• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shtëpi falas”/ Rama: Të vjen zor që të krahasohesh me një llum të paaftësh, por ne ja dolëm me të dyja sfidat me pandeminë dhe tërmetin

by Java News
09/04/2022 14:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në kongresin e Partisë Socialiste, u ndal që të bënte një krahasim me qeverisjen e demokratëve, ndërsa nënvizoi se dallimi ka dy tipare të rëndësishme. E para sipas Ramës është shpirti i përkujdesjes së PS-së si dhe së dyti aftësia e konfirmuar se i kthyen krizat në gjeneratorë energjie.

‘Kjo është një situatë e jashtë zakonshme, ku nuk u kërkohet atyre që kanë më pak apo atyre që kanë më shumë. Nga ana tjetër, kur kujtoj se më parë nuk kompensoheshin as 400 mln lekë dëme për një përmbytje, apo u lanë pa paguar 45 mln dollarë që u takonin invalidëve të cilat u fshinë fare ose u harruan që të paguheshin bonuset 5000 lekëshe të bebeve.

Ndryshimi që kemi sjellë në përkujdesjen sociale është edhe më i thellë se dallimi i ditës më me ditë dhe natës më të errët. Si do të kishim mbetur të braktisur rrugëve tërë ato që humbën shtëpinë nga tërmeti. Merrni me mend çfarë formë do të kishin ato shtëpi, sikur ajo fatkeqësi ti kishte gjetur para disa vitesh, kur edhe kreditë sociale i merrnin zyrtarët e shtetit.

Zor të vjen të krahasohesh me një llum paaftësie në pushtet, por këto fije në kujtesë vlejnë për të nënvizuar dy tipare shumë të rëndësishme. E para shpirtin e përkujdesjes për njerëzit në nevojë dhe e dyta aftësinë e konfirmuar në dy lufta rresht dhe me tërmetin dhe me pandeminë për ti kthyer krizat në gjeneratorë të energjive të reja. Ne ja dolëm me të dyja sfidat. Jam krenar si socialist për faqen më të bukur të kësaj historie, shtëpitë falas për familjet e prekura nga tërmeti. Diçka që vende të tjera më të pasura se ne nuk e kanë bërë.’- tha Rama.

Ai tha se edhe shtetet më të pasura s’e kanë bërë këtë gjë.

“Tërmeti dhe pandemia sprovuan karakterin dhe aftësinë tonë. Në ia dolëm me njërën dhe tjetrën. Përtej atyre të shkretëve që humbën jetën, për të gjithë të tjerët, ka nisur dhe po nis pas asaj katastrofe, një jete e re, më e mirë se ajo që kishin para se tërmeti t’i godiste. Jo vetëm për ato familje, por për të gjithë pëlhurën e transformimit. PS si forcë qeverisëse ka shkruar përgjithmonë me ringritjen e fuqishme nga gërmadhat e tërmeti. Jam krenar si socialist, për faqen më të bukur të kësaj historie; shtëpitë falas. As vende më të pasura se ne nuk e kanë bërë. Ne nuk e bëjmë se jemi më të mirë dhe të zotë, por se nuk jemi aq të pasur. Ndaj nuk mund të kërkojmë nga më të varfrit, interesa kredish sado të buta.”, tha Rama./m.j

Next Post
EMRI/ Identifikohet personi që u gjet i pajetë në Milot, policia jep detajet e para. Dyshimet

EMRI/ Identifikohet personi që u gjet i pajetë në Milot, policia jep detajet e para. Dyshimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

February 18, 2026
4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

February 18, 2026
Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

February 18, 2026
“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

February 18, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

February 18, 2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

February 18, 2026
“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë

February 18, 2026
U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

February 18, 2026
Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

February 18, 2026
2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In