• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debati me Bujar Hudhrin për monumentin e Kadaresë, Brataj: Botuesi aty ishte, pse nuk foli?

by A R
05/02/2026 17:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 28 janar, në ditën e 90-vjetorit të lindjes së Ismail Kadaresë, në Tiranë u përurua shtatorja e shkrimtarit të njohur,  vepër e skulptorit Henri Mimani, i cili e solli këtë vepër në nder të trashëgimisë letrare dhe intelektuale të shkrimtarit. Ceremonia, e cila u drejtua nga mjeku Skënder Brataj nxiti një debat publik mes botuesit të Kadaresë, Bujar Hudhri, dhe Bratajt.

Hudhri u ndal te momenti i ceremonisë dhe veçanërisht te një deklaratë e bërë nga Brataj, sipas së cilës Kadareja kishte lënë amanetin: “Më mbroni kur të mos jem”. Hudhri shpreh dyshime për këtë formulim dhe e interpreton më shumë si metaforë.

“Ndërsa dëgjova këtë kinse amanet, vetiu në kokë më erdhi mendimi se, pikërisht në mesnatën e diktaturës, kur të ikte koka, Kadareja kishte guxuar të ishte aq trim sa të shkruante dhe të arrinte të botonte ‘Pallatin e ëndrrave’. Dhe ishte krejt i vetëm, i pambrojtur. Talentin dhe veprën e tij e ktheu në pjesë të trashëgimisë botërore.”

Deklaratat e Hudhrit nxitën reagimin e doktor Skënder Bratajt. I ftuar në “Living Day” në Vizion Plus nën moderimin e Brunilda, Brataj sqaroi se roli i tij gjatë ceremonisë ishte thjesht organizativ dhe se deklarata e tij u interpretua gabim.

“Duke qenë se ishte një gjë private e bërë nga miqtë e tij dhe listën e miqve e bëri vetë familja, ne për mos ta bërë të ndihej keq, thamë ‘nuk po përmendim as kush financoi, as çfarë bëri, as çfarë nuk bëri’, por thamë që botuesit i takon që të jetë. Duke qenë se askush nuk donte të fliste, ma lanë si detyrë mua. Unë përgatita një material dhe thamë ‘meqë botuesi po vjen, le të flasë, të thotë çfarë të dojë.’ U njoftua dy ditë para që do të fliste, nuk u njoftua në moment. Të nesërmen shoh artikullin që kinse unë kisha thënë që më la Kadareja amanet. Kadareja nuk ia la doktor Bratajt, ia la intelektualëve shqiptarë. Lufta kundër figurave kombëtare ka filluar që në vitet 2000.”

Next Post
Të akuzuar për ndikim të paligjshëm mbi zyrtarë të drejtësisë, GJKKO dënon tre persona (Emrat)

Të akuzuar për ndikim të paligjshëm mbi zyrtarë të drejtësisë, GJKKO dënon tre persona (Emrat)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

November 8, 2026
U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

November 8, 2026
Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In