• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shtëpi bari në Mallkuç, Vocaj: Sekuestrohen 61 kg kanabis me vlerë 100 mijë Euro

by A R
02/03/2023 10:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Shtëpia Jeshile” janë arrestuar 3 qytetarët të cilët kishin përshtuar ambientet e një vile në Mallkuç për kultivimin e kanabisit, që më pas e shisnin në Tiranë.

Konkretisht, janë arrestuar:

– Ervin Prifti, alias E. B., 29 vjeç, banues në Tiranë;

– Artan Muça,, 44 vjeç, banues ne fshatin Mallkuç, Fushë-Krujë;

– Gentian Muça, 26 vjeç, banues në fshatin Mallkuç, Fushë-Krujë.

Në një deklaratë për mediat, drejtori i Policisë Tiranë, Tonin Vocaj ka bërë të ditur se janë sekuestruar 61 kilogramë kanabis gati për shitje të cilat kishin një vlerë prej 100 mijë Eurosh.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues i Parë Tonin Vocaj: Jam sërish këtu me ju, për të bërë prezente rezultatet e 2 operacioneve të zhvilluara 12 orët e fundit, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe  të vjedhjes të pronës. Gjatë këtyre 2 operacioneve u evidentua një vilë e përshtatur për kultivim kanabisi, u sekuestrua një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e llojit cannabis sativa me vlerë rreth 100 000 euro, u sekuestruan 3 armë zjarri, municion luftarak, 1 granatë, si dhe u bë i mundur zbulimi dhe dokumentimi i 24 vjedhjeve në banesa, të ndodhura në rrethin e Kavajës, më konkretisht;

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, pas një hetimi me metoda speciale, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “SHTËPIA JESHILE”. Për finalizimin e këtij operacioni, strukturat e Policisë kanë përdorur edhe një mjet inteligjent dron.

Gjatë operacionit u godit një grup kriminal që ushtronte veprimtarinë në fushën e kultivimit të kanabisit, me anë të llambave, dhe të tregtimit të tij, në qytetin e Tiranës.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, bazuar dhe në inteligjencën informative se një grup kriminal shpërndante me shumicë, lëndë narkotike të llojit kanabis, referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila regjistroi procedimin penal.

Si rezultat i hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë i mundur identifikimi i këtyre shtetasve dhe lokalizimi i ambienteve që ishin përgatitur për të kultivuar bimë narkotike të llojit kanabis.

Bazuar në këto prova u organizua dhe finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Shtëpia jeshile”, në kuadër të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit A. M., në Mallkuç, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 61 kilogramë lëndë narkotike kanabis, e paketuar gati për shitje, me vlerë rreth 100 000 euro.

Gjithashtu, nga kontrolli u gjetën dhe u sekuestruan pajisje të ndryshme që shërbejnë për kultivimin e kanabisit në ambiente të mbyllura, si: llamba, aspiratorë, ventilatorë, filtra ajrimi etj, një shotgun, municion luftarak, shuma parash, 2 automjete dhe 3 aparate celulare.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 3 të arrestuarit, pasi kultivonin kanabis në banesën e shtetasit A. M., e paketonin dhe më pas e shisnin atë.

Ky operacion është bërë i mundur falë dhe bashkëpunimit me DVP Durrës.

/a.r

Next Post
Publikohet për herë të parë audio-përgjimi i 21 Janarit/ Ndrea Prendi: Dy dyshe të godasin ata që janë te porta

Publikohet për herë të parë audio-përgjimi i 21 Janarit/ Ndrea Prendi: Dy dyshe të godasin ata që janë te porta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush janë Epshtjejnët shqiptarë!

Kush janë Epshtjejnët shqiptarë!

February 5, 2026
E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

Aksident në Tiranë, humb jetën 65-vjeçarja pas përplasjes nga makina

February 5, 2026
U dërgua me urgjencë ditën e djeshme në spital, ja si paraqitet gjendja e ish-presidentit Moisiu

U dërgua me urgjencë ditën e djeshme në spital, ja si paraqitet gjendja e ish-presidentit Moisiu

February 5, 2026
Korrupsion zgjedhor, GJKKO shpall fajtorë 3 të pandehur

Korrupsion zgjedhor, GJKKO shpall fajtorë 3 të pandehur

February 5, 2026
Ervin Hajdaraga: Skema e naftës do ribëhet, fermerët do përfitojnë 10% të faturës së shitjes

Ervin Hajdaraga: Skema e naftës do ribëhet, fermerët do përfitojnë 10% të faturës së shitjes

February 5, 2026
Spiropali në Mëngjesin e Lutjeve në Uashington, ku ishte i pranishëm edhe Trump: Besimi forcon shoqërinë

Spiropali në Mëngjesin e Lutjeve në Uashington, ku ishte i pranishëm edhe Trump: Besimi forcon shoqërinë

February 5, 2026
Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, sa do të jenë temperaturat

Stuhi shiu dhe shkarkesa elektrike, si parashikohet moti për ditën e nesërme

February 5, 2026
Kosova ia ndalon zyrtarëve aplikacionin TikTok, ministria e Brendshme: Ja arsyet

MIA sqaron vendimin për rikthimin e TikTok: Pas ndërprerjes, nis një fazë e dytë e kontrollit

February 5, 2026
Të akuzuar për ndikim të paligjshëm mbi zyrtarë të drejtësisë, GJKKO dënon tre persona (Emrat)

Të akuzuar për ndikim të paligjshëm mbi zyrtarë të drejtësisë, GJKKO dënon tre persona (Emrat)

February 5, 2026
Debati me Bujar Hudhrin për monumentin e Kadaresë, Brataj: Botuesi aty ishte, pse nuk foli?

Debati me Bujar Hudhrin për monumentin e Kadaresë, Brataj: Botuesi aty ishte, pse nuk foli?

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In