• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqiptari rrëfen momentet e vështira që po kalojnë në Kazakistan: S’po dalim dot, na kanë mbyllur

by Java News
06/01/2022 18:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kazakistani ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të protestave për rritjen e çmimit të gazit.

As atje nuk mungojnë shqiptarët, të cilët shprehen shumë të shqetësuar për situatën.

Duke folur për Radio Evropa e Lirë, shtetasi kosovar Kastrioti (emri i vërtetë nuk bëhet publik), ka treguar se punon në Kazakistan që në vitin 2021 dhe së bashku me punëtorë të tjerë kosovarë, po jeton në kryeqytetin Nur Sulltan.

Gjendja në qytetin e tij, ai thotë, se është e qetë krahasuar me qytetet e tjera si Almati, por sipas urdhrit të autoriteteve, janë të mbyllur në banesë.

“Na kanë mbyllur, nuk mund të dalim. As te dera e as në shitore nuk mund të dalim. Normalisht që po frikësohemi sepse ne këtu nuk kemi as Ambasadë. Sot (kompania) na i kanë sjellë pasaportat dhe nuk na kanë dhënë ndonjë lajm se çfarë do të bëjmë, vetëm na kanë thënë ‘nesër e keni pushim,” tregoi

Por gjendja e jashtëzakonshme është shoqëruar me ndërprerje masive të internetit dhe valëve telefonike dhe kjo ka shtuar shqetësimin për këta qytetarë.

“Familjarët janë shqetësuar se dy ditë nuk kemi pasur internet, sepse e ka ndalur Kazakistani, do të thotë nuk kemi pasur si t’i lajmërojmë”, thotë ai. Interneti ndërkohë më 6 janar është rikthyer. Aeroportet janë mbyllur, ne po presim të qetësohet situata. Kompania në fakt nuk ka lajmëruar asgjë,”

Kastrioti, ndërkohë, tregon se është i shqetësuar për kolegët e shokët e tij që gjenden në qytete si Almati me më shumë trazira.

Çfarë po ndodh në Kazakistan?

Kazakistani po përjeton protestat më të këqija në rrugë që vendi ka parë që nga fitimi i pavarësisë tri dekada më parë.

Shpërthimi i destabilitetit po shkakton shqetësim të madh në dy fqinjët e fuqishëm të Kazakistanit: Rusinë dhe Kinën. Vendi shet shumicën e eksporteve të naftës në Kinë dhe është një aleat kryesor strategjik i Moskës.

Një rritje e papritur e çmimit të karburantit të makinave në fillim të vitit shkaktoi protestat e para në një qytet të largët nafte në perëndim. Por, dhjetëra mijëra protestues që kanë dalë që atëherë në rrugë në shumë qytete, tani kanë në sy të gjithë qeverinë autoritare.

Presidenti Kassym-Jomart Tokayev fillimisht kërkoi të qetësonte turmat duke shkarkuar të gjithë qeverinë herët të mërkurën (5 janar).

Por, në fund të ditës ai kishte ndryshuar qëndrim. Së pari, ai i përshkroi demonstruesit si terroristë. Pastaj ai i bëri thirrje një aleance ushtarake të udhëhequr nga Rusia, Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive, për ndihmë në shtypjen e kryengritjes dhe CSTO ra dakord të dërgonte një numër të pacaktuar paqeruajtësish./m.j

Next Post
Gjoba të majme e deri në heqjen e patentës/ Kufizohet lëvizja e automjeteve të rënda brenda Unazës së Vogël

Gjoba të majme e deri në heqjen e patentës/ Kufizohet lëvizja e automjeteve të rënda brenda Unazës së Vogël

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ari humbet vlerë në tregjet ndërkombëtare, investitorët shqetësohen për inflacionin

Ari humbet vlerë në tregjet ndërkombëtare, investitorët shqetësohen për inflacionin

October 23, 2026
Silva Caka nga Korça: 7 efektivë policie të pezulluar, 55 ankesa për tejkalim të detyrës nga policia

Silva Caka nga Korça: 7 efektivë policie të pezulluar, 55 ankesa për tejkalim të detyrës nga policia

October 23, 2026
Shkrimtari i njohur italian: Nga rrëfimet e panjohura të Kadaresë tek Enver Hoxha dhe sekretet e historisë

Shkrimtari i njohur italian: Nga rrëfimet e panjohura të Kadaresë tek Enver Hoxha dhe sekretet e historisë

October 23, 2026
Turizmi në rritje, mbi 3.45 milionë hyrje në Shqipëri gjatë gushtit

Vjeshta vijon me rritje të turistëve / INSTAT: Për periudhën janar-shtator, 10.7 milionë vizitorë të huaj

October 23, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Tensione në rritje në Bregun Perëndimor, Netanyahu urdhëron bllokadë totale

October 23, 2026
Autonomia, përgjegjësia dhe ajo që ndodh realisht në arsim

Autonomia, përgjegjësia dhe ajo që ndodh realisht në arsim

October 23, 2026
Nafta Brent arrin në 115 dollarë, niveli më i lartë në më shumë se pesë muaj

Nafta Brent arrin në 115 dollarë, niveli më i lartë në më shumë se pesë muaj

October 23, 2026
Forcat ajrore të Francës dhe Britanisë së Madhe stërvitje të përbashkët bërthamore

Forcat ajrore të Francës dhe Britanisë së Madhe stërvitje të përbashkët bërthamore

October 23, 2026
Nis gjyqi për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, familjarët përballen me të pandehurit, kërkojnë drejtësi

Nis gjyqi për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, familjarët përballen me të pandehurit, kërkojnë drejtësi

October 23, 2026
Dashamir Shehi: Do ishte më mirë të kishim dy lista, PD me të vetët dhe LSI me aleatët

“Vendi është në krizë të thellë”, Shehi: Duhet qeveri teknike dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In