Një ngjarje tronditëse ndodhi sot në Shkodër ku nga shpërthimi me eksploziv pranë një biznesi, u plagosën 7 persona. Raportohet se 2 prej personave janë në gjendje të rëndë dhe u nisën për trajtim në Tiranë ndërsa 5 të tjerë po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Shkodrës pasi janë në gjendje më të lehtë shendetësore.
Emrat e të plagosurve nga atentati janë Lulzim Kullaj – 42 vjeç, Arjola Gjonaj – 31 vjeçe, Pjetër Arra 53 – vjeç, Gentian Suça – 40 vjeç, Ditmir Myftia – 32 vjeç, Pjeter Daka – 60 vjeç dhe Gardosileviç Roikq – 50 vjeçe.
Raportohet se objektivi i atentatit ishte shtetasi Lulzim Kulla, i njohur si person me precedentë të rëndë kriminale. Ai ka nënshtruar bizneset e zonës me gjoba si dhe dyshohet për një vrasje. Ngjarjua ndodhi pranë dyqanit të tij dhe eksplozivi shpërtheu sapo ai u afrua. Raportohet se personat e tjerë u ndodhën aty arstësisht./a.m.










