• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shtatë gjërat që Basha ia kërkon Ramës por vetë nuk i bën

by Alfred Peza
23/05/2021 17:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

“Bëni si them unë, por mos bëni si bëj unë”,- është një shprehje mjaft e njohur në Shqipëri, e cila dikur i atriubuohej “priftit të fshatit”, por tani po aplikohet nga liderët politikë në vend. Më tipiku prej tyre, është Lulzim Basha. Për shkak të pozicionit që ka, kjo filozofi e tij po gjen aplikim në praktikën e sjelljes opozitare në raport me mazhorancën qeverisëse, partnerët ndërkombëtarë dhe rregullat e lojës demokratike.

1.- Lulzim Basha dhe PD në 10 marsin e këtij viti, i kërkuan KQZ që të mos e regjistronin Tom Doshin në listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, sepse sipas tyre personat e shpallur “non grata” nga SHBA, nuk kanë vend në Parlament. Pak ditë më parë, Sali Berisha dhe familja e tij, u futën në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit. Por deri më tani as PD e as Lulzim Basha, nuk janë deklaruar qartë e prerë se këtë standard do ta aplikojnë, edhe për ish Kryetarin e partisë së tyre.

2.- Në 2016 kur sapo ishte katapultuar në krye të PD, pas një maskarade që eleminoi Sokol Olldashin, Lulzim Basha bëri një deklaratë publike për zgjedhjet në PS. Ai akuzoi Edi Ramën se po bllokonte zgjedhjet brenda partisë së tij, një qëndrim që u kundërshtua publikisht edhe nga figura të rëndësishme brenda demokratëve. “Nuk e di ku e gjen kurajën Lulzim Basha për të bërë akuza të tilla. Ai është i fundit që duhet të flasë për demokraci dhe zgjedhje të lira e të barabarta”,- tha një deputete aktuale e PD.

3.- Lulzim Basha edhe në fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, edhe në fushatën e këtij viti për zgjedhjet e 25 prillit, i kërkoi Edi Ramës që të pranonte ftesën e tij për një debat televiziv. Por kur vjen puna për ta pranuar vetë një ftesë të tillë, të bërë nga kandidatët për Kryetar të PD në garën që pritet të zhvillohet më 13 qershor, Lulzim Basha hesht. Jo vetëm që nuk e ka pranuar ftesën, por as pritet që ta bëjë, po të kemi parasysh sjelljen e tij gjatë farsave të shkuara brenda partisë.

4.- Një nga kritikat që Lulzim Basha i ka bërë Edi Ramës, ka qenë ajo që lidhet me standardet zgjedhore, duke e akuzuar për mungesën e konkurencës së lirë. Në pikën 3 të nenit 10 të statutit të PD thuhet se “sistemi zgjedhor brenda partisë, garanton parimin e konkurrimit të lirë dhe shanseve të barabarta midis kandidatëve. Atyre u garantohet e drejta e barabartë në procesin zgjedhor dhe kontrollin mbi mënyrën e realizimit të tij”. Sfidantët e akuzojnë Bashën, se nuk kanë akses në proces e ai është jo transparent.

5.- Në statutin e PD thuhet gjithashtu se kjo parti synon “të garantojë sigurinë kombëtare dhe të kontribuojë si vend anëtar i NATO-s dhe në bashkëpunim me institucionet europiane, Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të siguruar…” A i shërben përmbushjes së këtij qëllimi, bojkotimi që Lulzim Basha i bëri ftesës së SHBA, për të marë pjesë në ceremoninë e stërvitjes ushatarake “Defender 21” në Tiranë? Po nëse këtë akt do ta ndërmerte Edi Rama, çfarë do ishin duke thënë tani, opozitarët tanë?!

6.- Lulzim Basha i ka kërkuar Edi Ramës që në zgjedhjet e 2017, por edhe pas djegies së mandateve të deputetëve të opozitës, largimin si Kryeministër si e vetmja garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme, pa ndërhyrjen e qeverisë dhe të administratës. Por Lulzim Basha kur vjen puna tek kërkesa e kandidatëve të tjerë në gararë, që ai të dorëhiqet si Kryetar i PD për të qenë i barabartë me ta, bën sikur nuk dëgjon. Dorëheqja e Kryeministrit është kërkesë politike. Ndërsa ajo e kreut partisë, e detyrueshme.

7.- Një nga pretendimet që ka Lulzim Basha dhe opozitarët e tjerë, në lidhje me humbjen në zgjedhjet e 25 prillit, PS dhe Kryeministri Edi Rama përdorën administratën shtetërore, fondet publike dhe të dhënat për votuesit që ishin në lista, për fitoren. Por kandidatët për Kryetarë të PD përballë tij, sot e akuzojnë atë, për të njëjtën gjë: Po përdor administratën e partisë, fondet e saj, strukturën drejtuese, listën e anëtarësisë, bazën e të dhënave, vulën e partisë, në funksion të fitores së tij në këtë garë!

Kaq mjafton për të kuptuar se ai që është i gatshëm dhe arrin ti bëjë vetë, të gjitha shkeljet e mundëshme vetëm e vetëm në funksion të fitores së tij në zgjedhjet brenda partisë, akuzon për to pa prova e fakte kundështarin. Pra, për të gjitha gjërat që Lulzim Basha është në gjendje ti bëjë vetë brenda Partisë Demokratike, akuzon Edi Ramën dhe mazhorancën se i bëjnë në Shqipëri.

Edhe hajde e mos thuaj pastaj se Lulzim Basha është etaloni i liderit që udhëheq sipas parimit: Bëni si them unë, por mos bëni si bëj unë!

Next Post
Kërkon nënën biologjike pas 46 vjetësh, por zbulon se… (VIDEO)

Kërkon nënën biologjike pas 46 vjetësh, por zbulon se… (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova shtet i pavarur”- Raporti BE-Serbi, Rama nga Parisi: Nuk ka më asnjë mënyrë për ta kthyer në fantazi të re serbe!

“Kosova shtet i pavarur”- Raporti BE-Serbi, Rama nga Parisi: Nuk ka më asnjë mënyrë për ta kthyer në fantazi të re serbe!

November 10, 2026
E plotë/ “Vendimtare janë dhe zhvillimet në Europë”- Rama: Shqipëria synon t’i mbyllë negociatat me BE-në në fund të vitit 2027! Ne do përfundojmë…

E plotë/ “Vendimtare janë dhe zhvillimet në Europë”- Rama: Shqipëria synon t’i mbyllë negociatat me BE-në në fund të vitit 2027! Ne do përfundojmë…

November 10, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Bashkë me Belerin ka humbur dhe SPAK-u dhe opozita

November 10, 2026
Aksidenti i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, humb jetën pas plagosjes së rëndë drejtuesi 64-vjeçar i motorit! U përplas nga 35-vjeçari me mjet

Aksidenti i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, humb jetën pas plagosjes së rëndë drejtuesi 64-vjeçar i motorit! U përplas nga 35-vjeçari me mjet

November 10, 2026
Prezantuesja e njohur gjendet e vrarë në dhomën e gjumit, bashkëshorti arrestohet si i dyshuar! E motra vrapoi…

Prezantuesja e njohur gjendet e vrarë në dhomën e gjumit, bashkëshorti arrestohet si i dyshuar! E motra vrapoi…

November 10, 2026
“Opozita u fsheh pas të rinjve të radikalizuar”- Rama flet për protestat nga Forumi i Paqes në Paris: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë!

“Opozita u fsheh pas të rinjve të radikalizuar”- Rama flet për protestat nga Forumi i Paqes në Paris: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë!

November 10, 2026
pellumb karameta

Pse Rama vlen të qeverisë?

November 10, 2026
“Siguria është përgjegjësi e përbashkët”- Ministri Demo: Shqipëria nuk është oborri i pasmë i Europës, por pjesë e derës së saj kryesore!

“Siguria është përgjegjësi e përbashkët”- Ministri Demo: Shqipëria nuk është oborri i pasmë i Europës, por pjesë e derës së saj kryesore!

November 10, 2026
Shqiptarët shlyejnë kreditë në kohë! Huatë me probleme, në nivelin më të ulët që prej vitit 2008, flasin ekspertët

Shqiptarët shlyejnë kreditë në kohë! Huatë me probleme, në nivelin më të ulët që prej vitit 2008, flasin ekspertët

November 10, 2026
Pagë marramendëse për të punuar në Hënë! NASA hap dyert për astronautët e rinj: Bëhuni pjesë e historisë së eksplorimit hapësinor!

Pagë marramendëse për të punuar në Hënë! NASA hap dyert për astronautët e rinj: Bëhuni pjesë e historisë së eksplorimit hapësinor!

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In