• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Shëndetesi

Shtatzëni në kohë pandemie

by A R
08/01/2021 12:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gratë shtatëzëna nuk janë imune ndaj Covid-19 sikundër çdo person tjetër që kontaminohet dhe mund të përjetojë forma të ndyshme të virusit; nga simptoma të lehta tek ato klinike më të rënda. Situata delikate në rastin e grave shtatzëna ku janë bazuar studimet në të gjithë botën është fakti nëse ato e transmetojnë ose jo virusin tek foshnja që mund të komplikonte shëndetin si të nënës po ashtu edhe të foshnjes.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se gratë shtatëzëna mund të preken rëndë nga Covid-19 dhe kjo mund të sjellë probleme serioze në shëndetin e tyre apo të fëmijës.

Në lidhje me faktin nëse virusi transmetohet nga nëna tek fëmija, përfundimet janë ende të ndara në dy grupime: gratë shtatzëna të infektuara që kanë humbur foshnjën e tyre për shkak të komplikacioneve që i atribuohen Covid-19 dhe të tjera që kanë transmetuar antitrupa dhe jo virus tek fëmijët e sapolindur. Studimet janë njësoj në një pikë; që antitrupat SARS-CoV-2 nuk janë jetëgjatë, pra me rritjen e foshnjes ulet dhe numri i antitrupave. Lidhur me këtë problematikë të ndjeshme, UNFPA, Agjencia e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri po monitoron nga afër dhe po punon me partnerët për të adresuar jo vetëm problematika por edhe për të ndihmuar gratë shtatzëna të marrin shërbimin e nevojshëm sipas protokollit, në përpjekje për të garantuar shëndetin e gruas dhe foshnjes.

UNFPA në Shqipëri ndjek hap pas hapi ecurinë dinamike te situatës së infeksioneve me qëllim që gratë shtatëzana, që edhe për shkak të ndryshimeve fizike kanë vështirësi në frymëmarrje, të marrin shërbimet shëndetësore me përparësi për shkak se janë më të predispozuara për të pësuar forma më të ashpra të Covid-19.

UNFPA apelon gratë shtatzëna se duhet të tregojnë kujdes si gjithë të tjerët duke vendosur barriera mbrojtëse si maskë, si edhe duke mbajtur distancën dhe higjienën.
Gjithashtu me rëndësi është mënyra e trajtimit me protokoll më specifik për të mos prekur foshnjen.

UNFPA Albania bashkë me ekspertët sugjerojnë që gratë që ushqejnë foshnjet me gji nuk duhet të ndahen nga të porsalindurit e tyre, pasi nuk ka prova që tregojnë se virusi SARS-CoV-2 mund të transmetohet përmes qumështit të gjirit nga nëna tek foshnjat, duke rekomanduar vazhdimin e trajtimit në këtë mënyrë.

Në Shqipëri ka patur raportime në media për një grua shtatzënë dhe një tjetër lehonë që fatkeqësisht kanë humbur jetën për shkak të komplikacioneve nga Covid19. Përsa i takon situatës pandemike në vendin tonë janë kryer 368.733 testime nga ku janë shënuar 81.993 raste pozitive gjithësej . Nga këto statistika, 49.543 janë shëruar dhe 1418 fatkeqësisht kanë humbur jetën.

Next Post
Firmoset marrëveshja e ekstradimit midis Shqipërisë dhe SHBA-ve, Yuri Kim: Dëshmi e një partneriteti të gjatë mes dy vendeve

Trazirat në SHBA, ambasadorja Yuri Kim ka një mesazh për shqiptarët: Faleminderit që na qëndroni pranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

April 13, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Nafta rikthehet mbi 100 dollarë pasi SHBA-të njoftuan se do të bllokojnë portet iraniane

April 13, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Mirënjohje për rrugaçin që nuk i preu pemët

April 13, 2026
Nafta e shtrenjtë ‘fundos’ transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

Nafta e shtrenjtë ‘fundos’ transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hungaria tregoi se ndjehej e pasigurt nga ikja prej Evropës

April 13, 2026
Fondet e lojërave të fatit në shërbim të publikut, miratohen rregullat për financimin e projekteve sociale dhe inovacionit

Fondet e lojërave të fatit në shërbim të publikut, miratohen rregullat për financimin e projekteve sociale dhe inovacionit

April 13, 2026
U rrit në hijen e “shefit Orbán” dhe e rrëzoi, njihuni me Péter Magyar. U bë i njohur nga një video në YouTube

U rrit në hijen e “shefit Orbán” dhe e rrëzoi, njihuni me Péter Magyar. U bë i njohur nga një video në YouTube

April 13, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat maksimale 28 gradë

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat maksimale 28 gradë

April 13, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Tirana mirëpret Samitin e IV të Diasporës, sot Ceremonia e Mirëseardhjes në TKOB

April 13, 2026
“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In