• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kërkon nënën biologjike pas 46 vjetësh, por zbulon se… (VIDEO)

by A R
23/05/2021 18:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek “E Diela Shqiptare” ka qenë Gentiana, e cila rrëfeu se ka ardhur të kërkojë prindërit e saj biologjikë. Ajo është rritur nga prindër adoptues që i kanë dhënë gjithçka dhe e mori vesh që ishte e tillë gjatë shkollimit tetëvjeçar, por në moshën 21 vjeç ky fakt iu tregua edhe nga babai adoptues, pak pas vdekjes së nënës.

Pas humbjes së babait, Gentiana nisi të kërkojë rrënjët e saj duke nisur nga Shtëpia e Fëmijës në Tiranë. Ajo zbuloi ditën e saj të lindjes, emrin e nënës biologjike dhe u drejtua në dy emisione për ta gjetur.

Rubrika e emisionit ka rënë në gjurmë e nënës së Gentianës, Sanies, e cila ka anën e saj të historisë. Një vajzë e re nga veriu i Shqipërisë, e martuar dhe me pesë fëmijë. Ajo mbeti pa përkrahje kur i vdiq bashkëshorti. Pas thuajse pesë vitesh nga vdekja e tij, mjekja e fshatit vë re diçka që Sania përpiqej ta fshihte për shkak të mentalitetit, shtatzëni.

Mjekja e ndihmoi të shkojë në spitalin e Shkodrës, larg kureshtjes së njerëzve që ta lindte fëmijën e qetë. Ardhja në jetë e Gentianës pasoi me qëndrimin dy mujor në spital, për të cilin u tha se ishte një operacion apandesiti, gjë që fëmija i madh e Sanies e mban mend ende në këtë formë. Prindërit e saj e pranuan sërish në shtëpi, por me kusht që të braktiste Gentianën.

Askush nuk e dinte pse Sania u bë krejt papritur e ndjeshme dhe nuk kuptonin shpesh disa episode të jetës së saj. Ajo ka kërkuar disa herë fshehurazi vajzën, në heshtje me shpresën se do t­a gjente diku, por nuk ia arriti. Pas një lufte me tuberkulozin për 36 vjet, ajo ndërroi jetë më 10 Qershor, në ditën e ditëlindjes së Gentianës. Ajo nuk la amanete për fëmijët që nuk e dinin historinë e fshehtë të saj, por që tashmë ndodhen në dijeni të ekzistencës së gjysmë-motrës së tyre.

Një prej tyre është në pritje për të takuar Gentianën në prapaskenë, pasi për shkak të tronditjes nga historia nuk është gati për të dalë në ekran, ndërsa programi ka siguruar edhe një foto të Sanies. Gentiana e ngashëryer hap zarfin.

Gentiana: I ngjakam.

Ardit Gjebrea: Edhe ne atë menduam kur e pamë atë foto, i ngjan shumë.

Gentiana: I ngjaj shumë. Do të kisha shumë dëshirë ta takoja.

Ardit Gjebrea: E vërtetë. Për fat të keq, po të sheh nga qielli, por të paktën të ka lënë me pesë motra e vëllezër që do të jenë pjesë e jetës tënde. Ishte shumë e vështirë edhe për ata kur stafi ynë i komunikoi për çfarë ndodhi dhe të tronditur thanë “Okej, të marrim veten, nuk jemi gati ende që të dalim në ekran”, por ka ardhur vëllai i madh dhe po pret që ta takosh.

/a.r

Next Post
Disa zona në Tiranë pa energji elektrike/ OSHEE njofton qytetarët: Po punohet për riparimin e defektit

E rëndë në Gjirokastër! E së korrenti, humb jetën punonjësi i OSHEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

206 raste me 212 km/h brenda një nate, ministri: Rrugët nuk do t’ua lemë në dorë atyre që sillen si kamikazë

206 raste me 212 km/h brenda një nate, ministri: Rrugët nuk do t’ua lemë në dorë atyre që sillen si kamikazë

July 25, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 26 Korrik 2026

July 25, 2026
Braçe përlotet teksa përmend të atin: Mora vesh që kishte dalë në fushatë, surprizë e madhe për mua!

“Mezi pres të bëhet shembulli”/ Braçe: Nuk më nxori askush nga mbledhja. Dola sepse…

July 25, 2026
Kostoja e pasigurisë ekonomike, veprat penale dhe proceset gjyqësore ngarkojnë me kosto ekonominë

Kostoja e pasigurisë ekonomike, veprat penale dhe proceset gjyqësore ngarkojnë me kosto ekonominë

July 25, 2026
Armë, kokainë dhe kanabis në një lokal në Shkodër, tre persona në pranga

Armë, kokainë dhe kanabis në një lokal në Shkodër, tre persona në pranga

July 25, 2026
Zbulohet vrasësi i gazetarit italian, është një emigrant i paligjshëm. Reagon ashpër Matteo Salvini

Zbulohet vrasësi i gazetarit italian, është një emigrant i paligjshëm. Reagon ashpër Matteo Salvini

July 25, 2026
Hiqet kontrolli kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës

Fluks i lartë pushuesish drejt Shqipërisë / Qytetarët nga Kosova zgjedhin bregdetin shqiptar për pushimet verore

July 25, 2026
Detaje nga sherri në Durrës / U përfshi i kërkuari nga SPAK, Denis Tafili. AMP heton lidhjet me efektivin e policisë

Detaje nga sherri në Durrës / U përfshi i kërkuari nga SPAK, Denis Tafili. AMP heton lidhjet me efektivin e policisë

July 25, 2026
Trump publikon listën: 41.3% e familjeve shqiptare në SHBA me ndihmë sociale

“Beteja” e re e presidentit, Trump përplaset me Muzeun Kombëtar të Historisë Amerikane

July 25, 2026
Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në Britani, më shumë se 100 zjarrfikës në vendngjarje

Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në Britani, më shumë se 100 zjarrfikës në vendngjarje

July 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In