Shqiptari trafik kokaine në ‘emër’ të Cristiano Ronaldos, u kap me 21 kg drogë dhe depo armësh në Firence

Policia italiane zbardhi detaje nga operacioni më i fundit i arrestimit të një shqiptari në Piza, me një ngarkesë 21 kg kokainë të fshehur në depon e shtëpisë dhe arsenal armatimi gati për “luftë”.

Karabinierët e kompanisë Firence Oltrarno, me mbështetjen e forcave të Pizës në Firence publikuan edhe foto nga ky aksion, ku ra në sy detaji se pakot e drogës ishin të stampuara me markën “CR7”, të futbollistit portugez Cristiano Ronaldo.

Aksioni u krye në apartamentin e shqiptarit, në zonën e Pisano, në Calambrone. Karabinierët dyshonin për lëvizjet e pazakonta të makinës së përdorur nga i dyshuari, të cilat, pas një sërë operacionesh vëzhgimi, i lejuan ata të identifikonin depon e vërtetë të drogës.

Droga ishte e ndarë në 21 pako një kilogramëshe. U gjetën dhe sekuestruan një armë automatike “Kallashnikov”, një pistoletë, disa telefona, materiale paketimi për fishekët dhe dozat e drogës, informon media italiane.

Me kërkesë të prokurorit në detyrë, ai u dërgua në burgun Don Bosco në Piza. Arrestimi u vërtetua më vonë nga gjyqtari hetues, që e la në paraburgim, duke lejuar hetimete mëtejshme për organizatën kriminale.

Droga vlerësohet me një çmim prej të paktën 600 mijë eurosh në tregun e shumicës, por që fitimet trefishoheshin pas prerjes së saj.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com