• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shtegu i eremitëve mesjetarë, bërthama turistike e Beratit

by A R
27/08/2016 09:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agjencia Kombëtare e Turizmit ka treguar dhe një herë se është e pranishme me pjesëmarrje aktive në mbështetje të realizimit të projekteve për promovimin e turizmit.

Bashkëpunimi me Bashkinë Berat për konsolidimin e konceptit të turizmit të qëndrueshëm vjen këtë herë përmes projektit të shtegu panoramik të eremiteve mesjetarë. Agjencia Kombëtare e Turizmit vlerëson se ky shteg, kjo rrugë, në itinerar dhe në pamje madhështore është bërthama turistike e Beratit, që lidh shkurt e magjishëm qytetin e jashtëm me Kalanë ose dy pjesët më përfaqësuese historike dhe turistike dhe ka një rëndësi të madhe në të gjitha këndvështrimet.

Me ndërtimin dhe kompletimin e saj Beratit i shtohet jo vetëm një pasuri që zbulon mbi 2000 e ca vjet histori, por edhe një qasje të re e moderne për turizmin, që duhet shfrytëzuar më së miri sepse nuk mund t’i mungojë hartës europiane të turizmit shqiptar.

Projekti, një risi që na shpalos mbi dymijë e ca vjet qytetërim

Rruga e projektit tonë që rinis aty, vazhdon i ngjitet shpatit të thiktë deri në lartësinë e Kishës së Shën Mëhillit, xhevahirit të monumenteve të kulturës së Shqipërisë. Kisha e Shën Mëhillit është ndërtuar në këtë shpat të thepisur, në anën jugore të Kalasë së Beratit. Ajo është një kapelë e tipit kryq i brendashkruar pa mbështetje të brëndshme, me kupolë mbi tambur dhe me narteks në anën perëndimore.

berBerati si një qëndër kryesore i turizmit shqiptar, i quajtur nga gazetarët e udhëtimeve si Diamanti i Ballkanit, meriton një rizgjim befasues. Ky rizgjim befasues nuk është gjë tjetër, por rihapja dhe rigjallërimi modern i shtegut të vjetër të Oshënarëve apo Eremitëve të Mesjetës së hershme duke rizbuluar dhe vënë në shërbim publik e turistik mbi dymijë e ca vjet histori. Ajo fillon nga rruga kryesore tek Ura e Goricës, pikërisht në vendin ku ndodhej Katedralja e vjetër, Shën Maria e Ujërave, në lagjen më spektakolare të qytetit, Mangalem, e cila ka qënë e madhe, me dy kate dhe kambaneri, dhe e djegur dy herë. Kronikat e vjetra thonë se besimtarët e Beratit në këtë kishë varrosën trupin e martirit Shën Nikodhim më 1709.

Agjencia Kombëtare e Turizmit jo vetëm e shikon me përparësi këtë nismë, por do të fokusohet me përkushtim deri në realizimin e plotë të saj. Projekti i ringjalljes së kësaj rruge mijëravjeçare është një risi e domosdoshme për Beratin sot; është si një shkundje nga apatia, nga mosbesimi, nga kaosi që na rrethon. Bëhet fjalë për një shteg, rrugë të kalldrëmtë, rreth dy metra e gjerë, me shesh-pushime panoramike, me parmakë të hijshëm mbrojtës, me ndriçim të përshtatshëm, me sinjalizime shpjeguese dhe informacione të detajuara historike, të alternuar me shërbime të ndryshme turistike e shplodhëse.

beratDuke rindërtuar shtegun turistik, do të mund të bëhet e mundur vizita e disa prej 18 guvave 2000 vjeçare, të cilat të befasojnë me brendinë e tyre ku veç elementeve të tjera të banimit shfaqin interes edhe për mbishkrime të hershme apo enigma të tjera ende për t’u zbuluar.

Kjo nismë e AKT, u bë në vijim të ditëve të pelegrinazhit në Malin e Tomorrit, i cili tashmë është kthyer në një produkt jo vetëm shpirtëror por edhe turistik pasi me qindra mijëra vizitorë të shumtë nga brenda dhe jashtë vendit vizitojnë këtë vend të shenjtë dhe në të njëjtën kohë vizitojnë dhe zonat turistike të qytetit dhe krahinës përreth.

Promovimi në rritje që AKT ka bërë për Beratin, ka dhënë frytet e para pasi nga të dhënat paraprake që kemi marrë nga Bashkia dhe operatorët turistik, kemi një rritje me 30% të numrit të vizitorëve që vijnë në Berat, krahasuar me vitin e kaluar./r.a

Next Post
Pamjet e tmerrit në Itali/ Viktima e të zhdukur nga tërmeti, qyteza fshihet nga faqja e dheut

40 lëkundje të tjera sizmike në Itali, viktimat shkojnë rreth 280

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbreti i Panairit

Sikter Mysafir

April 13, 2026
Detaje nga ngjarja në Fier, vëllai i pronarit të banesës: Hajduti ngeci në dritare, u gjet i pajetë në mëngjes

Detaje nga ngjarja në Fier, vëllai i pronarit të banesës: Hajduti ngeci në dritare, u gjet i pajetë në mëngjes

April 13, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Partia Demokratike duhet të hyjë në politikë

April 13, 2026
Refuzohet ekstradimi i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, gjykata e shpall “të arratisur”

Refuzohet ekstradimi i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, gjykata e shpall “të arratisur”

April 13, 2026
Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

Vodhën një market në Durrës, policia arreston dy autorët

April 13, 2026
Berisha si “kafshë politike” e ndjen në ajër humbjen elektorale të radhës, ja pse na urren të gjithëve

Disfata e Orban në Hungari rrëzon alibitë e humbjeve të Sali Berishës

April 13, 2026
“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua debat…

“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua debat…

April 13, 2026
Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier

Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier

April 13, 2026
Britania kundër bllokadës së Hormuzit, Keir Starmer: Nuk përfshihemi në luftë me Iranin

Britania kundër bllokadës së Hormuzit, Keir Starmer: Nuk përfshihemi në luftë me Iranin

April 13, 2026
Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In