• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shtegu i Gjelbër”, garojnë mbi 100 çiklistë. Veliaj: 2018-ta, viti i biçikletave për Tiranën

by Java News
07/01/2018 10:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për të tretin vit radhazi në kryeqytet u zhvillua gara e “Shtegut të Gjelbër”. Nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës dhe të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, mbi 100 çiklistë amatorë dhe profesionistë, të apasionuar me natyrën dhe sportin, si dhe grupe të rinjsh vullnetarë, u bënë pjesë e itinerarit çiklistik.

Garës iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili në nisje të saj tha se ky aktivitet sportiv synon ndërgjegjësimin e qytetarëve se biçikleta është një zgjidhje e shëndetshme në një qytet si Tirana.  Veliaj theksoi se tashmë kjo garë është kthyer në një traditë të bukur për kryeqytetin, duke e përfshirë Tiranën në kalendarin e të apasionuarve pas këtij sporti.  “Më vjen mirë që jeni regjistruar rreth 100 profesionistë. Ajo që më pëlqen shumë është e kemi futur Tiranën në një kalendar. Kur një gjë ndodh njëherë, është një organizim i bukur, po kur një gjë ndodh 2 herë, 3 herë, 4 herë, do të thotë që po stabilizohet një traditë dhe besoj që ajo që është më e rëndësishme për qytetin tonë është të stabilizojmë një traditë. Shtegu i Gjelbër është një traditë. Maratona tani do të ketë vitin e tretë në Tetor dhe është gjithashtu një traditë. Besoj është mënyra fantastike për të inkurajuar, jo vetëm ata që janë profesionistë, por edhe ata si puna ime që janë amatorë”, deklaroi Veliaj.

Ai nënvizoi se prioritet i punës së Bashkisë së Tiranës do të jetë ndërtimi i 10 km korsi për biçikleta, që jo vetëm do të garantojë sigurinë e çiklistëve, por në të njëjtën kohë do të lehtësojë edhe qarkullimin në kryeqytet. “Nëse do të shikoni edhe rrugës për të shkuar tek Shtegu i Gjelbër nga lapidari e pastaj pjesën tjetër do të shikoni që bashkia po asfalton  dhe pastaj do të vendosë edhe sinjalistikë për ata që ndoshta nuk janë profesionistë, por që janë ata që do të përdorin biçikletën  në Tiranë. Këtë vit do të kemi 10 km rrugë, korsi biçikletash  të mbrojtur. Do të thotë që makina  nuk do të mund të hyjë në korsinë e biçikletave që të shmangim skenat e shëmtuara që kemi parë. Unë besoj që nëse e kthejmë në sfidë, siç kemi fituar shumë beteja në këtë qytet ne mund ta kthejmë 2018 vitin ku Tirana iu rikthye biçikletës. Në qoftë se këtë monopol le të themi e ka pasur deri në vitet ‘90-‘91, jam i bindur që mund ta kthejmë sepse është pjesë e kulturës tonë biçikleta”, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku siguroi se ky vit do të jetë fantastik për të gjithë ata që do të përdorin biçikletën dhe për të inkurajuar të rinjtë të merren me sport. “Është momenti ideal ku secili të vendosë  që 2018 mund të jetë një vit fantastik për t’u marrë me sport.  Mund të jetë çiklizmi në natyrë, mund të jetë çiklizmi në rrugë, mund të jetë maratona, mund të jetë një sport. Problemi numër 1 i qyteteve për shëndetin është obeziteti dhe fakti që ushqehemi keq, kemi jetë sedentare. Shpresoj që do të promovojmë qytetin, Tiranën, dhe besoj që vitin tjetër do të jemi edhe më të shumtë dhe 2018-n do ta kthejmë në një vit fantastik për të gjithë ata që do të përdorin biçikletën”, tha ai.

Pjesëmarrësit në edicionin e 3-të të “Shtegut të Gjelbërt” përshkruan një itinerar prej 63 km duke nisur nga Sheshi “Skënderbej”, përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, për të vijuar më pas nëpër Kodrat e Liqenit, drejt Kurorës së gjelbër të kryeqytetit dhe për të mbërritur në Petrelë, ku ishte dhe “Check-pointi”-i, apo stacioni i parë i kronometrimit. Stacioni i dytë ishte ai i Durishtit, i ndjekur më pas nga “Check-point”-i i kilometrit 25, përgjatë rrugës Tiranë-Elbasan, e për të vijuar me stacionet e tjera të kronometrimit në Kakunjë, në Koçaj pranë Baldushkut, në Rodhje dhe për ta mbyllur kronometrimin në finishin e Mulletit, ndërsa mbërritja për publikun ishte sërish Sheshi “Skënderbej” në Tiranë.

a.ç

Next Post
Gjirokastër/ Pallati rrezikon të shembet, 18 familje kaluan natën në makina

Gjirokastër/ Pallati rrezikon të shembet, 18 familje kaluan natën në makina

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plasin debatet mes vajzave në shtëpinë e BBV: Mendon se je kokrra e yllit? Ti nuk lahesh pas..

Plasin debatet mes vajzave në shtëpinë e BBV: Mendon se je kokrra e yllit? Ti nuk lahesh pas..

January 1, 2026
“Viti 2026 mund të thyejë rekordet e ngrohjes globale”, ky është paralajmërimi që bëjnë shkencëtarët

“Viti 2026 mund të thyejë rekordet e ngrohjes globale”, ky është paralajmërimi që bëjnë shkencëtarët

January 1, 2026
“Vajza e motrës sime ka parë njerëz të djegur”/ Dëshmitarja flet për tragjedinë në Zvicër: Ka djem e vajza që nuk janë gjetur!

“Vajza e motrës sime ka parë njerëz të djegur”/ Dëshmitarja flet për tragjedinë në Zvicër: Ka djem e vajza që nuk janë gjetur!

January 1, 2026
Amnistia e fundvitit/ Ministri Lamallari zbulon kriteret dhe kush janë të burgosurit që do të lirohen (VIDEO)

Amnistia e fundvitit/ Ministri Lamallari zbulon kriteret dhe kush janë të burgosurit që do të lirohen (VIDEO)

January 1, 2026
Autoboti bllokoi rrugën, hapet pas dy ditësh pika kufitare e Qafë-Thanës

Autoboti bllokoi rrugën, hapet pas dy ditësh pika kufitare e Qafë-Thanës

January 1, 2026
Aktori postim prekës pas aksidentit tragjik me tre viktima në Gjirokastër: Pse m’i more o Zot, nuk do t’ju harroj kurrë vëllezër

Aktori postim prekës pas aksidentit tragjik me tre viktima në Gjirokastër: Pse m’i more o Zot, nuk do t’ju harroj kurrë vëllezër

January 1, 2026
Pyetet nga gazetari: Zoti President, a keni një rezolutë për Vitin e Ri?/ Trump përgjigjet: Paqe. Paqe në Tokë (VIDEO)

Pyetet nga gazetari: Zoti President, a keni një rezolutë për Vitin e Ri?/ Trump përgjigjet: Paqe. Paqe në Tokë (VIDEO)

January 1, 2026
Merr fund epoka e qirave të lira, arsyet e shtrenjtimit, sa duhet të paguani në një muaj

Merr fund epoka e qirave të lira, arsyet e shtrenjtimit, sa duhet të paguani në një muaj

January 1, 2026
Një i penduar që mbulohet nga heshtja dhe një i papenduar që vazhdon luftën nga varri 

Pse lexoheshin gazetat nga faqja e fundit?

January 1, 2026
Tragjedia në Zvicër/ Flet dëshmitari: Theva dritaren për të shpëtuar, miqtë e mi nuk ia dolën

Tragjedia në Zvicër/ Flet dëshmitari: Theva dritaren për të shpëtuar, miqtë e mi nuk ia dolën

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com