• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SHTATOR 2013- JANAR 2017/ Gjashtë ndryshimet e bujshme në qeverinë “Rama”

by Java News
30/01/2017 16:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me vendimin e sotëm për shkarkimin e Ylli Manjanit nga posti i ministrit të Drejtësisë dhe emërimin në këtë detyrë të Petrit Vasilit (të dy nga rradhët e LSI-së) kabineti qeveritar regjistron ndryshimin e tij të gjashtë nga shtatori 2013 kur Edi Rama u mandatua zyrtarisht në postin e kryeministrit. Ja shkurtimisht të gjitha lëvizjet e ministrave në qeverinë “Rama”, të argumentuara herë me dorëheqje të befta dhe herë me shkarkime të pritura.

Në 1 gusht 2014
Pas 300 ditë qeverisje, ndodhi dhe ndryshimi i parë në kabinetit qeveritar të kryeministrit Edi Rama. Në një konferencë shtypi Rama ka njoftuar dorëheqjen e dhënë nga Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin Ilirjan Celibashi dhe zëvendësimin e tij me deputeten e PS-­së, Ermonela Felaj. Kryeministrit Rama, në fjalën e tij theksoi se ky vendim i Celibashit ishte tërësisht personal.

Në 21 Maj 2015
Kryeministri Edi Rama emëron Blendi Klosin si ministër të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rama bëri të ditur se “Blendi Klosi do të jetë ministri ynë i ri i Mirëqenies Sociale për të çuar më tej reformat rrënjësore të nisura nga Erion Veliaj”. Blendi Klosi zëvendësoi në këtë post Erion Veliaj, i cili kandidoi për kreun e bashkisë së Tiranës.

Në 9 Nëntor 2015
Ylli Manjani u zyrtarizua pasditen e 9 Nëntorit 2015 në detyrën e ministrit të Drejtësisë. Kryeministri Rama ka zyrtarizuar kandidaturën e tij në këtë post, pas dorëheqjes së dhënë në mesditë nga Nasip Naço, i cili ushtronte këtë detyrë prej dy vitesh. Nëpërmjet një letre publike drejtuar kryeministrit, Naço bënte ndër të tjera me dije se “jap dorëheqjen time si Ministër i Drejtësisë duke shpresuar qe ky akt te ndihmoje ne krijim në krijimin e klimës së bashkëpunimit të kërkuar për reformimin e sistemit të drejtësisë”.

Në 16 shkurt 2016
Ministri i Financave, Shkëlqim Cani shkarkohet nga detyra me vendim të shefit të ekzekutivit, Edi Rama. Kryeministria bëri me dije se në krye të Ministrisë së Financave do të emërohej Arben Ahmetaj. Ndërkohë që në vend të Ahmetaj tek Ministria e Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes u emërua Milva Ekonomi, deri atëhere zv/ministre e Shëndetësisë.

Në 2 shtator 2016
Jep dorëheqjen ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto. Largimi nga kjo detyrë u bë me argumentin “për shkak të angazhimit në parti”. Nga LSI u propozua si zëvendësues i tij: Sokol Dervishaj, deri aso kohe shef kabineti pranë Kuvendit të Shqipërisë. Nga kryeministria u bë e ditur se “Kryeministri e ka falenderuar ministrin e Infrastrukturës e Transporteve për punën e bërë në krye të dikasterit dhe kontributin e tij aktiv në skuadrën qeveritare dhe bashkëpunimin shumë të mirë më të”

Në 30 Janar 2017
Kryeministri, Edi Rama firmos shkarkimin e ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, pa dhënë motivacionet e këtij vendimi. Në vend të tij propozohet, Petrit Vasili. Në konferencën e zhvilluar fill pas publikimit të lajmit, Manjani foli për përplasjet që kishte pasur me kryeministrin dhe akuzoi rëndë disa ministra të kabinetit të tij për afera korruptive dhe deri se kanë përdorur hotelin e Klement Balilit për të fjetur me dashnoret. (balkanweb)

ma.me

Next Post
REVISTA “TIME: Dita e parë në Shtëpinë e Bardhë, 10 premtimet e Presidentit Trump

Rekordi i Trump, i'u deshën vetëm 8 ditë që të kthente kundër 51 % të amerikanëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

September 6, 2026
Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

September 6, 2026
Katalogu politik i revolucionit permanent

Katalogu politik i revolucionit permanent

September 6, 2026
Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

September 6, 2026
Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

September 6, 2026
Më në fund kontroll real i çmimeve?

Më në fund kontroll real i çmimeve?

September 6, 2026
“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

September 6, 2026
VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

September 6, 2026
“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

September 6, 2026
“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com