• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush janë Epshtjejnët shqiptarë!

by Java News
05/02/2026 18:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Ka qenë viti 2003 kur policia e portit të Barit më njoftoi se një vajzë në gjendje konfuzionale kishte tentuar të hidhej për t’u mbytur dhe policët e kishin shpëtuar në momentin e fundit. Fliste shqip ndaj edhe lajmëruan konsullatën tonë. E kishin çuar në spital pasi kishte shenja dhune dhe mesa duket e kishin droguar. Shkova ta takoja. Ishte rreth të njëzetave. Gjendja e saj vazhdonte të ishte e turbullt. Mbante mend që ishte nga Berati, se kishte qenë shumë kohë në Spanjë dhe aty e kishin dhunuar në mënyrë sistematike, pastaj e kishin hipur në një furgon dhe e kishin hedhur te porti. Ngatërronte datat, kohën dhe udhëtimi nga Spanja i ngjante shumë i shkurtër në kohë. Mjekët thoshin se ishte përdhunuar, rrahur në mënyrë shtazarake dhe droguar, derisa i kishin shkaktuar ndoshta dëme të pariparueshme. Pas tre ditësh e shoqërova në traget dhe lajmërova policinë e Durrësit ta priste dhe shoqëronte në një qendër rehabilitimi. Rehabilitim i thënçin pasi këto qendra plaçkiten që nga pastruesja e deri te drejtori. Uroj ta ketë pranuar shtëpia pasi kemi edhe namuz ne.

Një rast tjetër që nuk mund ta harroj është rasti i një nxënëseje të nënës sime. Babai zhytet në borxhe dhe borxhlinjtë i marrin vajzën peng dhe ia çojnë në Itali të punonte si prostitutë. Nxënësja e dhjetave e nënës sime, që ime më e kujton edhe sot e kësaj dite sesa e bukur, e mençur dhe e urtë ishte, u gjet e vrarë në një pyll.

Shqiptarët indinjohen nga Epshtejni pasi paska trafikuar edhe fëmijë! Nëse do kishte një statistikë shqiptare, do dilte që gjysma e të trafikuarave shqiptare kanë qenë minorene. Kam parë në Lungomaren e Vlorës sesi njerka (nuk dua ta besoj që ishte nëna), po ia shiste një minorene dy kodoshëve, minorene e cila hante gjithë qejf akulloren dhe me siguri nuk e kuptonte çfarë po luhej në kurriz të saj.

Kam qenë në debat me një kryetare OJF-je të sponsorizuar rëndshëm nga Fondacioni i Soros, e cila mbronte gjithë zjarr hapjen e shtëpive publike si zgjidhje dhe biznes për këtë lloj krimi, ndërkohë që e dinte fare mirë që edhe në shtete si Holanda apo Gjermania, këto biznese janë të kapura nga krimi dhe çdo punonjëse seksi (çfarë emri të bukur kanë gjetur për skllavet!) në fillim apo gjatë aktivitetit do jetë në ingranazhet e kriminelëve.

Shqiptarët kalojnë në ekstazë dhe mallkojnë Epshtejnin, por bëjnë sikur nuk i shikojnë Epshtejnat shqiptarë. Ata vijnë vërdallë me makina luksoze, kanë biznese, merren me politikë ose e sponsorizojnë atë, madje janë edhe sponsorizues arti. Shumë prej tyre kanë pastruar dosjet duke paguar laviret e prokurorisë dhe sot janë qytetarë të respektuar. Treçereku i atyre që gjezdisin me Range apo Amg63, nëse i kruan pak, do dalë që pasuria e tyre apo pinjollëve të tyre është ngritur mbi lotët, gjakun, dhimbjen e femrës shqiptare. OJF-të ende sot rrinë e merren me krimet e komunizmit, krime që nuk kanë të krahasuar për nga numri, dhuna, kafshëria e kodoshëve shqiptarë.

Epshtejni do të dukej si nxënës filloreje përpara egërsisë dhe numrit të kolegëve të tij shqiptarë. Por le të mos qajmë hallin e amerikanëve. Aty sistemi herët apo vonë funksionoi. Epshtejni u gjet i varur në qeli dhe abuzuesit do të përgjigjen në një mënyrë apo një tjetër. Kurse sistemi shqiptar kthen sytë mënjanë. Trafikimi i qenieve njerëzore tashmë duket si i tejkaluar, por në fakt ai është i gjallë dhe në veprimtari duke shkaktuar me dhjetëra e qindra viktima në vit. Dhe siç ka thënë në një bisede private një nder iluministët tanë të fundit, Arbër Xhaferri: Bizneset shqiptare janë të lara nga lotët e grave që të zotët e tyre kanë trafikuar rrugëve të botës. Dhe pyetja është nëse do të vijë dita që edhe këtu të bëhet një veting dhe persekutim ligjor i këtyre trafikantëve? Përndryshe kjo bjerrje e moralit do na çojë që të jemi një shoqëri kodoshësh dhe eskortash. Nuk jemi larg, në fakt.

Next Post
Të akuzuar për vrasjen e babë e bir, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burg përjetë për Ardjan dhe Florenc Çapjan

Të akuzuar për vrasjen e babë e bir, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burg përjetë për Ardjan dhe Florenc Çapjan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Avokati: Protesta u shkatërrua nga të infiltruarit, dialogu me qeverinë do të sillte paqe sociale

Avokati: Protesta u shkatërrua nga të infiltruarit, dialogu me qeverinë do të sillte paqe sociale

July 3, 2026
Mashtroi qindra qytetarë me 50 mln euro, arrestohet në Dhërmi Granit Pepnika, kreu i skemës së Call Center-ve

Mashtroi qindra qytetarë me 50 mln euro, arrestohet në Dhërmi Granit Pepnika, kreu i skemës së Call Center-ve

July 3, 2026
Zyrtare/ Nagelsmann jep dorëheqjen pas eliminimit të Gjermanisë

Zyrtare/ Nagelsmann jep dorëheqjen pas eliminimit të Gjermanisë

July 3, 2026
“Përdoret flamuri kuq e zi si peshqir”, Balla ndan pamjet nga protesta e djeshme para Kuvendit

“Përdoret flamuri kuq e zi si peshqir”, Balla ndan pamjet nga protesta e djeshme para Kuvendit

July 3, 2026
Disa sugjerime rreth paqartësive lidhur me zgjedhjen e Qeverisë dhe Presidentit të Republikës

Disa sugjerime rreth paqartësive lidhur me zgjedhjen e Qeverisë dhe Presidentit të Republikës

July 3, 2026
Lamallari: Propaganda për regjimin iranian ka pasoja, do të veprojmë ndaj çdo rasti

Lamallari: Propaganda për regjimin iranian ka pasoja, do të veprojmë ndaj çdo rasti

July 3, 2026
“Nëse ta kthejnë vezën mbrapsht, ti ankohesh”, Braçe përballet me protestuesen para Kuvendit

“Nëse ta kthejnë vezën mbrapsht, ti ankohesh”, Braçe përballet me protestuesen para Kuvendit

July 3, 2026
Hoxha: Administrata publike po kalon një transformim të thellë drejt standardeve të BE-së

Hoxha: Administrata publike po kalon një transformim të thellë drejt standardeve të BE-së

July 3, 2026
“Rama-Berisha, dakordësi për ndryshimin e Kushtetutës, duan të mbrojnë interesat e tyre”

Alibeaj: Rama po kërkon të bëjë një kurth, do t’i afiliojë protestën Berishës

July 3, 2026
Propozim spektakolar për martesë në majë të Empire State Building, arrestohet çifti rus

Propozim spektakolar për martesë në majë të Empire State Building, arrestohet çifti rus

July 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In