• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rekordi i Trump, i’u deshën vetëm 8 ditë që të kthente kundër 51 % të amerikanëve

by A R
30/01/2017 16:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas sondazhit më të fundit të Gallup-it, pas vetëm tetë ditësh në zyrë, shkalla e mospajtimit me presidentin Trump ka arritur në 51%. Po këtë ditë, shpërthyen protesta në të gjitha aeroportet e SHBA-së pas nënshkrimit të urdhërit ekzekutiv, përmes të cilit iu ndalua hyrja shtetasve nga 7 vende të Lindjes së Mesme.

Sipas Gallup-it, Trump është bërë i papëlqyeshëm për një kohë kaq të shpejtë, sa që ka thyer gjitha rekordet e mundshme.

Agjencia e njohur e sondazheve thote se nëse u hidhet një vështrim mbrapa treguesve të mëparshëm, shohim se janë dashur vite para se më shumë se gjysma e kombit të konsiderojë se presidenti i tyre ishte duke kryer punën e tij me një notë të dobët.

Dhe më pas vjen krahasimi:

Ronald Reagan arriti në 54% të humbjes së popullaritetit më 16 janar 1983, ditën e tij 727-të në detyrë. Humbja e popullaritetit të tij kishte shkuar duke u shtuar në mënyrë të vazhdueshme për shkak të mosbesimit që nga viti 1982, kur ekonomia së SHBA ishte përkeqësuar dukshëm, sipas Gallup.

Presidentit George H. Ë. Bush, iu desh një kohë më e gjatë përpara se vlerësimet e për mosmiratimin e punës së tij të dalin më lartë se gjysma e popullsisë. Më 29 shkurt 1992, ditën e tij të 1,136-të në detyrë, Bush kishte një vlerësim për mosaprovim prej 53% shkruan tesheshi. Gjatë asaj kohe, Bush po përballej me një betejë të rëndë me Pat Buchanan, dhe Partia Republikane ishte thellësisht e ndarë.

Presidentit Bill Clinton i janë dashur 573 ditë në zyrë, më saktë me 15 gusht të vitit 1994, vlerësimi për mosmiratimin e punës së tij kërceu në 52%, për shkak se iniciativa e tij për kujdesin shëndetësor po përjetonte kolaps.

Më 8 maj 2004, ditën e 1.205-të të presidencës së George Ë. Bush, shumica e Amerikës apo më saktë 51% e popullatës nuk e miratuan punën e tij për herë të parë. Gjatë asaj kohe, Amerika ishte ende në Irak dhe historitë e torturave të kryera nga ushtarët e SHBA-së filluan të dalin në dritë.

Presidenti Barack Obama ka humbur besimin e gjysmës së vendit me 13 gusht të vitit 2011, ditën e tij të 936-të në detyrë. Në atë ditë, 52% e njerëzve nuk kanë miratuar punën e tij. Në atë kohë, Obama kishte probleme serioze me krizën e borxheve. /a.m.

Next Post
Këngëtarët duhet të regjistrohen në tatime e të paguajnë taksa, ndryshe do të penalizohen

Këngëtarët duhet të regjistrohen në tatime e të paguajnë taksa, ndryshe do të penalizohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Gazetari dencon dhunën e protestuesve ndaj medias: Po na godasin dhe më pas luajnë viktimën!

VIDEO/ Gazetari dencon dhunën e protestuesve ndaj medias: Po na godasin dhe më pas luajnë viktimën!

October 28, 2026
Përplasja e dy trenave me shpejtësi të lartë në Spanjë, shkon në 39 numri i viktimave

Përplasja e dy trenave me shpejtësi të lartë në Spanjë, shkon në 39 numri i viktimave

October 28, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Tiranë/ Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një banese, dëmtohen dy automjete

October 28, 2026
Kina pranon kërkimfaljen e Mbappe pas komenteve kontroverse për Mao Ce Dunin

Kina pranon kërkimfaljen e Mbappe pas komenteve kontroverse për Mao Ce Dunin

October 28, 2026
Rikthehen tensionet me Iranin, Pentagoni bëhet gati për luftë të re dhe urdhëron ushtrinë amerikane: Përgatituni për sulme të tjera!

Kur do të sulmojë Trump? Zgjedhjet e nëntorit janë testi final i Iranit

October 28, 2026
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

Arsimi që proteston për politikë, por që prodhon analfabetë

October 28, 2026
Çmimi i karburantit pezullon lundrimin e anijes luksoze rreth botës, 200 pasagjerë bllokohen në Kamboxhia

Çmimi i karburantit pezullon lundrimin e anijes luksoze rreth botës, 200 pasagjerë bllokohen në Kamboxhia

October 28, 2026
Dënimi pa vendim

SPAK i komunikon mbylljen e hetimeve Belinda Ballukut

October 28, 2026
Grabiste biçikleta dhe para në taksi, pranga 56 vjeçarit në Shkodër

Plagoset me armë zjarri një 22-vjeçar në Tiranë, në kërkim autori

October 28, 2026
10,000 euro gjobë për protestuesit që shkaktojnë dëme, Senati francez miraton projektligjin! I kalon Asamblesë Kombëtare

10,000 euro gjobë për protestuesit që shkaktojnë dëme, Senati francez miraton projektligjin! I kalon Asamblesë Kombëtare

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In