• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shtatë vjet burg për tre adoleshentët që inskenuan rrëmbimin e vajzës së biznesmenit

by Java News
21/03/2016 08:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata për Krimet e Rënda ka dënuar me 7 vjet burg në total tre të rinj të akuzuar për vendosjen e një gjobe 400 mijë euro ndaj një biznesmeni, duke inskenuar rrëmbimin e vajzës së tij, shkruan Panorama.

Tre adoleshentet, një prej të cilëve vetë vajza e biznesmenit, u shpallën fajtorë për akuzën e “shtrëngimit me anë të kanosjes për marrjen e pasurisë”. Meqënëse dy prej tyre u gjykuan në masën e sigurisë “arrest në burg” vendimi përfundimtar i ka nxjerrë nga qelia.

Gjykata ka pezulluar ekzekutimin e dënimit me burg duke i lënë në liri me kusht. Një nga kushtet e urdhëruara nga gjyqi është vajza e biznesmenit, i dashuri saj në kohën e ngjarjes dhe miku i tyre i përbashkët të mos shoqërohen me njëri-tjetrin.

Referuar vendimit të shpallur pak ditë te Krimet e Rënda, i pandehuri Orjon Hoxha u dënua me 2 vjet e 6 muaj burg, i pandehuri Kris Gjore me 2 vjet burg dhe e pandehura Nensi Ç., me 2 vjet e 6 muaj burg. Pasi përfituan uljen e një të tretës për shkak të gjykimit të shkurtuar, gjykata la në liri me kusht për një periudhë 3-vjeçare të pandehurit Orjon dhe Nensi, ndërsa i pandehuri Kris për 2 vjet.

Gjatë konkluzioneve përfundimtare janë shfaqur të penduar dhe kanë kërkuar mëshirë nga gjykata për masën e dënimit. Pas ngjarjes 18-vjeçarët Orion e Nensi dhe 19-vjeçari Kris pretenduan se ngjarja kishte qenë vetëm një lojë për të provuar dashurinë e biznesmenit ndaj vajzës së tij.

TELEFONATAT KERCENUESE

Referuar dosjes së Prokurorisë për Krimet e Rënda, tre të rinjtë u bënë “protagonistë” të një gjobëvënieje më 21 gusht 2015. Rreth orës 13:00 të kësaj dite, biznesmeni L.Ç. ka kallëzuar në Drejtorinë e Policisë Tiranë se rreth orës 12:15 në telefonin e tij me numër xxxxx241 ka marrë një thirrje nga numri xxxxx119, ku një zë mashkulli i ka thënë “Unë jam dikush që ka vajzën tuaj. Unë nuk kam asgjë personale me ju dhe e di që je njeri i mirë, por unë jam në hall dhe më duhen 400.000 (katërqind mijë) euro. Mos bëj asnjë tentativë të futësh policinë apo njerëz të tjerë në këtë punë”.

Pasi e ka mbyllur telefonin, shtetasi L.Ç., nuk e ka marrë seriozisht komunikimin e mësipërm, por rreth orës 12:23 ka marrë një telefonatë tjetër nga numri xxxxx169 dhe po i njëjti zë i ka thënë “Kam hall dhe ato lekët më duhen. Unë e di që ti i ke aq para. Mos fut njeri në këtë punë dhe as policinë”.

Personi që ka komunikuar ka qenë tepër i qetë dhe nuk ka shfaqur asnjë lloj shenje nervozizmi edhe pse L.Ç. i ka folur me një ton të ashpër. Sipas Prokurorisë, pasi ka verifikuar që vajza e tij Nensi Ç. nuk ndodhej në banesë dhe kishte të fikur numrin telefonin celular, kallëzuesi është nisur drejt D.P.Q. Tiranë për të bërë kallëzim.

DEKLARATAT

Në orët e pasdites të asaj dite, policia ka kryer shoqërimin e shtetasve Orion Hoxha, Kris Gjore dhe Nensi Ç., të cilët rezultoi se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë organizuar dhe kryerjen e telefonatës për shtetasin L.Ç., me anën e së cilës kanë shtrënguar me anën e kanosjes për përdorimin e dhunës ndaj vajzës së tij për fituar padrejtësisht pasuri.

“Këta shtetas, të pyetur me cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, kanë deklaruar që Orioni dhe Nensi Ç., që është vajza e shtetasit L.Ç, kanë qenë të njohur midis tyre dhe kanë menduar për t’i marrë një sasi lekësh këtij të fundit. Për këtë ata do të improvizonin rrethana të tilla, sikur vajza e shtetasit L.Ç., shtetasja nën hetim N.Ç. ishte rrëmbyer dhe t’i telefonohej L.Ç, duke i kërkuar një sasi të madhe lekësh në këmbim të lirimit të saj. Për realizimin e këtij plani, Orioni kishte biseduar dhe me shtetasin nën hetim Kris Gjore, që ishte shoku i tij, i cili do të kryente telefonatën”, thuhej në dosjen e Prokurorisë.

REALIZIMI I PLANIT

Sipas Prokurorisë, në datën 21 gusht 2015 në orët e mëngjesit, Orioni është takuar me Krisin dhe kanë blerë një aparat telefoni dhe dy karta SIM me numrat xxxxx119 dhe xxxxx169. Orioni rreth orës 11:00 ka takuar shtetasen nën hetim Nensi Ç. dhe e ka dërguar në një dhomë hoteli si dhe i ka marrë telefonin e saj me vete, të cilin e ka fikur.

Rreth orës 12:00, Krisi në prezencë të Orionit ka marrë dy herë në telefon shtetasin L.Ç., duke i kërkuar 400 000 euro në këmbim të lirimit të vajzës së tij, e cila, sipas tij, ishte e rrëmbyer nga këta shtetas.

Pasi L.Ç. ka bërë kallëzim në polici, kjo e fundit ka pasur dyshime se në këtë veprim ishte përfshirë shtetasi Orion Hoxha dhe ka shoqëruar familjarë të tij, për t’u interesuar lidhur me veprimet e Orionit atë ditë.

I vënë në dijeni të këtij fakti, Orioni ka shkuar dhe ka takuar Nensi Ç., e cila priste në dhomën e hotelit dhe ka thënë që “…të shkonte në shtëpi sepse ishte bërë e madhe …”.

Kjo e fundit i ka telefonuar nënës së saj dhe polica ka kryer shoqërimin e më pas arrestimin e saj në flagrancë. Po ashtu, Policia ka kryer shoqërimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve Orion Hoxha dhe Kris Gjore.

Panorama

Next Post

Vazhdon vërshimi i emigrantëve në Greqi, dy foshnja mbyten në det

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Këta nuk duan reformë, këta duan pushtet

June 29, 2026
Bordi i Paqes për Gazën mblidhet nesër në Qipro

Bordi i Paqes për Gazën mblidhet nesër në Qipro

June 29, 2026
“Vijojmë rritjen e pagave”, Rama inauguron ‘Mbretëreshën Geraldinë’: Luftë çdo forme ryshfeti në shëndetësi

“Vijojmë rritjen e pagave”, Rama inauguron ‘Mbretëreshën Geraldinë’: Luftë çdo forme ryshfeti në shëndetësi

June 29, 2026
Vidhnin banesa dhe automjete në Sarandë, goditet grupi kriminal. Arrestohen 4 persona, 1 në kërkim

Vidhnin banesa dhe automjete në Sarandë, goditet grupi kriminal. Arrestohen 4 persona, 1 në kërkim

June 29, 2026
Mandati i përfundon në dhjetor, KLP hap nesër garën për pasuesin e Olsian Çelës

Mandati i përfundon në dhjetor, KLP hap nesër garën për pasuesin e Olsian Çelës

June 29, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

Veliaj, baba për herë të dytë. Reagon avokati: Familjes iu shtua gëzimi i madh me një djalë!

June 29, 2026
Ilir Meta ‘divorcohet’ edhe me Kujtim Cakranin! Avokati: Ka humbur besimin, s’do e mbroj më unë!

Ilir Meta ‘divorcohet’ edhe me Kujtim Cakranin! Avokati: Ka humbur besimin, s’do e mbroj më unë!

June 29, 2026
Projekti në Sazan, Ibrahimaj: Po negociojmë me kompaninë për përqindjen që do të ketë shteti shqiptar

Projekti në Sazan, Ibrahimaj: Po negociojmë me kompaninë për përqindjen që do të ketë shteti shqiptar

June 29, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Të shtëna me armë zjarri në Pogradec, raportohet për 1 të plagosur

June 29, 2026
FOTO/ Aksidenti i rëndë në superstradën Lezhë-Milot, 2 persona në spital, si paraqitet gjendja e tyre

Aksidentet shënojnë rritje, rreziku më i lartë nga grupmoshat më të reja

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In