• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shqiptarja i shpall luftë kompanive ajrore: Humba funeralin e burrit prej jush

by
22/09/2015 19:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Si humba bashkëshortin dhe funeralin e tij prej linjave ajrore”

Adelina Rama kishte planifikuar që pushimet verore t’i kalonte në Kanada tek e bija. Kjo e fundit i kishte blerë edhe bileta vajtje­ardhje, nënës dhe babait të saj.

Ndërkohë që Adelina ishte nisur në Kanada, i shoqi pritej të vinte një javë më pas për shkak të disa angazhimeve në Shqipëri. Mirëpo ndodhi e papritura. Bashkëshorti i saj humbi jetën për shkak të një ataku kardiak një ditë para nisjes për në Kanada.

Pasi mësoi lajmin, Adelina u përgatit që të kthehej menjëherë në Shqipëri përmes linjës “Air Canada”, me të cilën kishte prerë biletën vajtje­ardhje. Mirëpo kur tentoi të hipte në avion i thanë se nuk kishte paguar paratë. E gjendur pa zgjidhje, ajo njoftoi vajzën e saj, Dorianën, e cila mundi të gjente një biletë tjetër me “Turkish Air”.

Për shkak të vonesave dhe ndalesave, ajo e humbi funeralin e të shoqit. Vajza e saj, Doriana, rrëfen për TV kanadez CTV se gjendja e së ëmës është mjaft e rënduar. “Ai ishte shoku i saj i jetës dhe nuk mundi dot t’i jepte një lamtumire ashtu siç duhej”, thotë ajo. “Ajo më thotë shpesh se edhe nëse ai e fal, ajo nuk mundet t’ia falë vetes mungesën në funeralin e tij”, vijon ajo më tej. Doriana tregon se ajo kërkoi shpjegime për këtë. Por të gjitha kompanitë fajësonin njëra­tjetrën për vonesat dhe për gabimin në sistem me biletën e parë. Doriana dhe Adelina rrëfejnë se ato kurrë nuk morën qoftë edhe në mesazh ndjese nga kompanitë ajrore. Luftahansa, madje tha se Adelinës nuk iu lejua hyrja në avion jo për shkak të pagesës, por për shkak të pasaportës, që sipas tyre nuk ishte biometrike.

Por Adelina e kundërshton këtë dhe pasaporta e saj është biometrike. Familja Rama nuk kërkon dëmshpërblim për këtë, por vetëm një pranim faji dhe një ndjesë.

Next Post

Njihuni me shqiptarin më të urryer në botë (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com