetaj”, kur apartamenti 300 milionësh flet më shumë se avokatia e Gazment Bardhit

“Ahmetaj”, kur apartamenti 300 milionësh flet më shumë se avokatia e Gazment Bardhit

March 11, 2026
Dyshohet se qarkullonte me armë pa leje, arrestohet në Prishtinë reperi Gjesti

Dyshohet se qarkullonte me armë pa leje, arrestohet në Prishtinë reperi Gjesti

March 11, 2026
PS dhe PD ‘përplasen’ për Reformën Administrative në Komisionin e Posaçëm, dalin me qëndrime të kundërta për dëgjesat dhe afatet

PS dhe PD ‘përplasen’ për Reformën Administrative në Komisionin e Posaçëm, dalin me qëndrime të kundërta për dëgjesat dhe afatet

March 11, 2026
Trump kërkon dorëzim pa kushte, presidenti i Iranit: Duhet të na paguajnë dëmshpërblim për t’i dhënë fund luftës

Trump kërkon dorëzim pa kushte, presidenti i Iranit: Duhet të na paguajnë dëmshpërblim për t’i dhënë fund luftës

March 11, 2026
Protesta e opozitës/ Përforcohen masat e sigurisë, Parlamenti blindohet me gardh metalik

Protesta e opozitës/ Përforcohen masat e sigurisë, Parlamenti blindohet me gardh metalik

March 11, 2026
“Ai vuri flakën vetes, dyert e autobusit u bllokuan”, shqiptari i mbijetuar në Zvicër: Ishte horror!

“Ai vuri flakën vetes, dyert e autobusit u bllokuan”, shqiptari i mbijetuar në Zvicër: Ishte horror!

March 11, 2026
Rikthimi i basteve, qeveria miraton rregullat e reja! Vendimi, standardet teknike dhe monitorimi në kohë reale

Rikthimi i basteve, qeveria miraton rregullat e reja! Vendimi, standardet teknike dhe monitorimi në kohë reale

March 11, 2026
Nga huaja për hekurudhën Tiranë–Durrës tek rregullat për bastet online/ Cilat janë vendimet e sotme të qeverisë

Nga huaja për hekurudhën Tiranë–Durrës tek rregullat për bastet online/ Cilat janë vendimet e sotme të qeverisë

March 11, 2026
Shkëmbimet Kinë-BE në dritën e zhvillimeve të reja

Shkëmbimet Kinë-BE në dritën e zhvillimeve të reja

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In