• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shtatëzanitë e fshehura/ Mjeku flet për fenomenin që ndodh me vajzat dhe gratë, si arsyetohen ndryshimet në trup

by
25/04/2022 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjeku obstetër gjinekolog Rezart Ajazi ishte i ftuar në ABC Live për të folur në lidhje me shtatëzanitë e fshehura pas ngjarjes së pak ditëve më parë kur një vajzë lindi në tualentin e Urgjencës së QSUT-së edhe pse kishte shkuar për shqetësime të tjera, siç ishte dhimbjet e barkut.

Mjeku tha se shtatëzanitë e fshehura njihen në literaturën mjekësore duke shpjeguar madje edhe arsyetimet që mund të gjejnë vajzat dhe gratë për ndryshimet që ndodhin me trupin e tyre gjatë kësaj periudhe.

“Shkencërisht barra e fshehtë njihet si diagnozë. Rastet e barrës kritike të fshehtë mbulohen me elemente që për ne përbëjnë atë që duhet diagnoza diferenciale. Në shtatëzani nuk ka cikël menstrual për shembull. Pacientja mund të mendojë se ky çregullim i cilklit lidhet me faktorë të tjerë. Rritja e madhësisë së barkut argumentohet me patologji të tjera që mund të çojnë në këtë fenomen, siç janë fryrja e zorrëve, probleme tumorale, etj.

Çregullimet e gjumit për shembull apo lëvizjet fetale i interpretojnë si lëvizje zorrësh dhe e gjithë kjo që thashë me sipër sjell atë që quhet shtatëzani e fshehtë”, tha ai duke shtuar ndërkohë se eksperienca ka treguar edhe mjaft raste ku shtatëzanitë janë mohuar nga vajzat për shkaqe sociale apo familjare.

“Kemi patur raste që kur kemi futur vajza apo gra për ekzaminim na janë përgjëruar që të mos u tregojnë familjarëve për shtatëzaninë”, tha Ajazi duke shtuar se në këtë rast mjekët kanë respektuar privatësinë e pacientit.

Ajazi tha se shtatëzanitë e fshehta apo mohimi i shtatëzanisë janë të rrezikshme pasi ato nuk trajtohen duke patur një potencial të madh që të shkaktojnë probleme.

“Ne kemi protokoll të ndjekjes shtatëzanisë duke patur në fokus mireqënien e nënës dhe fëmijës. Duke mos u zbatuar protokolli përkatës mundet që këto shtatëzani të kenë pasoja, siç është rasti që patëm QSUT ku vajza shkoi dhe lindi në tualetin e Urgjencës, ndërkohë që duhej të vinte te ne.

Shmangia nga protokolli do të sjellë pasoja për këtë shtatëzani dhe askush më pas nuk garanton se si mund të shkojë ajo. Madje, edhe në rastet kur i ndjekim shtatëzanitë që nga fillimi na duhet ndonjëherë që të konsultohemi me kolegët tanë për raste të caktuara, tani imagjino ç’mund të ndodhë për një shtatëzani të pandjekur”, tha Ajazi.

/b.h

Next Post
I zhvati 135 mijë euro biznesmenes nga Tirana, Gjykata jep vendimin për të riun nga Kosova

I zhvati 135 mijë euro biznesmenes nga Tirana, Gjykata jep vendimin për të riun nga Kosova

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

October 2, 2026
Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

October 2, 2026
Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

October 2, 2026
Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

October 2, 2026
Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

October 2, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Trump kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare! Nga urdhrat ndaj Netanyahut te thirrja për tërheqjen e shteteve, çfarë rrezikon ICC-ja

October 2, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

October 2, 2026
Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

October 2, 2026
Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

October 2, 2026
Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com