• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Shtatë vjet në luftë, por si duket jeta e përditshme në Siri dhe si e sfidojnë të rinjtë

by Java News
02/05/2018 14:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Si jetojnë njerëzit sot në Siri, shtatë vjet pas fillimit të luftës? Si duket jeta e përditshme? Frustrimet, frika, mungesa e shpresës dhe perspektivës…

“Para shpërthimit të luftës fitoja rreth 700 lira siriane në muaj dhe isha i kënaqur. Tani fitoj 10.000 lira në ditë dhe nuk mjaftojnë. Kam humbur besimin tek ekonomia vendore”, thotë Sameri, një taksist në Damask. Ai ka ikur nga vendlindja e tij, Qodsiye dhe ka ardhur në kryeqytet.

Nuk ka para për ushqime
Prej fillimit të luftës civile në Siri, vlera e lirës siriane ka rënë me 90%. Përveç kësaj, shumë gjëra të nevojshme për jetën e përditshme nuk mund të gjenden fare, gjë që ka ndikuar në rritjen e madhe të çmimeve. Ndaj shumë sirianë janë të detyruar të kursejnë. Madje edhe gatimet janë shndërruar në gjëra luksoze. “Kam filluar të shfrytëzoj orizin dhe ushqimet e kualitetit të dobët. Aktualisht ha mish vetëm njëherë në muaj”, thotë Jasmina, një grua e moshës 40-vjeçare, nënë e tre fëmijëve.

Ajo ka vështirësi të paguajë edhe qeranë për apartamentin në Damask, ku ka ardhur pas shpërthimit të luftës në vendlindjen e saj. “Më mirë të hash ushqim të keq sesa të jetosh në rrugë”, thotë ajo.

Vallëzimet në luftë
Por jo të gjithë mendojnë për ushqimet, sikurse duket nga një shikim në restorante apo kafene. Tani ka më shumë restorante se para luftës. “Të kursesh? Deri kur? Deri sa nuk kam vdekur? Jo, ne jetojmë vetëm njëherë”, thotë Taimi. “Nuk dua të flas për politikën, shkoj në dëfrime, pi votkë të lirë dhe kënaqem duke vallëzuar me miq.” 23-vjeçari rregullisht poston video në Facebook.
sir1

Një prej këtyre vendeve është edhe bar Mazzika, në qendër të Damaskut. Taimi me shokë rri këtu deri në orët e para të mëngjesit, kur kthehet në shtëpi me makinë.

“Është rrezik, por frika me kohë zvoglohet. Mësohesh dikur me frikën.” Taimi qesh pas gati çdo fjalie. Mbase kjo është mënyra për të injoruar vizionin apokaliptik të një të ardhme të errët.

Zhdukja e profesioneve
Prej fillimit të luftës, nuk ka më të dhëna të sakta për gjendjen ekonomike. Por një është e qartë: profesione të tëra industriale janë zhdukur në tërësi. Dyqanet e mobilieve janë mbyllur. Nuk ka më as agjenci turistike dhe turizëm. Ndërsa lulëzon ekonomia ilegale. Kontrabanduesit transportojnë mallra në vijat e luftimeve dhe i shesin me çmime tepër të larta. Ata u japin ryshfet palëve dhe kalojnë nëpër linjat e luftimeve.

Qeveria e Sirisë po përpiqet që të përhapë lajme pozitive: “Eksporti i ilaçeve nga Siria po rritet. Katër laboratorë kanë marrë leje pune në vitin 2017”, shkruan gazeta qeveritare Al-Thawra.

Sipërmarrjet e të rinjve
Të rinjtë megjithatë po përpiqen jo vetëm të mbijetojnë në këtë kohë, por edhe të punojnë. Ata kanë hapur edhe sipërmarrjet e tyre. “Hapja e sipërmarrjeve po ndodh së fundi në Damask, Aleppo dhe Homs. Kjo lejohet vetëm nëse siguron burimet e duhura financiare”, thotë Maen Elhemmeh. Ai mendon se aktualisht në gjithë Sirinë ka rreth 500 start-up. Problemi i bizneseve të reja është mungesa e strukturës juridike në Siri. “Garancitë për sukses janë shumë të vogla”, thotë Elhemmeh.
sir

sir2
Shansi për femrat
Prej fillimit të luftës nga Siria janë larguar shumë akademikë. Kjo është humbje e madhe për ekonominë e vendit, por edhe një shans i ri. “Shumë sirianë kanë shkuar në Evropë, e një pjesë e tyre kanë mundësinë e përparimit në profesion”, pohon Elhemmeh. “Kur të përmirësohet gjendja në Siri, ata mund të kthehen dhe të përdorin njohuritë e marra në Gjermani.”

Femrat në Siri kanë filluar ndërkohë të punojnë në shumë profesione, të cilat më parë janë konsideruar si profesione meshkujsh. Gazeta Al-Ayyam shkruan se 58,3 % e fermave punojnë në punë të cilat më parë i kanë bërë meshkujt. Por këto të dhëna nuk janë përfshirë në statistikat zyrtare.

Femrat në qytetin Tartous punojnë si shitëse në rrugë, ngasin autobusë apo punojnë si automekanike. Në Damask ka femra që punojnë edhe si taksiste, që është një fenomen i ri. Shumë burra kanë ikur nga vendi apo janë futur në burgje. Ndaj shumë femra duhet të kujdesen për familjet. A do të ndikojë e gjitha kjo në përmirësimin e pozitës së femrave pas luftës, nuk është e sigurt.

ma.me

 

Next Post

Kosovë/ Kuvendi i habitur me indiferencën e Qeverisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Vija e Verdhë po lëviz çdo ditë”/ Izraeli po ndërton barriera të reja tokësore në Gaza dhe po zhvendos familje

“Vija e Verdhë po lëviz çdo ditë”/ Izraeli po ndërton barriera të reja tokësore në Gaza dhe po zhvendos familje

July 30, 2026
Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti në Japoni, vijojnë operacionet e shpëtimit

Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti në Japoni, vijojnë operacionet e shpëtimit

July 30, 2026
Airbnb sjell fitime rekord: Deri në 200 euro nata për një apartament në Shqipëri

Airbnb sjell fitime rekord: Deri në 200 euro nata për një apartament në Shqipëri

July 30, 2026
Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, pas Adnan Xholit shpall kandidaturën edhe Rovena Zoto

Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, pas Adnan Xholit shpall kandidaturën edhe Rovena Zoto

July 30, 2026
Fenomen i çuditshëm në Gjirin e Lalzit, një qytet shfaqet në horizont, pamjet bëhen virale (VIDEO)

Fenomen i çuditshëm në Gjirin e Lalzit, një qytet shfaqet në horizont, pamjet bëhen virale (VIDEO)

July 30, 2026
Rusia sulmon Ukrainën me raketa e dronë, të paktën 8 të vrarë dhe 45 të plagosur

Rusia sulmon Ukrainën me raketa e dronë, të paktën 8 të vrarë dhe 45 të plagosur

July 30, 2026
VIDEO / Sistemimi i plazhit të Vlorës, Rama: Hapësirë e lirë dhe çadrat falas

Plazhi dhe sëmundjet reumatizmale, kush përfiton dhe kush duhet të bëjë kujdes

July 30, 2026
VIDEO / Rama ndan pamjet: Shqipëria mirëpret vizitorë nga e gjithë bota

VIDEO / Rama ndan pamjet: Shqipëria mirëpret vizitorë nga e gjithë bota

July 30, 2026
SHBA bombardon ashpër Iranin pas tentativës për sulm ndaj trupave amerikane

SHBA bombardon ashpër Iranin pas tentativës për sulm ndaj trupave amerikane

July 30, 2026
Netanyahu: Kam forca speciale rreth meje në rast arrestimi, do të shkoj në Asamblenë e OKB-së në New York

Netanyahu: Kam forca speciale rreth meje në rast arrestimi, do të shkoj në Asamblenë e OKB-së në New York

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com