• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shtatori do të ndezë dosjen “Hajdari”, pritet dëshmia e Berishës

by A R
14/08/2019 08:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ashpërsohet beteja sa i takon rihapjes së dosjes “Hajdari”. Një vit më parë Izet Haxhia u ekstradua nga Turqia dhe premtoi se do të tregojë të vërtetat e ekzekutimit të Azem Hajdarit. Por gjyqi ndaj tij nuk ka ecur sipas parashikimeve, pasi ka pasur jo pak pengesa rrugës. Në seancën e fundit, Haxhia kërkoi që të gjykohet jashtë qelie, gjë që nuk u pranua nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë. Por kjo është kundërshtuar nga Haxhia dhe avokatët e tij, të cilët i janë drejtuar Apelit.

Sot do të zhvillohet gjykimi i çështjes së masës së arrestit për Izet Haxhinë në Gjykatën e Apelit. Por edhe kjo seancë pritet të shoqërohet me debate të forta. Në seancën e shkuar gjyqtari e nxori nga salla Haxhinë, pasi ky i fundit e akuzoi se po mbante krahun e Berishës. Por gazeta ka mësuar se Haxhia ka shfaqur pakënaqësi dhe ndaj trupës që është zgjedhur në Apel. Mes 3 emrave që do shqyrtojnë kërkesën e tij është dhe Asim Vokshi. Haxhia ka shfaqur kritika ndaj tij, duke pretenduar gjithashtu se është pjesë e rrjetit të Sali Berishës dhe familjes së tij. Pritet që në seancë të kërkohet largimi i tij po për këtë arsye.

Por pas kësaj seance, hapet rruga e vijimit normal të seancave gjyqësore ndaj Haxhisë. Pavarësisht se si do të vendosë Apeli, më 6 shtator do mbahet seanca e radhës gjyqësore ndaj Haxhisë në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Aty do përcaktohet dhe kalendari për dorëzimin e provave dhe thirrjen e dëshmitarëve. Gazeta foli me Idajet Beqirin, avokatin e Izet Haxhisë, i cili tha se Berisha do jetë personi i parë që do të kërkohet të thirret si dëshmitar në gjykatë.

“Në shtator do të fillojë rigjykimi i çështjes së vrasjes së Azem Hajdarit dhe dëshmitari i parë që do të thirret në këtë rigjykim është Sali Berisha, i cili ka dijeni të plotë rreth vrasjes së ish deputetit Hajdari dhe se është pikërisht ai që ka folur për herë të fundit dhe që e nxori në pritë Azem Hajdarin”, tha avokati.

Pra pritet që në shtator të kemi një betejë të fortë sa i takon dosjes “Hajdari”. Haxhia ka kërkuar disa herë që të përballet me Berishën, pasi akuzon atë si përgjegjës për eliminimin e Hajdarit. Mbetet të shihet çfarë do vendosë gjykata, por nëse ajo pranon kërkesën, ligji parashikon shoqërim dhe me forcë.

Dëshmitë

Izet Haxhia pritet që të thërrasë për dëshmitarë rreth 42 emra në gjykatë. Nga këta 8 janë më të spikaturit dhe që kanë dijeni mbi ngjarjen. Një ndër ta është Zenel Neza, ish-truproja i Azem Hajdarit, i cili u qëllua gjatë atentatit. Ai ishte prezent kur ndodhi sulmi dhe është personazhi kryesor që ka parë në sy vrasësit. Madje Zenel Neza është personi i parë i cili pati kontakt me Berishën dhe ky i fundit i pëshpëriti në vesh kur ishte në spital. Emër tjetër është Marjan Gryka. Edhe ky i fundit ka qenë truproja i Hajdarit. Në disa intervista ai ka akuzuar si vrasës të Hajdarit, ish-kryeministrin Berisha.

Emra të tjera që kanë qenë në të njëjtën linjë janë Jaho Mulosmani dhe vëllezërit e Izet Haxhisë, Ismet Haxhia, Isamedin Haxhia, të dënuar si autorë të ngjarjes. Ata e kanë mohuar krimin dhe po ashtu kanë akuzuar Berishën. Grupit i bashkohet Fatos Klosi, ish-kreu i SHISH, që po ashtu pretendon se Berisha ka gisht në ngjarje. Një tjetër emër është Ylli Rakipi, gazetari ka qenë prezent në rrëfimin që Zenel Neza ka dhënë para Berishës në spital. Rakipi e ka regjistruar bisedën, por nuk dihet se ku ajo ka përfunduar.

Tjetër emër është Astrit Muldaka. Ai është dëshmitar i penduar i ngjarjes, pasi akuzohet se ka qenë pjesë e atentatit dhe ka qenë ai që ka siguruar makinën me të cilën lëvizën atentatorët. Pra shtatori pritet të jetë i vrullshëm, ndërkohë që kulmi i procesit do jetë kur reforma në drejtësi të ketë hyrë në fazën finale.

(Sot)

/a.r

Next Post
Njihuni me partnerët më të këqinj sipas Horoskopit

Je ende beqar? Horoskopi e ka një shpjegim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pijet energjike dëmtojnë dhëmbët, mjekët apelojnë për më shumë kujdes tek fëmijët dhe të rinjtë

Pijet energjike dëmtojnë dhëmbët, mjekët apelojnë për më shumë kujdes tek fëmijët dhe të rinjtë

July 21, 2026
Korçë: Makina shkrumb e hi, brenda saj gjendet një person i pajetë

Korçë: Makina shkrumb e hi, brenda saj gjendet një person i pajetë

July 21, 2026
VIDEO / Rama sfidon kritikët: Malet i shohin nga qyteti, banorët mezi e presin paketën! Do krijojmë “Zvicrën e vogël”

VIDEO / Rama sfidon kritikët: Malet i shohin nga qyteti, banorët mezi e presin paketën! Do krijojmë “Zvicrën e vogël”

July 21, 2026
Andy Burnham prezanton qeverinë e re britanike: Nis një epokë e re për vendin

Andy Burnham prezanton qeverinë e re britanike: Nis një epokë e re për vendin

July 21, 2026
U kap me tritol dhe granata në mes të Tiranës, Petrit Çeça “kyç” gojën para hetuesve

U kap me tritol dhe granata në mes të Tiranës, Petrit Çeça “kyç” gojën para hetuesve

July 21, 2026
Kultivoi bimë narkotike mes kanioneve në Progonat, arrestohet 57-vjeçari

Kultivoi bimë narkotike mes kanioneve në Progonat, arrestohet 57-vjeçari

July 21, 2026
“Fundjava sjell rritje të temperaturave”, Ja deri në çfarë date do të vazhdojë ‘i nxehti i ferrit’

“S’ka më temperatura ekstreme, freskohet moti”, kushtet atmosferike për ditët në vijim

July 21, 2026
Vodafone Albania teston për herë të parë teknologjine e re, që kombinon AI me robotikën, për fuqizimin automatik të rrjetin celular

Vodafone Albania teston për herë të parë teknologjine e re, që kombinon AI me robotikën, për fuqizimin automatik të rrjetin celular

July 21, 2026
Nga bunkerët, te mali i Dajtit, “Daily Mail” tregon pse Tirana është destinacioni i momentit

Nga bunkerët, te mali i Dajtit, “Daily Mail” tregon pse Tirana është destinacioni i momentit

July 21, 2026
Zbuloni 3 shenjat e horoskopit që do të përballen me vështirësi financiare gjatë vitit 2025

Horoskopi i së martës: Paratë buzëqeshin për disa shenja, dashuria surprizon të tjerat

July 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In