• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SHTATE rrathët e FERRIT të krizës opozitare

by Alfred Peza
29/03/2019 21:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Tani kur kanë kaluar 6 javë nga moment i dorëzimit “en block” të mandateve të deputetëve të saj, ndryshe nga sa u trumbetua fillimisht me entuziazëm, opozita po shfaqet çdo ditë e më e pafuqishme përballë mazhorancës së Kryeministrit Edi Rama. Këtë po e perceptojnë gjithnjë e më qartë, vetë qytetarët shqiptarë, nisur nga shumë akte, veprime, mosveprime dhe shenja politike, të dukshme e të padukshme publikisht.

Le të rendisim më poshtë, disa prej “indikatorëve” që na e bëjnë më të prekshme, jo vetëm kotësinë e aktit të paprecedentë të daljes së opozitës sonë zyrtare, nga sistemi politik parlamentar. Por edhe pafuqinë dhe pamundësinë totale të lidershipit të saj, për tiu imponuar Edi Ramës. “Komedia Hyjnore” po përsëritet në Shqipëri sot, në trajtën e tragjedisë vetvrasëse politike, duke prodhuar një krizë opozitare me arkitekturën e 7 rrathëve të ferrit.

E para, shtatë protestat e deritanishme të “Opozitës së Bashkuar”, duke mos e gëzuar dot mbështetjen popullore, po shfaqen gjithnjë e më të vogla për nga pjesëmarrja, po bëhen gjithnjë e më të shkurtëra për nga kohëzgjatja dhe gjithnjë e më agresive për nga “aktrimi” publik.

E dyta, lidershipi opozitar është koshient se asnjë forcë apo grupim politik nuk ia ka dalë kurrë në një shtet demokratik që të vijë në pushtet me protesta partiake. As me kërkesa fëminore të natyrës “hiqni Ramën se nuk e mundim dot, që të hyjmë në zgjedhje”. E mbi të gjitha, duke mos gëzuar asnjë mbështetje ndërkombëtare. Ndaj ajo nuk mund ti gënjejë pafundësisht qytetarët për qëllimin real që fshihet prapa këtij akti “in extremis”. Ndaj, sa më shumë kohë kalon nga momenti fillestar i daljes nga sistemi, aq më të pamundur e ka opozita që ta fitojë debatin publik që buron prej saj.

E treta, duke dështuar që ta përhapin tek populli frymën e aksionit të tyre politik dhe duke vijuar ta thellojnë karakterin e protestave të tyre partiake, përvoja na ka mësuar se aksione e tilla me kalimin e javëve dhe muajve, përfundojnë në protesta militantësh. Duke sjellë në fund, zhgënjimin e madh të radhës, për dështimin politik të radhës.

E katërta, sistemi elektoral shqiptar ka prodhuar një realiteti politik ku PD dhe LSI e kanë të pamundur që të mos i druhen rrezikut të mbijetesës, që vjen nga rivaliteti mes tyre. Nëse as Lulzim Basha dhe as Monika Kryemadhi nuk i fusin partitë e tyre në zgjedhjet e 30 qershorit, pas pushtetit legjislativ opozita humb edhe pushtetin lokal. Përvoja botërore ka treguar se në një situatë si kjo, mbijetesa e një partie në të ardhmen, ndodh 1 në 100 raste.

E pesta, rivaliteti Brenda opozitës nuk është vetëm mes PD dhe LSI ndërmjet tyre, por edhe mes këtyre dy partive të mëdha me partitë e tjera të vogla aleate. Brenda këtyre dy grupeve, kriza qëndron këmbëkryq për aq kohë sa interesat e tyre në reformën e re zgjedhore janë të kundërta. Agron Duka rikonfirmoi qëndrimin e tij të vjetër se nëse Edi Rama e ndryshon Kodin Zgjedhor, partia e tij por edhe të tjera si ajo, do të futen në zgjedhje.

E gjashta, opozita ka një krizë të madhe permanente lidershipi. Një krizë që del në pah akoma edhe më tepër, në zhvillime të rëndësishme politike si kjo. Pavarësisht se kryetarët “de jure” të PD dhe LSI janë Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, “de facto” jo vetëm perceptimi popullor është se, kryetarët realë të tyre janë Sali Berisha dhe Ilir Meta.

E shtata, Edi Rama përtej diversioneve në formë dëshirash personale të mediave opozitare, është në kulmin e fuqisë së tij politike. Nëse për figuracion publicistik, ai është sot në plotfuqinë legjitime të ushtrimit të pushtetit në pozitat e Presidentit të SHBA Donald Trump, lidershipi i opozitës sonë i ngjan aq shumë, mënyrës së ushtrimit të pushtetit nga ana e Bashkimit Europian. Lulzim Basha do të ishte në këtë rast, le të themi Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker. Monika Kryemadhi shefja e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini. Ilir Meta do të ishte Presidenti i Parlamentit Europian Antonio Tajani. Ndërsa Sali Berisha, do të ishte Kancelarja Merkel e cila ka edhe pushtetin real brenda gjithë unionit.

Ashtu siç ky fragmentarizim e bën BE të pafuqishme përballë SHBA në nivel global, edhe lidershipi i opozitës sonë është gjithnjë e më i dobët, përballë fuqisë reale politike të Kryeministrit të Shqipërisë. Këtu ku qëndron pafuqia absolute e opozitës për tiu imponuar mazhorancës, buron edhe fuqia reale e Edi Ramës për të vijuar i qetë punën e tij.

Next Post
Messi tregohet i sinqertë: Më mungon Ronaldo

Messi tregohet i sinqertë: Më mungon Ronaldo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krim i rëndë në Podujevë! 31-vjeçarja vret partnerin, nusen e xhaxhait dhe veten

Krim i rëndë në Podujevë! 31-vjeçarja vret partnerin, nusen e xhaxhait dhe veten

March 23, 2026
50 vjet pa “Monty-n”, gjenerali që mposhti “Dhelprën e Shkretëtirës” dhe irritoi Churchill-in

50 vjet pa “Monty-n”, gjenerali që mposhti “Dhelprën e Shkretëtirës” dhe irritoi Churchill-in

March 23, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Më mirë të dish, apo të mbetesh i paditur

March 23, 2026
Lufta drejt fundit? Trump: Arritëm një marrëveshje prej 15 pikash me Iranin, Hormuzi drejt hapjes

Lufta drejt fundit? Trump: Arritëm një marrëveshje prej 15 pikash me Iranin, Hormuzi drejt hapjes

March 23, 2026
Eurostat: Bien azilkërkuesit, më shumë kontrata pune në Europë për shqiptarët

Eurostat: Bien azilkërkuesit, më shumë kontrata pune në Europë për shqiptarët

March 23, 2026
“Shi vdekjeje”/ Bombat thërrmuese iraniane sfidojnë mbrojtjen ajrore izraelite

“Shi vdekjeje”/ Bombat thërrmuese iraniane sfidojnë mbrojtjen ajrore izraelite

March 23, 2026
“PD nuk ka strategji dhe objektiv të qartë”, Ben Andoni tregon pse protesta ishte show

“PD nuk ka strategji dhe objektiv të qartë”, Ben Andoni tregon pse protesta ishte show

March 23, 2026
Kina synon hapjen e tregut dhe zgjerimin e importeve të produkteve

Kina synon hapjen e tregut dhe zgjerimin e importeve të produkteve

March 23, 2026
Financial Times: Si oligarkët pranë Viktor Orbán përfitojnë miliarda nga tenderët publikë

Financial Times: Si oligarkët pranë Viktor Orbán përfitojnë miliarda nga tenderët publikë

March 23, 2026
Nafta vijon rënien në tregjet ndërkombëtare, në bursën e Nju Jorkut një fuçi u shit nën 99$

Ekspertët: Ulja e akcizës s’jep efekt, duhet hequr fare pasi e dyfishon çmimin e naftës

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In