• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Njihuni me shqiptarin më të urryer në botë (Foto)

by
22/09/2015 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka shkaktuar një stuhi kritikash të zemëruara kërcimi i çmimit të një ilaçi vendimtar në luftën kundër kancerit dhe SIDA-s në SHBA, nga 13 dollarë në 750 për një pilulë të vetme.
Në qendër të zemërimit është një shqiptaro-amerikan, 32-vjeçari Martin Shkreli, i cili vetëm një vit më parë po lavdërohej për suksesin e tij në botën e të ashtuquajturve “fonde gardh”, ku ishte bërë multimilioner më moshë fare të re.
Në krye të kompanisë Turing Pharmaceutical, Shkreli ka mbikqyrur blrerjen e të të gjitha të drejtave për shitjen e ilaçit të quajtur Daraprim dhe menjëherë ka njoftuar rritjen stratosferike të çmimit.
Shumë kritikë po e shohin si një nga rastet klasike të kompanive farmaceutike që fitojnë miliarda në kurriz të pacientëve që nuk mund të jetojnë pa këto ilaçe. Kritikat drejohen në planin moral nga këto kompani, por në planin pragmatik kritikat shkojnë drejt politikanëve që mbushin xhepat me paratë e të të ashtuquajturës “Farmas së Madhe” dhe nuk ndërhyrjnë në tregun e lirë duke lënë pacientët por edhe vetë shpenzimet shtetërore në shëndetësi në ëshirën e grykësisë së firmave që bëjnë miliarda.
Kandidatja për presidente Hillary Clinton bashkoi gjithashtu zërin kundër këtij veprimi dhe ka paralajmëruar se nëse zgjidhet do të marrë masa që ky lloj abuzimi ga tregu të pushojë.
Deklarata e ankesa nga grupe mjekësh, organizatash humanitare e aktivistë të shumtë janë kapur pas këtij rasti.
Stoqet e bioteknikës kanë pësuar rënie në bursë, sepse ata që investojnë në këtë fushë janë trembur se zemërimi nga kjo ngjarje do të sjellë masa që do të pakësojnë fitimet në fushën farmaceutike.
Në rrjetet sociale me mijëra vetë sonte i uronin AIDS ose sëmundje të tjera të tmerrshme Martin Shkrelit për këtë veprim.

Kritikat janë të padrejta, thotë Shkreli

Drejtuesi i Turing Pharmaceutical ka dalë në disa intervista televizive sot për të mbrojtur vendimin e tij. Ai thotë se kompania e tij është e detyruar të ngrejë çmimin për të subvencionuar studime të tjera që po bëhen në kët fushë.
“Domethënë paratë që do të dalin nga shitjet e këtij ilaçi do të paguajnë për të prodhuar një ilaç më të mirë”, përsëriti Shkreli në shumë nga këto intervista.
Ai pranoi se tregu është i shpesh i ashpër por tha se është e padrejtë që po veçojnë rastin e tij. Turing nuk është kompania e parë që merr një vendim të tillë duke ngritur çmimin e një ilaçi dhe se kompani shumë më të pasura e më të mëdha sesa kompania e tij kanë ngritur çmime shumë më lart se sa po e ngre ai çmimin e Daraprimit.

M-Shkreli-464x261

Pasanikë të rinj, me sytë te paraja dhe pa ndjenja në zemër

Argumentet e Martin Shkrelit nuk i kanë bindur kritikët. Mjekët që po ankohen thonë se ilaçi po funksionon shumë mirë kështu siç është. Dhe se kërkimet shkencore për një ilaç më të mirë nuk janë urgjente dhe mund të financohen me mënyra të tjera, pa rritur çmimin kaq shumë. Ky kërcim çmimi praktikisht dënon me vdekje, sipas tyre, të sëmurët e tanishëm, me premtimin bosh se po mendohet për të sëmurët e të ardhmes.
Zemërimi niset edhe nga figura e pasanikëve të rinj në bursën amerikane, sidomos ata që si Shkreli vijnë nga këto fondet gardh, të cilët janë pasurur tepër shpejt, tepër në kontrast me zhvillimet e ekonomisë amerikane, duke përfituar nga dora e lehtë përkëdhelëse e shtetit që nuk po nxjerr ligje më të forta e më të ndershme në këtë fushë.

Kritikët vënë në dukje se Daraparimi nuk është ndonjë ilaç i ri. Ai zbulua dhe po përdoret për 62 vjet me radhë, plot 30 vjet përpara se të lindte Martin Shkreli në këtë botë. Çfarë ishin thonë ata kompanitë që e shitën për 62 vjet me çmime normale? Budallenj? 13 dollarë e 50 cent për një pilulë të vetme duket çmim jo i vogël. Të gëlltisësh 750 dollarë më një veprim, të ngec në fyt. Kjo është e rëndë për xhepin e kujtdo të sëmuri, po sigurisht edhe për kompanitë e sigurimit shëndetësor, apo buxhetit të shtetit për të varfërit.
Për 62 vjet, ky ilaç ka qenë në treg, derisa Shkreli dhe kompania e tij kanë blerë të drejtat e kujtdo që e prodhonte dhe shiste dhe tani pa asnjë konsideratë për pacientët kanë rritur çmimin kaq shumë.
Kritikët thonë se grykësia për të bërë miliarda sa më shpejt dhe jo ambicja për përparim në kërkimet shkencore ka qenë arsyeja e vërtetë për rritjen stratosferike të çmimit. Ngushëllimi i vetëm i kritikëve është se kaq shumë ka rënë në sy pangopshmëria e kapitalistëve në këtë fusha, saqë zemërata do të prodhojë mundësisht ndonjë masë ndreqëse dhe korrigjuese për tregun.

Nuk është hera e parë

Një numër shkrimesh vënë në dukje se nuk është hera e parë që Martin Shkreli blen të drejtat e shitjes së ilaçeve dhe ua ngre jashtëzakonisht çmimin, ndonëse kjo rritje 5,440 herë më shumë është e paprecendentë për të. Po në një rast të mëparshëm, të cituar, ai e ka ngritur 2,000 herë më shumë çmimin.
Nuk është për ta ngatërruar Martin Shkrelin, një emër që e kanë shumë shqiptarë, me Martin Shkrelin e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, një veprimtar i komunitetit dhe biznesmen në fushën e ndërtimit.
Martin Shkreli i urryer është pjesë e një brezi të rinj shqiptaro-amerikanësh që në dy dekadat e fundit janë punësuar me sukses në fushën bankare dhe financiare, duke krijuar rrugë suksesi të ndryshme nga ato tradicionale në komunitetin shqiptar në SHBA. Mes tyre, Shkreli është nga më të suksesshmit.
Vjet, Shkreli ishte më shumë në lajme për veprimtaritë e tij filantropike. Ai dha një milion dollarë për shkollën e mesme ku ka studjuar si dhe për një numër fondacionesh të tjera. Por të paktën autori i këtij shkrimi nuk di ndonjë rast kur ai të ketë dhuruar para për veprimtaritë e komunitetit shqiptar këtu në SHBA. Për komunitetin tonë këtu, Shkreli është shqiptar, vetëm në emër./Illyria News/

Next Post

Sulmohet me spraj në sy, i marrin dokumentet e tenderit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

AMP operacion në Sarandë/ Ndalohet nënkomisar Edmond Ruçi, akuzohet për shpërdorim detyre

AMP operacion në Sarandë/ Ndalohet nënkomisar Edmond Ruçi, akuzohet për shpërdorim detyre

May 19, 2026
Faqja nacionaliste maqedonase shpërthen ndaj ambasadorit Meidani: Shko në shtëpi! Të q* fisin!

Faqja nacionaliste maqedonase shpërthen ndaj ambasadorit Meidani: Shko në shtëpi! Të q* fisin!

May 19, 2026
Haga lëshon urdhër-arrest për ministrin izraelit, Smotrich e quan “shpallje lufte”

Haga lëshon urdhër-arrest për ministrin izraelit, Smotrich e quan “shpallje lufte”

May 19, 2026
Gjuha shqipe në RMV, aktivistja Beqiri: Baza ligjore është e qartë, mungon vullneti politik

Gjuha shqipe në RMV, aktivistja Beqiri: Baza ligjore është e qartë, mungon vullneti politik

May 19, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Raportet e Avokatit të Popullit, Zogaj: Nuk mund të lihen në sirtar, duhet një mekanizëm ligjor detyrues për institucionet

May 19, 2026
Numri i bashkive të reja ‘ndan’ PS dhe PD në Durrës/ Debate në dëgjesën me qytetarët të Komisionit të Territoriales

Numri i bashkive të reja ‘ndan’ PS dhe PD në Durrës/ Debate në dëgjesën me qytetarët të Komisionit të Territoriales

May 19, 2026
“Policia e Shtetit nevojë imediate për vetëpastrim”, eksperti Basha: Serioziteti i Hitës do sjellë pastrimin e strukturave

“Policia e Shtetit nevojë imediate për vetëpastrim”, eksperti Basha: Serioziteti i Hitës do sjellë pastrimin e strukturave

May 19, 2026
Nga Igli Tare te “rojet” e SPAK: kur mikrofonët presin si gjyq publik

Nga Igli Tare te “rojet” e SPAK: kur mikrofonët presin si gjyq publik

May 19, 2026
Amnistia Penale nuk prek vetëm shqiptarët, pritet të përfitojnë edhe 19 të huaj! 7 prej tyre lirohen menjëherë nga qelitë

AP kërkoi mbylljen e 5 burgjeve/ Petraj: Qelitë të mbipopulluara! Topalli: Një tualet për 18 të burgosur në Burrel

May 19, 2026
U nominua nga Trump për ambasador në Shqipëri, Eric Wendt raporton të martën në Komitetin e Jashtëm

U nominua nga Trump për ambasador në Shqipëri, Eric Wendt raporton të martën në Komitetin e Jashtëm

May 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In